Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Nga Arthur Herman ?National Riview?
Ndërsa po përjetojmë dëmet e mëdha që i ka shkaktuar botës pandemia aktuale, ne mund të spekulojmë rreth pasojave të saj mbi regjimin komunist kinez. 35 vjet më parë, katastrofa bërthamore e njohur në botë si Çernobil, solli diskreditimin brenda dhe jashtë vendit të një regjimi komunist sovjetik të dobësuar dhe të korruptuar, si dhe sinjalizoi fundin e Bashkimit Sovjetik.
Në shkurtin e vitit të kaluar, unë shkrova një artikull duke analizuar nëse shpërthimi i epidemik i koronavirusit, siç e quanim atëherë, mund të parathoshte një fund të ngjashëm për regjimin komunist të Kinës.
Edhe pse askush nuk e pa të arsyeshme ta botonte atë artikull atëherë, paralelet e frikshme midis dy katastrofave vazhdojnë që të jenë shumë joshëse. Ishte 26 prilli i vitit 1986, kur reaktori bërthamor Nr.4 në Termocentralin Bërthamor të Çernobilit, afër qytetit të Pripiatit (në Ukrainën e sotme), pësoi një shpërthim masiv, saqë hodhi në erë reaktorin 2.000 tonësh përmes çatisë së godinës.
Sidoqoftë, derisa të zbuloheshin gjurmët e pasojave radioaktive nga një institut bërthamor suedez të nesërmen, qytetarët sovjetikë filluan të dëgjonin për atë që kishte ndodhur nga burimet e huaja të lajmeve – ashtu si pjesa tjetër e botës.
Numri i vdekjeve nga katastrofa (ata që vdiqën menjëherë ose brenda disa javëve ose muajve për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga rrezatimi) ishte rreth 54. Por vlerësimet mbi vdekjet e shtrira më shumë në kohë, afatgjata si rezultat i ekspozimit ndaj rrezatimit ndryshojnë shumë, nga mijëra në dhjetëra mijëra, dhe madje shumë më të larta.
Katastrofa e Çernobilit i kushtoi regjimit sovjetik zhdukjen edhe të asaj çka kishte mbetur nga besueshmëria e tij në raport me qytetarët, dhe ishte ?gozhda? e fundit në ?arkivol? sa i përket imazhit të komunizmit sovjetik jashtë vendit.
Për regjimin aktual komunist kinez në Pekin, dëshmitë në rritje se Covid-19 nuk ka origjinë zoonotike – pra nuk kaloi nga kafshët tek njerëzit – siç pretendon ende Kina, por që ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga një laborator në Institutin e Virologjisë në Vuhan, flasin për një fajësi për një katastrofë globale shumë më të rëndë sesa Çernobili.
Aq sa nuk është e paarsyeshme të spekulosh rreth pasojave që mund të ketë kjo pandemi në mbijetesën e regjimit. Për më tepër, ka prova se qeveria kineze e fshehu seriozitetin e shpërthimit epidemik në Kinë, ndërsa lejoi përhapjen e virusit jashtë vendit.
Kësisoj është gjithashtu e mundur të spekulohet se Pekini e pa krizën e Covid-19 jo si një tragjedi, por si një shans për të dëmtuar ekonomitë dhe shoqëritë në të gjithë botën, në avantazhin e Kinës. A mundet që zemërimi ndërkombëtar ndaj Covid-19 të mbërrijë në një pikë ku kolegët e Xi Jinping të vendosin që ta bëjnë këtë të fundit një kurban, duke e rrëzuar nga pushteti?
Meqë se ai e ka modeluar mbretërimin e tij sipas sundimit të pamëshirshëm dhe kontrollit të pushtetit nga Mao Ce Duni dikur, kjo mund të jetë e pamundur. Edhe nëse do të ndodhte, regjimi kinez i mbikëqyrjes totale, do t?i pengonte qytetarët kinezë të mësonin diçka, sikurse është e vërteta e asaj që ndodhi në Vuhan.
Kur ndodhi katastrofa e Çernobilit, regjimi sovjetik ishte tashmë në grahmat e tij të fundit. Ndërkohë, ambicia e Kinës për hegjemoni globale, sapo ka filluar të japë frytet e veta. Pavarësisht se çfarë ndodh me presidentin Xi Jingping, ajo është një pjesë thelbësore e identitetit të Partisë Komuniste Kineze.
Udhëheqja e Kinës ka qenë e angazhuar në një rrugëtim të gjatë drejt shndërrimit të vendit në një fuqi globale, që kur Mao Ce Duni u ngjit në pushtet në vitin 1949. Pasardhësit e Maos, duke filluar me Ten Hsiao Pinin, i janë përkushtuar me gjithë zemër këtij udhëtimi epik.
Pavarësisht nga fytyra miqësore që ai i tregoi Perëndimit, ishte pikërisht Ten ai që e përshkroi i pari marrëdhënien me SHBA-në si një ?luftë e ftohtë?, dhe ua bëri të qartë kolegëve të tij, se reformat në ekonominë kineze duhej ?të pasuronin shtetin dhe të forconin ushtrinë?.
Ato që perëndimorët supozuan se ishin reforma për ta integruar Kinën në sistemin ekonomik global, ishin në fakt hapa që synonin dominimin dhe kontrollimin e këtij sistemi, në mënyrë që të arrihej hegjemonia globale.
Gjatë viteve 1990, pasardhësi i zgjedhur i Ten si sekretar i përgjithshëm i PPK-së, Jang Zemin, e vendosi Kinën drejt një kursi të rindërtimit të madh të ushtrisë. Në dekadat e para të këtij shekulli, Hu Xhintao krijoi shtetin e mbikëqyrjes totale përmes teknologjisë së lartë,dhe nisi një valë sulmesh kibernetike, të cilat vodhën një pronësi intelektuale me vlerë qindra miliarda dollarë nga një botë që nuk dyshonte, transferimi më i madh i pasurisë në botë.
Nisma madhështore e Xi për Brezin dhe Rrugën, dhe masterplanin e tij ?Made in China 2025?,bazohet mbi superstrukturën e paraardhësve të tij, që u krijua për ta bërë Kinën superfuqinë dominuese të botës përmes çdo lloj mjeti të nevojshëm.
Ndoshta duke përfshirë përdorimin apo shfrytëzimin e pandemisë së Covid-19,si një mënyrë për të penguar ekonomitë e rivalëve të Kinës, veçanërisht atë të Shteteve të Bashkuara. Në fakt rritja e Kinës në hulumtimet rekombinante të ADN-së, siç përshkruhet në Planin e 14-të të Zhvillimit Pesë-vjeçar të Xi-t, mund të sinjalizojë interesin e Pekinit për të kërkuar zhvillimin e një agjenti edhe më virulent si një armë biologjike të mundshme.
Sidoqoftë duhet të shpresohet se bota nxori mësime nga Çernobili, ngjarja që zbuloi falimentimin moral të regjimit sovjetik, që e lejoi atë të ndodhte, dhe më pas u përpoq ta mbulonte atë. Nga ana tjetër Covid-19 na ka dhënë një mësim të kthjellët në lidhje me rreziqet të cilat na kanosen të gjithëve, nëse bashkëpunojnë apo kemi një qasje të butë ndaj Pekinit.
Tre milion të vdekur, dhjetëra triliona dollarë të humbura në të gjithë botën:Është një kosto e tmerrshme për të paguar për shkak se injorimit të kërcënimit të tanishëm dhe të ardhshëm të paraqitur nga një regjim i fiksuar pas pushtetit të tij./CNA.al
Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës nga zgjedhjet...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur pyetjes ...
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku ka ren...
Lulzim Basha e ka çuar Partinë Demokratike nga humbja në hum...
Ish kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka koment...
Kreu i PD, Lulzim Basha jo pak herë ka bërë gafa të cilat ka...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të ...
Pas përplasjeve të administratorëve të lokaleve në zonën e L...
Mbrëmjen e kaluar pati një përplasje mes policisë dhe pronar...
Akademiku Artan Fuga ka analizuar zhvillimet e fundit politi...
Ish-koordinator i Partisë Demokratike, Enno Bozdo thotë se K...
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama, ka vizituar një fida...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka publikuar foto nga hyrja kry...
Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar analizën e Partisë...
Ish sekretari i PD, Arben Ristani ishte një nga emrat që mbe...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur mbi situatën në Partin...
Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe Lulzim Ba...
Ditën e djeshme Partia Demokratike publikoi listat e anëtarë...
Armando Broja është duke ngjitur me shpejtësi hapat e karrie...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...