web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos dilni nga shtëpia, do bëheni statistikë e 100 ditëshit”/ Anila Hoxha ironizon me ultimatumin e Ramës

11 Korrik 2021, 15:41, Aktualitet CNA

Ultimatumi i kryeministrit Rama pak ditë më parë ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit, për të vënë në ?shina? të gjithë strukturën, për 100 ditë ka sjellë reagime të shumta.

Një ndër ta është dhe gazetarja Anila Hoxha e cila vazhdon të ironizojë aksionet aksionet e policisë.

Ajo ka nxjerrë dhe disa nga lëvizjet e policisë në ditën e katër të afatit.

“QENDRO në shtepi ndryshe do behesh statistike e 100 diteshit !!!

Dita e katërt e afatit ..luftë krimit të organizuar me titra.

Konkurs i paparë midis drejtorive policore .

LEZHA : ushtron dhune fizike ndaj bashkeshortes , policia e arreston

Berati : ndalohet nje shtetase per mos kallzim krimi, arrestohen kater persona per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Dy te tjere procedohen

Durresi : procedohen dy shtetas që transportonin lende drusore ne menyre te paligjshme

Kukesi : operacioni Kepi  , arrestohet kryeplaku i Gur- Kalise per kultivim droge

KORCA: goditet nje rast i armembajtjes pa leje

DURRES prapë : procedohen per muzike dy administratore

HIMARE: ndertoi pa leje, arrestohet

ELBASANi ; u konstatua me muzike te larte pas orarit, procedohet administratori

VLORE : vijon puna për monitorimin e zbatimit te masave kufizuese për parandalimin e perhapjes se Covidit, procedohet administratori i picerise për 5 kliente qe u gjeten ne subjekt

SHKODRA : vijon operacioni Gjysem finalja

LUSHNJA : ushtron dhune ndaj bashkeshortes, arrestohet

Dridhet toka edhe krimi

Korrupsioni dhe zengjini

Po e lufton policia

Ki kujdes , mos di nga shtepia!”/CNA.al





Lajmet e fundit nga