Shkatërrohet pjesa e mbetur e ndërtesës së shembur në Miami/ Qindra persona ende të zhdukur
Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, në Miami të SHBA-v...
Merkel mbledh sot në një videokonferencë për herë të fundit liderët e Ballkanit Perëndimor. E ngarkuara e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin, Susanne Schütz ndriçon sfondin e takimit mbi Procesin e Berlinit.
Deutsche Welle: Znj. Schütz, çfarë e shtyu Gjermaninë të nisë Procesin e Berlinit si një ofensivë diplomatike në Ballkanin Perëndimor?
Susanne Schütz: Qeveria gjermane, në vitin 2014, filloi Procesin e Berlinit së bashku me vendet e rajonit dhe partnerë të tjerë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe në të njëjtën kohë për të përshpejtuar afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Si atëherë, edhe tani vlen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, kjo është bindja jonë.
Në fokus të Procesit të Berlinit janë përmirësime konkrete për të përditshmen e njerëzve në rajon. Për shembull, Marrëveshja për heqjen e tarifave Roaming nga 1 korriku. Infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar shumë gjatë shtatë viteve të fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Edhe Zyra Rajonale e Rinisë (RYCO), e cila ka bërë bashkë të rinjtë e rajonit, është një arritje afatgjate për të ardhmen. Këto rezultate tregojnë se bashkëpunimi i suksesshëm në Procesin e Berlinit është i mundur.
Çfarë prisni nga samiti i këtij viti?
Ne presim nga samiti progres të mëtejshëm konkret në bashkëpunimin rajonal, që është pjesë e Procesit të Berlinit. Samiti shënon kulmin e një serie aktivitetesh përgatitore. Në qershor u mbajtën konferenca të ministrave të Shëndetësisë, të ministrave të Punëve të Brendshme dhe Ekonomisë. Ndër të tjera, pjesë e procesit është edhe një forum i madh i shoqërisë civile dhe rinisë. Samiti do të merret kryesisht me hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu rajonal. Ky projekt historik, i dakorduar nga gjashtë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor në samitin e parafundit, në nëntor 2020, synon të sjellë deri në fund të vitit 2024 katër liritë e mëdha, të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian – lëvizjen e lirë të personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Kthimi i samitit pas shtatë vjetësh në Berlin ofron gjithashtu një mundësi shumë të mirë për të bërë një vlerësim dhe shkëmbim mendimesh mbi procesin e Berlinit. Për shkak të pandemisë, dhe rrezikut ende ekzistues të infektimit, është vendosur që ky samit të zhvillohet vetëm në mënyrë digjitale.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, në fjalën e tij në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, u bëri thirrje vendeve që të përpiqen ta bëjnë këtë samit të suksesshëm. Çfarë do të thotë kjo konkretisht dhe ku janë pengesat kryesore?
Ministri i Jashtëm Maas inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të forcojnë përpjekjet e përbashkëta për të arritur rezultate konkrete në samit, në interes të njerëzve të rajonit. Kjo ka të bëjë kryesisht me marrëveshjet që janë pjesë e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe nga të cilat do të përfitonin veçanërisht qytetarët. Sipas mendimit tonë, marrëveshjet më të nevojshme këtu janë marrëveshjet për udhëtime falas në rajon, vetëm me karta identiteti, dhe njohjen reciproke të diplomave të shkollave profesionale dhe të larta.
Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion dhurata dhe hua në vlerë prej afro 29 miliardë euro. Nga ana tjetër, vendet e rajonit kanë një nivel të lartë korrupsioni në strukturat qeveritare. Cili është mekanizmi i kontrollit që përdorni për të siguruar përdorimin korrekt të mjeteve?
Plani Ekonomik dhe i Investimeve i Komisionit të BE-së, miratuar në Tetor 2020, parashikon sigurimin e 9 miliardë eurove nga Instrumentet e Anëtarësimit IPA III. Me ndihmën e një instrumenti garancie, do të mobilizohen edhe deri në 20 miliardë euro nga sektori privat për të çuar përpara zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket përdorimit të fondeve të BE-së, vlejnë të njëjtat rregulla si për buxhetin e BE-së. Përdorimi i mjeteve të BE-së monitorohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, në disa raste Komisioni Evropian i menaxhon fondet vetë për të siguruar përdorimin e duhur të tyre ose bashkëpunon me organizata ndërmjetësuese, siç është Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Përkundër kësaj, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) gjithashtu kontrollon sipas kritereve të saj. Në rast dyshimi për mashtrim ose korrupsion, OLAF duhet të fillojë hetime. Edhe institucionet financiare private dhe ndërkombëtare kanë mekanizma kontrolli të caktuara për të siguruar përdorimin e duhur të fondeve.
Deri ku ka arritur implementimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili u miratua vitin e kaluar në Sofje dhe cilat janë sfidat kryesore të zbatimit të tij?
Që nga miratimi i Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, nga qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në nëntor të vitit të kaluar, po punohet për zbatimin e tij. Një falënderim i madh i duhet dhënë këtu sidomos veçanërisht Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Sekretariatit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA). Sfidat nga njëra anë kanë të bëjnë në radhë të parë me kohën e shkurtër që ka kaluar që nga samiti i nëntorit, dhe me faktin që takimet fizike kanë qenë të kufizuara si edhe me kompleksitetin e pyetjeve që shtrohen për realizimin praktik. Gjithashtu është e rëndësishme, që në traditën e mirë të Procesit të Berlinit, të lihen jashtë çështjet politike, sepse ato shumë shpejt çojnë në bllokada.
Si do të vijojë Procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit do të luajë edhe më tej një rol të rëndësishëm. Kjo është dëshira e qartë e të gjitha palëve. Ai është një nismë e fortë e dalë nga rajoni. Por natyrisht që Ballkani Perëndimor, qysh nga viti 2014 ka ndryshuar, Edhe marrëdhëniet me BE-në qysh atëherë janë intensifikuar. Prandaj është diçka e mirë, që ne tani, në samit së bashku me vendet e rajonit dhe me partnerët ? duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Evropian ? të zhvillojmë një diskutim për mënyrën se si do të vijojë më tej procesi i Berlinit dhe cilat do të jenë modifikimet që do t’i bëhen atij.
Intervistën e zhvilluan Anila Shuka dhe Nenad Kreizer -DW
Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, në Miami të SHBA-v...
Ka shkuar në 50 numri i personave që humbën jetën, ndërsa dh...
Më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht De...
Ka përfunduar me sukses operacionin që Papa Françesku iu nës...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur nw detin Kaspik.Incident...
Kërkesa për kurse verore ka arritur një nivel rekord, pas nj...
Papa Françesku është shtruar këtë të diel në një spital të R...
Në Kaliforni, zyrtarët e shëndetit të Los Anxhelesit kanë kë...
Amerikanët festojnë sot 245 vjetorin e pavarësisë.Më 2 korri...
Saman Abbas është emri që po qarkullon në mediat italiane, p...
Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë vepri...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëve...
Policia e shtetit Masaçusets thotë se 11 të dyshuar janë nda...
Vatikani tha se ndaj nëntë persona, përfshirë edhe një kardi...
Një rrëshqitje e fuqishme dheu, e shoqëruar me vërshimin e u...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën, më 3 korrik, se...
Më 5 korrik kancelarja gjermane do të bisedojë për herë të f...
Studentet femra të një kolegji ushtarak në Ukrainë, shihen t...
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokra...
Vijon të mbetet i lartë tensioni në Detin e Zi, ku flotat e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...