Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.
Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.
Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së.
Krasniqi tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet PDK-së.
?Gjatë rrugës për rikthimin e PDK-së aty ku e ka vendin në udhëheqjen e shtetit padyshim se do të kemi shumë sfida. Pa dyshim se do të kemi shumë pengesa dhe jam absolutisht i sigurt se nuk do të jetë fare e lehtë por unë e njoh shpirtin e partisë sonë të përbashkët. E njoh vullnetin që buron nga secili prej jush këtu dhe buron nga ata dhjetëra-mijëra anëtarë të partisë sonë. Duke u bazuar në këtë energji të pashtershme unë jam i sigurt se bashkë do t?ia dalim?, deklaroi Krasniqi.
Gjatë Konventës, Krasniqi prezantoi platformën që synon ta zbatojë gjatë mandatit të tij si kryetar i PDK-së. Në prezantimin e platformës, Krasniqi ka thënë se synon që PDK-në ta kthejë në vendin e parë dhe që të qeverisë me vendin.
?Ne sot jemi në opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s?kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë. Në këtë pikë, besoj se pajtohemi të gjithë. Kështu si jemi sot, nuk mjafton për t?u rikthyer. Por, ne qëllimin e kemi për t?u rikthyer?, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se beteja kryesore e PDK-së është në Kuvendin e Kosovës duke ftuar deputetët e këtij subjekti politik që të angazhohen sa më shumë në punën e tyre në këtë institucion.
i ka thënë se do të formojë një kryesi të re me të rinj dhe të reja si dhe me njerëz që janë rritur në Partinë Demokratike të Kosovës. Mes tjerash, Krasniqi ka paralajmëruar formimin e një kabineti për Qeverisje të Mirë, me qëllim të formësimit të vizionit për një qeverisje të ardhshme.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja duhet që ta kthejë mbështetjen e rinisë.
Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm në këtë garë pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk paraqiti kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.
Në garë për kryetar të PDK-së pritej që të ishte edhe Enver Hoxhaj, i cili për tetë muaj ishte ushtrues i detyrës së kryetarit të këtij subjekti politik.
Mirëpo pak kohë para përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, Hoxhaj njoftoi se nuk do t?i hynte garës për kryetar.
Në hapje të Konventës, Hoxhaj, tha se shumëkush ka pritur se ai do të garonte për të parin e PDK-së, porse sipas tij, PDK-ja ka nevojë për një reformim dhe udhëheqësi të re.
?Nga kjo Konventë presim që ta forcojmë edhe më shumë identitetin tonë si parti shtetformuese, por edhe si parti e djathtë. Të dalim me qëndrime të qarta dhe të shpejta për ta mbrojtur demokracinë, lirinë, ekonominë e tregut dhe lirinë e shprehjes?, deklaroi Hoxhaj.
Hoxhaj tha se kjo konventë e partisë po zhvillohej në rrethana jonormale pasi për herë të parë në të mungojnë ish-kryetari, Kadri Veseli dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi.
Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë.
PDK-ja për gati 17 vjet u udhëhoq nga ish-kryetari, Hashim Thaçi i cili po ashtu është në paraburgim në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kush është Memli Krasniqi?
Memli Krasniqi ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe po ashtu ka kryer studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Shkollës Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).
Para se t?i hynte politikës Memli Krasniqi njihej kryesisht për karrierën e tij në muzikë në kuadër të grupit muzikor ?Ritmi i Rrugës?.
Në vitin 2004 ai u bë pjesë aktive e Partisë Demokratike të Kosovës.
Që nga ajo kohë Memli Krasniqi udhëhoqi me Departamentin e Rinisë në PDK, ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë si anëtarë i kryesisë si dhe nënkryetar e po ashtu u zgjodh në disa mandate deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në vitin 2011 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndërsa në vitin 2014, Krasniqi mori sërish një pozitë të rëndësishme në ekzekutiv, atë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare Krasniqi u zgjodh sërish deputet i Kuvendit të Kosovës./REL
Vijon të mbetet i lartë tensioni në Detin e Zi, ku flotat e ...
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë ditën e sotme zgjed...
Kandidatja e Të Gjelbërve për kancelare përballet me akuza p...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje kom...
Alyaksandr Lukashenka, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, th...
Së paku një person ka humbur jeten dhe pesë të tjerë janë pl...
Presidenti Joe Biden përdori përvojën e tij personale me dhi...
Autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit në ditët e fundi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri të q...
Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafi...
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi të enjten se ka k...
Sot, në Kinë festohet 100-vjetori i themelimit të Partisë Ko...
Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojt...
Bill Cosby u lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtet...
Ish-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka vdek...
Një model i ri, më i vogël i Statujës së Lirisë mbërriti të ...
Në Itali janë regjistruar 776 raste të reja me koronavirus, ...
Katër trupa të tjerë u gjetën në rrënojat e një kulle të she...
Policia e Kosovës ka vënë në pranga 21 zyrtarë të mërkurën (...
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...