Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Katër trupa të tjerë u gjetën në rrënojat e një kulle të shembur në Florida, tha një zyrtar të mërkurën, duke e çuar numrin e të vdekurve nga kjo katastrofë në 16 persona.
Ndihmës shefi i zjarrëfikësave në qarkun Majami-Dejd, Raide Jadallah u tha të afërmëve të familjeve në një konferencë shtypi sot në mëngjes se, ekipet e shpëtimit gjetën trupat të martën në mbrëmje.
Përveç katër trupave, ekipet e shpëtimit gjetën edhe gjymtyrë trupash të tjera. Ekipet e shpëtimit arritën të ndërtonin një kalim për një vinç për të arritur zonën në majë të grumbullit të rrënojave ku nuk kishin qenë më parë, tha zoti Jadallah.
Pothuajse 150 njerëz nuk janë gjetur ende. Njoftimi për gjetjen e katër trupave erdhi një ditë pasi autoritetet e Floridës i kërkuan qeverisë federale një ekip shtesë për të ndihmuar në inspektimin e rrënojave të kullës, një kërkesë që nënvizonte natyrën e vështirë të kërkimit për të mbijetuar në një zonë të prirur për goditje të motit tropikal .
Mundësia që moti me rreshje në ditët e ardhshme të vonojë më tej operacionet e kërkim-shpëtimit të Floridës bëri që zyrtarët e shtetit të kërkojnë nga qeveria federale ndihmë shtesë, tha të martën Kevin Guthrie me Departamentin për Menaxhimin e Emergjencave në Florida.
Zoti Guthrie tha se ekipi i ri, i cili ka të ngjarë të shkojë aty nga Virxhinia, do të ishte i nevojshëm nëse moti i keq godet zonën në ditët e ardhshme dhe do të lejonte që ekipet që kanë punuar aty për ditë të tëra të ndërrohen. Autoritetet thanë se ky është ende një operacion kërkim-shpëtimi, por askush nuk është gjetur i gjallë nën rrënoja pas shembjes të enjten.
Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se dy sisteme stuhish në Atlantik kanë mundësinë të kthehen në stuhi tropikale në ditët e ardhshme, por nuk është e qartë në këtë pikë nëse ato do të përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara.
Charles Cyrille i Zyrës së Emergjencës së qarkut Majami-Dejd tha se 900 punëtorë nga 50 agjenci federale, shtetërore dhe lokale po punonin pa ndërprerje në operacionet e kërkimit.
Zyrtarët janë zotuar të kryejnë hetime të shumta për të gjetur shkakun e shembjes së papritur të kullës 12-katëshe Champlain Towers South në Sërfsajd javën e kaluar.
Kryetarja e bashkisë së qarkut Majami-Dejd, Daniella Levine Cava tha se ajo dhe stafi i saj do të takohen me ekspertë të inxhinierisë, ndërtimit dhe gjeologjisë, për të rishikuar standartet e sigurisë së ndërtesave dhe për të dhënë rekomandime “për të siguruar që një tragjedi si kjo të mos ndodhë më kurrë.”
Prokurorja e shtetit të Floridës, Katherine Fernandez Rundle tha se ajo do të ndjekë hetimet për të shqyrtuar faktorët dhe arsyet që çuan në rrëzimin e pjesshëm të ndërtesës.
Guvernatori Ron DeSantis premtoi se ashtu si në ushtri ku në fushën e betejës nuk lihet askush pas, e njëjta gjë do të bëhej për njerëzit ende të zhdukur nën rrënoja./ VOA
Policia e Kosovës ka vënë në pranga 21 zyrtarë të mërkurën (...
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet ...
Një 60 vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Strasbur...
Ofrimi i shërbimit të internetit të përballueshëm dhe me shp...
Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e një ndërtese ...
Babis Anagnostopulos, ka reaguar nga burgu për vrasjen e gru...
Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi d...
Në ishullin grek Lesbos mbyllen ëndrrat e shumë refugjatëve ...
Qindra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valë...
Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjith...
Të martën në mëngjes autoritetet ruse bastisën shtëpitë e di...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi të martën dy ra...
Pandemia e koronavirusit zhyti më thellë në varfëri miliona ...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
UASHINGTON – Një gjykatës federal hodhi poshtë të hënën padi...
Në Gjermani, studiues të pakënaqur shprehen në Twitter nën #...
Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi Izraelin se Irani nu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përme...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, grupe pjesëtarës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...