Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e një ndërtese banimi në Florida, tha kryetarja e bashkisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 12, ndërsa 149 persona ende figurojnë të zhdukur.
Viktima e fundit e katastrofës, e cila mund të konsiderohet si shembja më e rëndë aksidentale në historinë e Shteteve të Bashkuara, nuk u identifikua menjëherë nga kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava gjatë një konference shtypi pasdite.
Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë shkaktoi shembjen e papritur të ndërtesës 40-vjeçare. Vëmendja fillestare është përqendruar në mangësitë strukturore të përshkruara në një raport inxhinierik të vitit 2018.
Në prill 2021, presidenti i shoqatës së banorëve të godinës paralajmëroi banorët se dëmtimi i betonit ishte “përkeqësuar ndjeshëm” dhe i nxiti ata të shpenzonin rreth 15 milion dollarë për vlerësimet e nevojshme për të bërë riparimet, raportuan mediat.
Drejtori i menaxhimit të emergjencave në Florida, Kevin Guthrie tha se autoritetet lokale të martën i kishin kërkuar qeverisë federale të dërgojë ekipe shtesë kërkimi dhe shpëtimi në vendin e ngjarjes në qytetin Sërfsajd.
Autoritetet thonë se ata ende kanë shpresa që mund të ketë të mbijetuar në rrënojat e betonit dhe metalit.
“Përpjekja e shpëtimit vazhdon e pandërprerë, përveçse gjatë një stuhie të shkurtër me rrufe që patëm sot,” tha kryetari i bashkisë Sërfsajd, Charles Burkett.
Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e kompleksit Champlain Towers South që pas disa orësh pasi njëra anë e godinës shumëkatëshe u shemb të enjten herët në mëngjes ndërsa shumica e banorëve flinin.
Zyrtarët e zjarrfikësve kanë thënë se kanë dëgjuar tinguj të zbehtë nga brenda rrënojave dhe gjetjen e zbrazëtirave thellë në rrënoja me hapësirë të mjaftueshme ku dikush mund të mbetet gjallë.
Por Shefi i Zjarrëfikësve për qarkun Majami-Dejd Alan Cominsky tha se personeli i kërkim-shpëtimit u përball me një detyrë sfiduese ndërsa punonte me turne 12-orëshe në të nxehtë.
“Ajo ndërtesë u shemb pothuajse mbi vendin ku kishte themelet – po flasim për 12 kate, me garazhe nëntokësore, të gjitha në të njëjtin vend “, tha zoti Cominsky. “Jam i sigurt kur flas për përmasat e jashtëzakonshme të ngjarjes, të asaj që po shohim,” u tha ai gazetarëve.
Punëtorët e shpëtimit kanë hequr mbi 1 milionë kilogramë copa betoni nga mbeturinat që nga shembja, tha zoti Cominsky. Ekipet përfshijnë ekspertë të dërguar nga Izraeli dhe Meksika për të ndihmuar në kërkim.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të shkojnë në Sërfsajd të enjten për të vizituar familjet e viktimave.
Hetimet ndërkohë kanë filluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të ndërtesës.
Gazeta Miami Herald publikoi fotografi të marra nga një kontraktor vetëm 36 orë para tragjedisë ? I cili tha se kishte patur ujë në garazhin e ndërtesës, të çara betoni dhe gërryerje në binarët e pishinës.
Gjithashtu gazeta The Wall Street Journal publikoi një letër që u ishte dërguar banorëve të ndërtesës jo më larg se në prill nga presidenti i bordit të ndërtesës ku paralajmërohej se godina kishte nevojë për riparime madhore dhe se gjendja e ndërtesës ishte përkeqësuar që nga raporti i inpektimit të vitit 2018 që kishte bërë të qartë se ndërtesa kishte dëmtime serioze dhe se kërkoheshin riparime që kapnin shifrën 9.1 milionë dollarë.
Një inxhinier strukturash që ka marrë pjesë në hetimet për sulmet e 11 shtatorit në Pentagon është punësuar për të inspektuar shkatërrimin e ndërtesës por ky proces pritet të jetë i gjatë. Rrënonjat e godinës janë evidencë për këtë punë kolosale për të gjetur shkakun e rrëzimit. Zyrtarët thanë se mbetjet duhet të transportohen në një magazinë ku do të inspektohen, por tani pritoritet mbeten ende operacionet e kërkim-shpëtimit./VOA
Babis Anagnostopulos, ka reaguar nga burgu për vrasjen e gru...
Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi d...
Në ishullin grek Lesbos mbyllen ëndrrat e shumë refugjatëve ...
Qindra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valë...
Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjith...
Të martën në mëngjes autoritetet ruse bastisën shtëpitë e di...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi të martën dy ra...
Pandemia e koronavirusit zhyti më thellë në varfëri miliona ...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
UASHINGTON – Një gjykatës federal hodhi poshtë të hënën padi...
Në Gjermani, studiues të pakënaqur shprehen në Twitter nën #...
Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi Izraelin se Irani nu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar në ligj, përme...
Kancelarja e Gjermanisë, Merkel, ka refuzuar kategorikisht r...
Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, grupe pjesëtarës...
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e...
Të hënën Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli sërish në ...
Duket e çuditëshme por është e vërtetë. Për shumë të tjerë m...
Afrika e Jugut po lufton me një “valë të tretë” të fortë të ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...