Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Masakra e Velipojës ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur tronditën mbarë opinion publik.
I shokuar nga kjo ngjarje ishte edhe juristi Jordan Daci, i cili shprehte se këto fenomene janë si pasojë e gjendjes së vështirë që po përjeton vendi, duke nisur nga ato sociale, politike dhe ekonomike.
Në një intervistë për CNA.al, Daci deklaroi se shteti është duke ndjekur një politikë të gabuar, duke kontribuuar sipas tij në thellimin e konflikteve dhe se plani për arsimin, që është baza për edukimin e brezave, është lënë në harresë prej 30 vitesh.
I pyetur nëse është nevoja për ndryshim të Kodit Penal, në mënyrë që të frenohen ngjarjet kriminale, juristi në arsyetimin e tij nuk e sheh të domosdoshme, ku thekson se Kodi ynë jep zgjidhjen e duhur për çdo situatë që po përballet shoqëria jonë.
Intervista e plotë me juristin Jordan Daci:
-Zoti Daci, si e komentoni ju ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë?
Është një ngjarje tepër e rëndë që tregon gjendjen e vështire sociale, politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Tregon që jeta në Shqipëri është e rrezikuar dhe që shoqëria jonë ndodhet në një krizë të thellë, krizë e cila në vend që të zbutet apo zhbëhet me ndërhyrjen e shtetit, ky i fundit me politikat e tij të gabuara, po kontribuon me thellimin e saj. Kemi një urgjencë kombëtare, për një plan kombëtar për të adresuar çështjen e konflikteve në shoqëri dhe posaçërisht për të ulur dhunën. Ky plan duhet të ketë si bazë arsimin që ka 30 vjet që është harruar dhe vetëm shkatërrohet çdo ditë, rritjen e mirëqenies ekonomike dhe zbatimin rigoroz të ligjit.
-Çfarë duhet të ndodhë që të ndryshojë situata e rëndë e rendit dhe e sigurisë në vend?
Kjo kërkon dy plane veprimesh. Një plan afatshkurtër që duhet të shoqërohet me mobilizim të forcave të rendit për të kryer aksione dhe goditur në kohë çdo fenomen kriminal dhe për të dekurajuar krijimin dhe ekzistencën e “të fortëve” të paprekshëm.
Duhet të forcohen kapacitetet e policisë dhe duhet të ofrohet mbështetje dhe trajtim financiar dhe trajnues më i madh duke përfshirë rritjen e numrit dhe futjen e teknologjisë në shërbim të policisë. Shteti me ndërhyrjet e tij në legjislacion duhet të parandalojë konfliktet dhe jo t’i shkaktojë sikurse ka vepruar me legjislacionin e zbatueshëm për lejet e plazheve.
Plazhi, deti dhe pasuritë natyrore janë të Shqiptarëve dhe jo të banditëve apo të fortëve që i zënë ato me forcë apo i marrin me korrupsion. Duke i rikthyer tek qytetarët me dorë të hekurt, duke shporrur çdo pushtues menjëherë, parandalohen thuajse të gjithë konfliktet e ngjashme. Plani afatshkurtër duhet të përfshirë edhe një seri masash të tjera.
Në planin afatgjatë duhet bërë një studim në nivel kombëtar me ekspertë të shumë fushave dhe të hartohet një strategji kombëtare për këtë qëllim e shoqëruar me një plan veprimi konkret. Plani duhet të jetë për një periudhë 10 vjeçare kur 5 vitet e para duhet të jenë me një intensitet tepër të lartë punë.
Baza e këtij plani duhet të jetë rritja e cilësisë dhe shtrirjes së arsimit në çdo cep të vendit dhe hartimi dhe zbatimi i shumë programeve sociale, ekonomike që synojnë zbutjen ose zhdukjen e faktorëve kriminogjenë ose faktorëve që çojnë në rritjen e kriminalitetit në vend. Ligjet duhet të hartohen me kujdes të madh dhe të rishikohen të gjithë ligjet që janë bërë shkak për konflikte në shoqëri. Shumë konflikte mund të zgjidhen nëpërmjet rishikimit të legjislacionit ose nëpërmjet zgjidhjeve që duhet të bëjë qeveria apo Kuvendi etj.
-Duhet të ketë ndonjë ndryshim në Kodin Penal, nëse po, çfarë?
Nuk mendoj që Kodi Penal ka qenë ndonjëherë problemi dhe nuk është as sot. Madje unë jam kundër çdo ndryshimi i cili nuk bazohet në ndryshimet e qëndrueshme të fenomeneve kriminale dhe dukurive të tjera shoqërore që kanë ndikim në gjendjen e kriminalitetit.
Ndryshime që bëhen bazuar në një ngjarje sado e rëndë të jetë ajo, janë gabim dhe vetëm bëjnë dëm dhe nuk kanë dobi. Kodi Penal duhet të ruhet me fanatizëm nga ndërhyrjet ‘ad hoc’ dhe jo profesionale sikurse kanë qenë në të shumtën e rasteve deri më tani.
Kodi ynë jep zgjidhjen e duhur për çdo situatë që po përballet shoqëria jonë, por ka nevojë për të ndryshuar frymën institucionale e cila ndryshon vetëm me edukim dhe me përzgjedhjen e njerëzve të duhur në vendin e duhur dhe për të garantuar funksioni rishoqërizues që ka legjislacioni penal në shoqëri./CNA.al
Gjykata e Fierit ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ...
Shqiptarët anë e mbanë botës janë bërë bashkë.Si rrallëherë ...
Një tjetër shtet heq kufizimet me Shqipërinë.Çekia, është sh...
Nga 1 Korriku do të rikthehen në treg abonetë e përgjithshme...
Ditët e fundit, kryefjalë në disa media, ka qënë situata pro...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ngjarjen e ndodhur një ...
2020 por edhe fillimi i këtij viti ishin të vështirë për tu...
Një 58-vjeçar nga qyteti i Kuçovës pak minuta më parë ka hip...
Ministri i brendshëm Bledi Çuçi lidhur me ngjarjet e fundit ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dalë ditën e sotme në një...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Velipojë...
Shqipëria është në pushtetin e krimit. Qytetarët sot janë më...
Hashashi ka qenë problem për Shqipërinë që në vitin 1947.Që ...
Mbrëmjen e djeshme një trup i pa jetë është gjetur në katin ...
Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka reaguar li...
Katër persona mbeten të vrarë mëngjesin e sotme në Velipojë ...
Vrasja e 20-vjeçarit Myzerin Zeneli nga shkëmbimi i zjarrit ...
Eksperti i turizmit, Ismail Hoxha tha për Euronews Albania s...
Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e mar...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar me tone të ashpra për ngja...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...