Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në ?Estadio de la Cartuja? të Sevillas dhe i dha fund aventurës në Euro 2020.
Nuk arrin dot të lërë gjurmë Cristiano Ronaldo në këtë ndeshje, pasi bëri shumë pak për të shmangur humbjen, ndërsa Belgjika siguroi kalimin në çerekfinale falë një perle të Thorgan Hazard nga distanca, në minutat e fundit të pjesës së parë.
Sfida nisi menjëherë vrullshëm për Portugalinë, që iu afruar ndjeshëm golit në minutën e 6?, por sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota gjuajti shumë keq dhe dërgoi topin jashtë, ndonëse në një pozicion mjaft të mirë shënimi.
Provon të reagojë Belgjika, por është e paqartë në manovrën e saj sulmuese, ndërsa në minutën e 25-të është radha e Ronaldos që të tregojë aftësitë me një goditje dënimi, por gardiani Thibaut Courtois grushtoi në mënyrë spektakolare, duke ruajtur rrjetën të paprekur.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, ?djajtë e kuq? të Europës dolën në një kundërsulm të shpejtë me Lukakun, që shërbeu për De Bruyne dhe më pas topi shkoi te Thorgan Hazard, që lëshoi një ta djathtë spektakolare nga distanca, duke dërguar sferën në rrjetën e portës së Rui Patricios.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me një lajm të keq për belgët, pasi fantazisti Kevin De Bruyne kërkoi zëvendësim pas pak sekondash, për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u aktivizua sulmuesi i Napolit, Dries Mertens.
Në minutën e 58? Portugalia pati mundësinë më të mirë për të rikthyer baraspeshën, por edhe pse në një pozicion të favorshëm brenda zonës, gjuajti keq, duke dërguar topin mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Courtois.
Trajneri i Portugalisë bën disa zëvendësime për të freskuar ekipin dhe në minutën e 82-të është mbrojtësi i Manchester City-t, Ruben Dias që u shkon pranë golit të barazimit, por gjuajtja e tij me kokë ishte qendrore dhe u grushtua nga portieri belg.
Vetëm një minutë më vonë ishte anësori që luan për Borussian e Dortmundit, Raphael Guerreiro që gjeti shtyllën pingule me një gjuajtje të bukur brenda zonës, ndërsa në të 88-ën ishte Courtois që bëri sërish heroin për belgët, duke pritur në dy kohë një gjuajtje të Andre Silvës.
Pas kohës së rregullt dhe 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshuar, me Portugalinë që kthehet në shtëpi dhe Belgjikën që gjen Italinë në fazën çerekfinale, por që nuk mund të festojë plotësisht për shkak të dëmtimit të De Bruyne.
Frenk De Bur mori drejtimin e Holandës pas dorëheqjes së Kum...
Vjen goli i parë në takimin Belgjikë-Portugali (fituesi luan...
Ka startuar në orën 21:00, në stadiumin “La Cartuja” në Sevi...
Kur Van Basten kishte të drejtë! Legjenda holandeze kritikoi...
Zhgënjim total i Holandës! Tulipanët e Frank De Bur, janë el...
Zvicra ia dali të kualifikohej si skuadër e tretë në raundin...
Ngissah Bismark është kthyer në rrugë dhe nuk mund të bashko...
Do zhvillohet në orën 18:00 ndeshja mes Holandës dhe Republi...
Futboll për të gjithë. Futboll për fëmijët, femrat dhe zhvil...
Kukësi ka kryer pesë zyrtarizime deri tani në merkato, por a...
Italia mundi mbrëmë Austrinë për të kaluar kështu në çerekfi...
Kroacia humbet një lojtar shumë të rëndësishëm vetëm pak dit...
Italia fitoi 2-1 ndaj Austrisë duke u kualifikuar kështu në ...
Marrëveshja është drejt finalizimit dhe Berisha në sezonin e...
Objektivi i Holandës nuk është vetëm të kalojë turin kundër ...
Teuta dhe Partizani kanë kundërshtarë moldavë në Champions d...
Xhesi Lingard zhvilloi një pjesë të dytë të sezonit në Premi...
Kroaci humbet një lojtar shumë të rëndësishëm vetëm pak dite...
Sipas parashikimit të superkompjuterit të “Bettingexpert”, A...
Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të fazës 1/16 të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...