web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tendera pa garë për familjen/ Thellohet skandali i nënkryetarit të Bashkisë

26 Qershor 2021, 08:53, Politikë CNA

Për të përfituar një tender publik duhet të jesh i afërm i zyrtarëve të atij institucioni që e hap tenderin.

Në Shqipëri vetëm kështu funksionon, duke eliminuar garën, konkurencën dhe paratë e shtetit e të taksapaguesve, duke i kaluar nëpër xhepat e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Një situatë e tillë dyshohet se ka ndodhur në Bashkinë Finiq, ku tenderat i jepen familjarëve të nënkryetarit të Bashkisë Ilia Kalivioti.

Tenderin më të fundit, kompania ?Kalivioti? nga Bashkia Finiq e ka marrë në vitin 2021.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Dermish-Jerme, e cila kishte një fond limit me vlerë 79,916,666.00 Lekë.

Tenderi sipas Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton të jetë hapur me datë 1.04.2021 dhe është mbyllur me datë 10.05.2021.

Ky tender është fituar nga kompania Kalivioti, me vlerë 51,920,560 lekë,  ku pronar është nënkryetari i Bashkisë Finiq.

Ndonëse në vitin 2015, Ilia Kavalioti, sipas të dhënave të QKB rezulton të ketë shitur 25 përqind të aksioneve ortakut-familjar, sërish është konflikt interesi derisa jep tendera familjarëve të tij.

Pavarësisht se në QKB ka deklruar shitjen e 25 përqind të aksioneve, tek të dhënat rezulton që emaili ëhstë në emër të Ilia Kaliviotit, përkatësisht: [email protected]

Dhe për më tepër në këto tendera që ka marrë kompania ?Kalivioti? nuk pasur garë, vetëm tek tuk që ka garuar ndonjë kompani e cila është skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Përgjatë viteve 2017-2018,  jane pesë tendera që kompania ?Kalivioti? ka marrë në pjesën më të madhe pa garë nga Bashkia Finiq, ku nënkryetar, pra një nga drejtuesit e Bashkisë është familjari i tyre Ilia Kalivioti.

Tenderat e marrë nga Bashkia Finiq

Me 16.11 2017, kompania Kalivioti ka bërë një shtesë kontrate me Bashkinë Finiq, për tenderin ?Vazhdim Skema Ujitëse SRU-4 kanali ujitës K-K-2?.

Fondi limit ka qenë 1 143 108,00 lekë, ndërsa kompania Kalivioti e ka marrë me ofertën prej 952,590.00 lekë.

Po, me 16.11 2017 e njëjta kompani është shpallur fituese për tenderin ?Skema ujitëse SRU-4, kanali ujites K-K-2 ALIKO. (Faza e II)

Këtë tender e ka marrë me një fond prej  7 489 046,00, ndërsa fondi limit i parashikuar ishte  8 698 702,00, që do të thotë shumë i përafërt si vlerë me atë çfarë ëhstë ofruar nga ?Kabalioti?.

Në këtë tender, sipas të dhënave të Open Prokurorement, është skualifikuar pperatori Ekonomik Fledi shpk, pasi nuk ka arritur te paraqese dokumentacion të vlefshme për të dëshmuar plotësimin e pikave të kritereve të veçanta dhe të përgjithshme për kualifikim.

Fondi limit për këtë tender ka qenë, 8 263 214,00, ndërsa ?Kalivioti? e  ka marrë me ofertën që shkon në 6 587 823,00 lekë. Nuk rezulton të ketë pasur kompani të tjera në garë për këtë tender.

Me 06.06.2018, ka marrë tenderin ? Blerje materiale për mirëmbajtjen e rrugëve,veprave ujore dhe rrjeteve hidraulike?.

Ky tender kishte një fond limit me vlerë 14 100 000,00 lekë, ndërsa kompania Kalivioti e ka marrë me ofertën që shkon në 13 107 000,00 lekë. Për këtë tender në të dhënat e Open Prokurorement rezulton se nuk ka pasur operatorë ekonomik të tjerë konkurues.

Me 19.06 2018 ka marrë tenderin ?Riparime mirëmbajtje në veprat ujitëse dhe kulluese.

Ky tender kishte një fond limit me vlerë 4 762 000,00 lekë, ndërsa kompania ?Kalivioti| e ka marrë me ofertën që shkon në 3 894 401,00 lekë.

Në këtë tender,sipas të dhënave në Open Prokurorement rezulton të jetë skualifikuar kompani Albadi Shpk, për mungesë dokumentacioni./CNA.al

Skandal/ Kompania e nënkryetarit të Bashkisë, fiton tenderin për ndërtimin e rrugës





Lajmet e fundit nga