Durrësi në kolaps mjedisor/ Banorët të irrituar djegin kazanët e tejmbushur me mbeturina
Durrësi në kolpas mjedisor. Kazanët e tejmbushur me mbeturin...
Zyrtarët e Rilindjes të dyshuar për korrupsion, nuk janë perceptim, por ata kanë emër dhe mbiemër.
Njëri prej tyre rezulton të jetë kryetari i Bashkisë Belsh, i cili është kallëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, në muajin Mars të këtij viti.
Në sitën e SPAK, mësohet se ka një dosje për tjetërsimet e pronave, të cilat kundrejt ryshfetit me klanin e Hipotekës së Elbasanit, ua kanë shitur biznesmenëve nga Tirana dhe Elbasani.
Tafani në SPAK për një megavjedhje
Kryetari i bashkisë Belsh Arif Tafani është kallëzuar në ?SPAK? për një mega vjedhje, e cila është kryer hapur në mënyrë korruptive në bashkpunim me disa subjekte tregtare të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë qytet.
Ky ishte lajmi që biro xhiro në media në Mars të këtij viti, pak para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
Në media është raportuar, se kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani ka vjedhur qytetarët, duke favorizuar biznesmenë të caktuar dhe ndaj është kallëzuar në ?SPAK? nga disa qytetarë të, cilëve u janë prishur pa të drejtë banesat e tyre, për të ndërtuar pallate.
Kryetari i bashkisë Belsh Arif Tafani, dyshohet se ka dorë edhe në një mega vjedhje që ka të bëjë me zbatimin e projektit ?Ansamblit Rilindja Urbane Belsh?.
Ky projekt, raportohet se nuk ka ekzistuar ndonjëherë, por nga ana e Kryetarit të bashkisë Belsh, Arif Tafani, është ndërtuar dhe është zbatuar sipas interesave klienteliste të tij.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Belshit, ka qenë denoncuar edhe më herët në organin e akuzës, përkatësisht në Prokurorinë e Elbasanit
KLSH e kallëzoi në Prokurori që në vitin 2018
Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, që me shkresën nr. 6/12 dhe 6/13 datë 22.05.2018 ka denoncuar Tafanin dhe disa zyrtarë të tij në Prokurorinë e Elbasanit për ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike? dhe për ?Shpërdorim të detyrës?.
KLSH, gjatë auditimit financiar të Bashkisë Belsh konstatoi, se për shkak të veprimeve korruptive, shtetit i ishte shkaktuar një dëm financiar prej 80 milionë lekësh.
?Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investimeve etj?, thuhet në njoftimin e KLSH të vitit 2018.
S?dihet se çfarë ka ndodhur me këto hetime, ku kanë ngecur dhe përse nuk ka transparencë.
Gjetjet e KLSH
Për 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht ?Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)?, ?Projekti Ansambli Rilindja?, ?Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh?, ?Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë?, ?Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)?, ?Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh?, ndër shkeljet kryesore janë:
Në 8 (tetë) tendera për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 286,080,460 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.
Në 3 (tre) tendera për dëmin ekonomik në vlerën 11,403,571 lekë, shkaktuar si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore, skualifikim të padretjë, dhe shpallje fitues të OE të cilët nuk kanë plotësuar DST-të.
Në 1 (një) rast të lidhjes të shtesë kontratës, pa ekzistuar rrethana ligjore për kryerjen e punimeve nëpërmjet shtesës kontratës, duke bërë devijimin e procedurave të prokurimit, kontraktuar subjektin pa zhvilluar procedura, mos lejuar pjesëmarrjen e operatorëve dhe nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre, mos sigurimin e transparencës për përzgjedhjen e operatorit pasi tenderi nuk është hedhur në sistemin e APP dhe fituesi nuk ka dalë si rrjedhojë e konkurimi
Në 4 (katër) investime publike për dëmin ekonomik në vlerën 40,395,547 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 38 zëra punimesh).
Në 1 (rast) për dëmin ekonomik në vlerën prej 23,917,140 lekë, nga likuidimi i punimeve të kryera jo sipas specifikimeve teknike të projektit, preventivit dhe termave të referencës të DST, duke lejuar sipërmarrësin që gjatë zbatimit të investimit të përdorë materiale të ndryshme nga ato të kontraktuara, në ndryshim nga projekti dhe në kushtet kur materiali i përdorur është paguar për të njëjtin lloj materiali si në kontratë, edhe pse me diferencë të konsiderueshme në çmim./CNA.al
Durrësi në kolpas mjedisor. Kazanët e tejmbushur me mbeturin...
Pas aksidentit tragjik në autostradë, ku u shua një familje ...
Aksidenti tragjik i një dite më parë në aksin Fier-Vlorë, ku...
Dje u publikuan notat e testit të Matematikës, nga ku u panë...
Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ...
Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm sjellin dominim të kthjel...
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, ...
Për shkak të një avarie në rrjetet, Saranda dhe dhjetra zona...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Më...
Arian Çani ka folur në hyrje të emisionit “Zonë e Lirë” këtë...
Aksidenti tragjik që ndodhi sot në aksin Fier-Vlorë, ku u sh...
Nikoll Lesi, drejtuesi i gazetës Koha Jonë pas shumë vitesh ...
“Shqipëria ka përmbushur kërkesat minimale sa i takon transa...
Një monument ikonik në qytetin e Korçës është prishur në m...
Siç thuhet në Kërkesë-Padi, hakmarrja e Vjollca Hoxhës u rea...
Një aksident tragjik me katër viktima të së njëjtës fajmilje...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar maturantët publik...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme nj...
Aksidenti i sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje...
Policia Rrugore ka bllokuar një automjet që transportonte 28...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...