Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021
Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mb...
Nga Lorenc Vangjeli
Miqtë e justifikonin, kurse kundërshtarët talleshin. Të dy palët që ndahen në gjithçka bashkohen në bindjen, se Lulzim Basha është pengu i Sali Berishës. Sipas tyre, kryetari i PD-së është energji lidhur, tkurrur në ide dhe kufizuar në veprim nga vullneti i Doktorit, që i dha krijesën e tij në përdorim, por jo në pronësi. Ja dha në prikë, por nuk e la të martohet, ja futi në shtrat, por atë e la në dhomën ngjitur, e lejoi të shkruajë emrin e tij në derë, por çelësin e dyerve të partisë së tij e mbajti në xhep. Edhe miqtë dhe kundërshtarët betohen se Basha është peng i Berishës, por ka shumë gjasa që kjo varësi është një nga gënjeshtrat më të mëdha që ka konsumuar së paku katër vjetët e fundit politika shqiptare. Ajo është një nga legjendat urbane që rreket të marrë statusin e të vërtetës, sepse si e tillë, si gënjeshtër dhe mashtrim publik, ajo ju shërben qoftë atyre pak njerëzve që e thonë, qoftë asaj shumice dërmuese që e beson.
Një gënjeshtër e dobishme që pëlqehet, besohet më shumë se e vërteta, që nuk i intereson askujt.
Gënjeshtra për raportin e përmbysur të marrëdhënieve mes Bashës e Berishës i shërben interesit të ca pak njerëzve që e dinë se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Se e vërteta dëshmon që Berisha është pengu fatkeq i Lulzim Bashës dhe jo e kundërta. Ngjarjet e fundit që pak nga pak po ndriçojnë çfarë ka ndodhur më parë dhe ngjarjet që pritet të ndodhin, kryesisht ato që do të kenë shkak anën tjetër të Atlantikut dhe pasojë këtë anë të Adriatikut, do të vërtetojnë këtë aksiomë varësie mes Bashës dhe Berishës. Aksioni amerikan kundër pandëshkueshmërisë do të ketë për Shqipërinë po atë vlerë që pati zbarkimi angloamerikan në 1994-ën për Evropën e pushtuar nga nazistët. Fryma që cliroi kontinentit e vjetër me avionë, tanke dhe shumë gjak e sakrificë, pritet të ndodhë me Shqipërinë, por me dekrete në anglisht dhe ?Në emër të popullit?? në shqip. Kohët, personazhet dhe rrethanat ndryshojnë tërësisht, por efekti i shkakut mbi pasojën, është i njëjtë. Sepse tashmë në Uashington mendojnë se mëkatarët që flasin shqip apo dhe gjuhën e maskarenjve, mund të mësojnë lehtë gjuhën e huaj të gabuar duke dëmtuar dhe vetë anglishten e tyre.
Kjo është dhe koha që përkon me demontimin e mashtrimit publik për marrëdhëniet mes dy të parëve të partisë së dytë në vend. Basha e pëlqen ende gënjeshtrën e pengmarrjes së tij nga Doktori. Nevoja e tij për të varur qyrkun e gabimeve në gozhdën e Doktorit i shërben përpara të huajve që ju ankohet rregullisht, por edhe militantëve të verbër që mbajnë në piedestal traditën. Ju shkel syrin analistëve të shumtë dhe e bën shumicën dërmuese të tyre të kënaqur me parafabrikatin e ndërtuar prej vitesh për Berishën.
Vë në rresht të pakënaqurit dhe e shfajëson nga mëkatet dhe zgjidhjet e gabuara. Njëlloj siç shfajëson ai, fjala vjen, ?oligarkët? që i trokisnin në derë përpara zgjedhjeve, kur mendonin se ishte zgjedhje e mirë ti shkelnin syrin të dy partive të mëdha.
Rizgjedhja në parti, pavarësisht se ishte qesharake si formë dhe groteske si aksion, i jep atij legjitimitetin formal dhe epërsi politike mbi paraardhësin.
Në Këshillin Kombëtar që do të zgjedhë me mashën e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Doktori mund të duket gështenjë përveluese Tropojë përballë të rinjsh që do ta quajnë atë thjesht: kolegu Berisha. Sali Berisha është shumë i interesuar të vazhdojë ende artikulimi i kësaj gënjeshtre. Burri i fortë që adhuron formën, njëshi që pranon të bëhet dysh vetëm nëse bind të tjerët se është njësh i padiskutuar, nuk mund të pranojë se me kalimin e kohës është bërë gjithmonë e më i dobët. Sedra e tij nuk e pranon kurrsesi se hija e tij është bërë gjithmonë e më e papeshë, se fjala e tij po merr ngjyrat, vlerën dhe lehtësinë e flluskave të sapunit në diell dhe se në partinë e tij po hyjnë ata që në kohën kur ai drejtonte Shqipërinë me dorë të hekurt, ishin maksimumi adoleshentë me puçrra moshe që dorën e përdornin për të qetësuar hormonet e moshës. Sa më shumë e humbet atë, aq më shumë i duhet që të gjithë të mendojnë se ai ka pushtet mbi pasardhësin e tij. Të gjithë sinjalet që jep, kërcënimet për rikthim që i shumëfishojnë si forcë gjithë të dobtit e PD-së, simbolet e shpresës që ushqejnë gjithë ata që e shohin ende si shpresë morali përballë cinizmit të Bashës, sidomos tani që vetë është në listën e SHBA-së si person Non Grata, në fakt janë krejt tjetër gjë: ato i krijojnë kryetarit të PD-së vetëm shqetësimin që i jep kallamit të peshkatarit peshku që grindet me grepin në fyt.
Rama është kulmi i tretë i trekëndëshit që rreket ta prezantojë Bashën si çunin e mirë artist, si një djalë të mbarë me baba të lig, si një demokrat të dlirë evropianist, por nën hyqmin e një autokrati lindor, si një politikan mendjehapur, por të kufizuar nga kyçet e Berishës. Ai e luajti fort këtë kartë në zgjedhjet e prillit duke shpjeguar se Basha ishte monedha e mbetur pezull, që në vend të kok? a pil-it vetjak, ishte i dënuar të luante mes qarrit me Sali Berishës dhe qederit të Ilir Metës.
Edi Rama ka kuptuar më mirë se kushdo dhe në distancë, edhe Berisha është dakort me të, se për kryetarin e PD-së axhenda vetjake ekonomike është prioritare përballë axhendës politike. Madje kjo e dyta është në funksion të plotë të së parës!
Presidenti Meta gjithashtu e di fare mire të vërtetën e dobësisë së Doktorit. I distancuar nga Basha, muaj të tërë para fushatës ai tentoi ti bëhet kraj Doktorit, pikërisht sepse e di që ai është peng i Lulzim Bashës.
E qau Doktorin, kur të tjerët e qeshnin, dhe ishte nga të vetmit, të vetmit, mbas avokatit francez, që i afroi Doktorin apologji morale.
Të katërt këta personazhe e dinë që raporti mes dy njerëzve të partisë demokratike ka të paktën katër vjet që ka ndryshuar. Të paktën që nga postzgjedhjet e 2017-ës, kur Lulzim Basha, për ata që kuptojnë nga politika, hyri në zgjedhje dhe bëri betejë për të marrë partinë dhe jo për të drejtuar Shqipërinë. Me një grup parlamentar që e bëri vetë, me dorë të lirë për të larguar çdo zë që mund t?i prishte monologun në parti dhe çdo personazh të së shkuarës që mund t?i bënte hije në të ardhmen, ai kopjoi pikë për pike Edi Ramën, idhullin e tij politik.
Pa ndarë mendjen nëse donte të bëhej kryeministër për të drejtuar Shqipërinë apo ministër i kundërshtarit të tij për të ndarë pushtetin, Basha humbi zgjedhjet por fitoi partinë. Dhe fiks përpara zgjedhjeve të 2017-ës, duke tentuar një pasojë tjetër në Tiranë, i bëri vetes gjëmën në SHBA. Lobimi i tij në SHBA kundër Edi Ramës ? ndoshta se ashtu deshi fati i lig apo se fati i lig ndëshkon gjithmonë në fund të dobtit që bëjnë hile ? e përfshiu në një hetim amerikan, në të cilin dolën lidhje të papërshtatshme për një mtonjës pushteti në një vend të NATO-s. Fillimi i 2018-ës e gjeti atë të ngatërruar nga padija, naiviteti, fati i keq apo edhe arsye të tjera, në një histori që nuk mund ta kontrollonte më. Ka shumë të dhëna, që me gjasë do të bëhen pak nga pak publike që në këtë kohë Berisha është paralajmëruar për një gjë të tillë dhe i është kërkuar në mënyrë informale të ndërhyjë në lidershpin që i trashëgoi PD-së. Në të paktën tre raste Berisha ka refuzuar karrotën për të shtrënguar shkopin ndaj Bashës. Kjo është edhe koha kur Departamenti Amerikan i Shtetit shkroi emrin e politikanit kontravers të tranzicionit në dosjen Non Grata.
Ky është guri i fundit i puzzle-s që shpjegon se çfarë ndodhi më pas në linjën gjithmonë e më të fortë të përplasjes së PD-së me Perëndimin dhe SHBA-në, që kulmoi me djegien e mandateve në shkurtin e 2019-ës.
Djegia e mandateve, ai akt hilacak ndaj demokratëve, ai akt kriminal kundër demokracisë në vend, nuk ishte aksion kundër Edi Ramës, por shantazh kundër SHBA: Ne jemi të gjendje të destabilizojmë Shqipërinë!
Ky ishte blofi që kërkonte jo ndreqjen e qeverisjes së vendit në atë kohë apo qortimin e zgjedhjeve të dy viteve më parë, por sugjerimin që opozita duhej bërë pjesë e pushtetit.
Si të gjitha hiletë e shoqëruara me gënjeshtra të përsëritura, ato u besuan pikërisht nga ripërsëritja e pafundme e të njëjtave gënjeshtra që e shihnin Ramën si diktator dhe opozitën si viktimë e regjimit.
Ka edhe një shpjegim alternativ dhe logjik për një arsyetim të tillë, deri në kohën kur faktet e reja që pritet të dalin, do të diktojnë edhe opinionet e ndryshëm. Ndjekja e rrugës që bëjnë paratë dhe interesat ekonomike janë çelësi për të shpjeguar gjithçka në sjelljet e ?pashjegueshme? njerëzore. Ky është çelësi për të kuptuar edhe dobësinë e atëhershme të Berishës përballë pasardhësit të tij, që e la Bashën jo vetëm kryetar në PD, por edhe arkëtar të interesave ende të padukshme, por shumë të forta. Të dy ata, Berisha e Basha, janë dy enë komunikuese, shumë më të lidhur me njëri-tjetrin sesa duket dhe me shumë gjasë me një raport dashurie e nevoje që diktohet nga Sindroma e Stokholmit, por me shumë gjasë, jo me Bashën si peng dhe jo me Berishën si pengmarrës. Por nëse nesër, do të shihet në një vilë simbol në Shqipëri, një shirit i verdhë me mbishkrimin: ?Ndal, mos kalo! Policia?, atëherë shumëkush do të nisë të bindet për një të vërtetë të thjeshtë, që ka fatin e shumicës së të vërtetave në botë, që besohen shumë më me vështirësi se gënjeshtrat e komplikuara: hija e Berishës të fortë të dikurshëm është pengu fatkeq dhe i pafuqishëm i Lulzim Bashës së sotëm. I cili, nga kurthi i fildishtë që i ka ndërtuar vetes, ndoshta do të detyrohet të dëgjojë mikun e tij Rama që i thotë: ?Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH??.
Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mb...
Kjo porosi, e shkruajtur me gishtin e Perëndisë në pllaka gu...
Lulzim Basha ka aftësinë e paimagjinueshme për ta shndërruar...
Nga Mentor Kikia Prej 30 vjetësh ne kemi dështuar të bëj një...
Nga Valbona MeziniKa një kohë për gjithçka!Kjo shprehje duke...
Nga Ilir YzeiriLulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më ...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë përgjigje të mijëra mesazheve që...
Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...
30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një f...
E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Sheh...
Historia tragjike e Evgjenisë, e vajzës studente 23 vjeça...
Nga Fatos Lubonja Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgje...
Sali Berisha tani radhitet në një listë të hapur, personash ...
Sepse jemi të dy shqiptarë dhe afër menç që Berishën e quaj ...
Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehin konsiderata por...
Nga Piro Ahmetaj Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehi...
Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...
Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra...
I ke parë videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit Enkele...
Në thelb, përpara nesh, ne kemi një komedi, e cila vjen nga ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...