Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Edith Harxhi, e para grua në 30 vitet post-komuniste të Shqipërisë kandidon për t?u zgjedhur kryetare e PD. Nëse fitoj garën do të realizojë bashkimin dhe hapjen e PD-së, thotë Harxhi.
DW: Znj. Harxhi, ju jeni një ndër katër kandidatët, që po konkurroni për të drejtuar PD-në. Çfarë mendoni se ka qënë e gabuar në drejtimin e PD në 8 vitet e saj të opozitës?
Edith Harxhi: PD ka gabuar shumë rëndë dhe nuk është sjellë si një opozitë serioze përballë qeverisë së kryeministrit Rama. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 Basha hartoi lista të personalizuara kandidatësh për deputetë. Dy vjet më pas, në shkurt 2019, ai mori një vendim të skajshëm për dorëzimin e mandateve të deputetëve në grupin parlamentar të PD. Protestat që filluan pas daljes së PD nga parlamenti dështuan në qëllmin e tyre për të rrëzuar qeverinë Rama. Një tjetër gabimi i rëndë i kryetarit të opozitës ishte vendimi për mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale 2019. Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, ai dështoi përsëri dhe nuk mbajti premtimin publik për garantimin e votës së shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
DW: Si do ta përshkruani PD që ju do të trashëgoni, nëse fitoni garën për ta drejtuar atë, pasi PD nuk është vetëm kreu i saj?
Edith Harxhi: PD është një strukturë 30-vjeçare me kontribut të anëtarëve të saj, dhe gjithë qytetarëve demokratë shqiptarë, prej vitit 1990. Ajo është një pasuri kombëtare. Në bindjen time, ne u detyrohemi të gjithë qytetarëve shqiptarë, jo vetëm atyre të Republikës së Shqipërisë, por edhe shqiptarëve të diasporës, për të ngritur një PD të fortë dhe të vendosur, për t’i bërë ballë pushtetit të Edi Ramës. Por edhe për të përballuar me sukses mjaft sfida të tjera të mëdha e të rëndësishme kombëtare.
DW: Cili është vizioni juaj për një drejtim ndryshe të PD-së, që të rikthejë besimin në elektoratin e saj se është e aftë për të qeverisur vendin?
Edith Harxhi: Programi politik me të cilin garoj për t’u zgjedhur kryetare e PD mbështetet pikërisht mbi të njëjtat vlera dhe parime, si ai i PD, në ditën e themelimit të saj, më 12 dhjetor 1990. Për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa! PD, si vlerë e rëndësishme kombëtare, duhet t’iu kthehet anëtarëve të sajdhe t’i shërbejë interesit qytetar. Për këtë është jetike ringritja e saj, mbështetur tek vlerat dhe parimet e partive të djathta. Në PD duhet që gjithçka të vendoset vetëm nga Forumet e Partisë, mbështetur në statut, nëpërmjet debatit e konkurrencës së lirë, duke i dhënë fund vendim-marrjes vetjake të kryetarit. Duhet të mundësohet zgjedhja e përfaqësuesve vetëm nëpërmjet listave plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe të këshilltarëve vendorë.
Në PD duhet të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të partisë. Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të ketë të drejta të njejta si gjithë anëtarësia e partisë. Shtyllat kryesore të programit tim politik janë liria dhe të drejtat themelore të njeriut, familja, çështja dhe interesi kombëtar, prona, njohja e gjithë të drejtave të mohuara të pronarëve të ligjshëm dhe të përndjekurve politikë të diktaturës, mbështetja e të rinjve dhe punësimi i tyre në vend, duke i dhënë fund shpopullimit shqetësues të Shqipërisë. Ky program i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të ekonomisë së tregut, prodhimit vendas, konkurrencës së lirë dhe aftësisë. Ai parashikon zhvillimin e turizmit, në të gjitha format që mundëson vendi, zhvillimin e prodhimit bujqësor, të prodhimit energjetik dhe mbrojtjen me ligj të prodhimit shqiptar përballë atij të importit.
DW: A ka gjasa që situata e rëndë ku ndodhet tani PD t’ju japë më shumë shanse si grua për të fituar në raport me tre kandidatët burra, pra a është gati PD të zgjedhë në krye të saj një grua?
Edith Harxhi: Në këtë garë nuk kam hyrë si grua, por si qytetare që beson tek meritokracia, tek vlera që janë njerëzore dhe universale. Në këtë garë kam hyrë për një moral politik, për të treguar që ka përfunduar koha e gjithë atyre, që mund të marrin fatet e popullit në dorë dhe të bëjnë çfarë të duan. Ky është moral që s’ka të bëjë me gjininë. Jam e e vetëdijshme që jetojmë në një shoqëri me mendësi maskiliste, prandaj jam edhe e gatshme ta sfidoj këtë mendësi.
DW: Cilat janë avantazhet tuaja, çfarë ofroni ju më shumë në drejtimin e PD, në raport me tre konkurrentët burra?
Edith Harxhi: Ajo që guxoj të sfidoj, jo vetëm si grua, por si një kandidate për kryetare të PD, është dhënia fund e tranzicionit 30 vjeçar dhe fillimin e një epoke të re për të gjithë popullin shqiptar. Besoj në bashkimin dhe hapjen e Partisë Demokratike, nëpërmjet afrimit të gjithë atyre, të cilët duan që ky vend të ecë përpara.
DW: Si e shikoni deri tani garën për drejtimin e PD?
Edith Harxhi: Kam hyrë në një garë jo të barabartë dhe jo transparente. Po garoj pa pasur listat e zgjedhësve, pasi ato i mban peng kryetari i partisë, që për fat të keq e ka kthyer PD në një sekt okult. Ndërkohë e kam ftuar kryetarin e partisë në një debat publik dhe e kam sfiduar gjithë këto ditë, për hir të vlerës të ballafaqimeve të programeve më të mira përballë zgjedhësve tanë. Por kjo kërkesë është refuzuar.
DW: A ka ndikim në anëtarësinë e PD, shpallja e liderit të saj historik, Sali Berisha, nga sekretari amerikan e shtetit, Antony Blinken, si “person i padëshëruar??
Edith Harxhi: Po, natyrisht që po. Kjo sepse z. Berisha ka një kontribut të madh në gjithë zhvillimet politike dhe shoqërore të këtyre 30 viteve si dhe në çështje të ndryshme kombëtare. Për këtë arsye anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike besoj se ndjehen shumë të tronditur./DW
Grida Duma, e cila në zgjedhjet e 25 Prillit, mori mandatin ...
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Nesër, me datë 13 qershor, Partia Demokratike pritet të mbaj...
Ish- Ministri i Drejtësisë në siglën e LSI, në Qeverinë Rama...
Partia Socialiste do të mbajë sot pasdite në orën 18.00 Kon...
Ish-Ministri i Financave Arben Malaj, ka reaguar në 30 vjeto...
Partia Socialiste bën sot 30 vjeç. Në këtë 30 vjetor, kryem...
Kandidati për kreu e PD, Agron Shehaj, ishte i ftuar mbrëmje...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet m...
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi...
Në media ka qarkulluar një lajm prej disa ditësh se ish-pres...
Gazetari Arian Çani ka pyetur mbrëmjen e sotme në mënyrë të ...
Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi, është e ftuar mb...
Maxhoranca parlamentare votoi pro shkarkimit të Ilir Metës n...
Prej rreth një muaji kandidatët për kryetarë të PD-së kanë n...
Të hënën në orën 21:00 starton emisioni “Raw Politics” në ek...
Analisti Plator Nesturi tha për Euronews Albania se dalja e ...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për media...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar p...
Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e Këshillit të S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...