web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në PD/ Harxhi: Berisha ka hyrë në lojë, i kam kërkuar të kthehet

11 Qershor 2021, 20:54, Politikë CNA

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar mbrëmjen e sotme për deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se mund të kandidojë sërish për kryetar të PD-së.

Harxhi tregoi se rikthimin në krye të PD-së ia ka kërkuar Berishës që në vitin 2014, ndërsa deklaroi se ish-kryeministri ka një fuqi të jashtëzakonshme te demokratët.

?Kam disa vite që ia kërkoj këtë gjë doktorit Arian. Që në 2014. Nga fotoja që pashë para nja dy orësh duket sikur kishte filluar fushatën. Dokrtori ka një fuqi të jashtëzakonshme te demokratët dhe kjo sepse ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD. Un kam shumë vite që i kërkoj të kthehet se duhet një dorë shumë e fortë në PD për ta ringritur. Unë besoj se mund ta ringrej?, u shpreh ajo në emisionin ?Zonë e Lirë?.

E pyetur nga Arian Çani se çfarë do ndodhë me të nëse humb zgjedhjet, demokratja deklaroi se do kandidojë sërish, por paralajmëroi se tashmë Berisha ka hyrë në lojë dhe Lulzim Basha nuk mund të qëndrojë për shumë kohë në krye të PD-së.

?Do kandidoj sërish në garë dhe nëse Basha merr një mandat të dytë unë besoj se shumë shpejt PD do shkojë sërish në zgjedhje për kryetar. Dhe Berisha ka hyrë në lojë tashmë?, theksoi Harxhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga