Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës që do të takohen të premten, do të njoftojnë për një plan për të dhuruar një miliardë doza vaksinash për COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njoftimi i zotit Johnson erdhi të enjten pasi Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se administrata e tij po dhuron 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, gjysmën e sasisë që do të japin të gjitha vendet e G-7-ës, për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, e cila po udhëton me presidentin na dërgoi këto hollësi.
Pas takimit të tij të nivelit të lartë me kryeministrin britanik Boris Johnson, mikpritës i samitit të G-7ës këtë vit, erdhi një njoftim i rëndësishëm nga Presidenti amerikan Joe Biden.
“Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza vaksinash Pfizer për COVID-19 për t’ua dhuruar gati 100 vendeve që kanë nevojë urgjente për të luftuar kundër kësaj pandemie”, tha presidenti.
200 milionë prej vaksinave Pfizer do të shpërndahen deri në fund të vitit 2021 dhe 300 milionë të tjera deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ato u shtohen 80 milionë vaksinave të premtuara tashmë nga SH.B.A. për t’u shpërndarë deri në fund të muajit.
“Dhurimi i vaksinave nga ana jonë nuk përfshin presion për favore ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha zoti Biden.
Duke njoftuar planet e tij për donacionin e vaksinave në prag të samitit të G-7ës, presidenti Biden po nxit grupin e vendeve të pasura të ndjekin shembullin e tij. Ai gjithashtu po hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara po mbajnë pa përdorur, shuma të mëdha vaksinash.
“Ai po përpiqet të sinjalizojë se Amerika nuk është e përqendruar vetëm tek vetja, gjë që mendoj se ka qenë një shqetësim i thellë jo vetëm në vitet e Trumpit por edhe gjatë pandemisë kur për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara nuk po i ndanin vaksinat me vendet e tjera. Mendoj se ai po vihet nën presion për ta bërë këtë dhe për të marrë një rol drejtues”, thotë Leslie Vinjamuri me organizatën Chatham House.
Disa orë pas njoftimit të Bidenit, kryeministri Johnson tha se Britania do të jepte të paktën 100 milionë doza vaksinash. Ai pret që G-7a të premtojë të dhurojë një miliard doza gjatë këtij samiti.
Kompania Pfizer bën vaksina të prodhuara jo duke përdorur forma të dobësuara të virusit, por kodet gjenetike të patogjenit.
“Deri më tani, të dhënat tregojnë se vaksina jonë ka qënë e efektshme ndaj të gjitha llojeve ekzistuese të varianteve”, thotë Alber Bourla, drejtor ekzekutiv i kompanisë Pfizer.
Ndërsa aktivistët e përshëndetën planin e Bidenit, ata kërkojnë që vendet e pasura të bëjnë më shumë për të ndihmuar vaksinimin e botës, veçanërisht ato vende që kanë më shumë doza sesa u duhen.
?Ndërsa këto doza nuk ekzistojnë sot, dhe natyrisht, vendet kanë detyrimin që me të vërtetë të përshpejtojnë programet e vaksinimit të popullatave të tyre të brendshme, ata kanë kontrata blerjeje për më shumë doza sesa u nevojiten. Ata duhet të negociojnë tani, për t’i drejtuar këto teprica tek vendet në nevojë. Kjo është çështja urgjente për të cilën G-7a duhet të bjerë dakort”, thotë Tom Hart, drejtor ekzekutiv në detyrë i fushatës One.
Dozat do të shpërndahen përmes programit COVAX, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për ndarjen e vaksinave. Kjo do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë 3.5 miliardë dollarë, 2 miliardë dollarë prej të cilave do të paguhen me fondet e premtuara tashmë për programin COVAX./voa
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel më 15 qershor, analisti ...
Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislaci...
Një grup dypartiak senatorësh po diskuton një propozim të ri...
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 50...
G7, NATO, BE, Rusia, Kina: Katër samite në një javë. Perëndi...
Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij d...
Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe presidenti i Shtete...
Përpara takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani, Pr...
Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500...
Me qëllim arrestimin e një kritiku në mërgim, Bjellorusia bë...
Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot...
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronaviru...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e r...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Një person ka vdekur dhe 11 kanë rezultuar pozitivë me koron...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar, se Serbia d...
Udhëheqësit e grupit të kombeve të industrializuara G-7 tako...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...