Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Me qëllim arrestimin e një kritiku në mërgim, Bjellorusia bëri diçka që asnjë qeveri tjetër nuk e kishte bërë më parë, trilloi një situatë kërcënimi me bombë, si dhe përdori një avion ushtarak, për të detyruar një aeroplan civil që po fluturonte mbi hapësirën e saj ajrore, të ulej në kryeqytetin e vendit Minsk.
Në bordin e avionit, që ishte nisur nga Greqia për në Lituani ishte 26-vjeçari Raman Pratasevich, një aktivist dhe bloger. Me uljen e aeroplanit, gazetari u ndalua nga autoritetet.
Zoti Pratasevich ishte kryeredaktori i një kanali popullor të Telegramit, ?Nexta?, i cili shërben si një medium i fuqishëm për zërat opozitarë në Bjellorusi. Zoti Pratasevich ishte në kërkim në Bjellorusi. Ai ishte pjesë e një liste të dyshuarish për terrorizëm dhe akuzohej për nxitje të trazirave gjatë protestave të vitit të kaluar mbi zgjedhjet e debatueshme presidenciale.
Pas arrestimit të tij zoti Pratasevich u shfaq në televizionin shtetëror duke bërë komente të cilat sikurse u tha gjerësisht, ishin bërë nën presion. Familja e tij dhe grupet e të drejtave të njeriut treguan shenja e mavijosje të dukshme në pamjet filmike të transmetuara, dëshmi sipas tyre se ndaj gazetarit ishte ushtruar dhunë.
Incidenti ka shkaktuar një protestë globale. Qeveritë perëndimore kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione ndaj sektorëve kryesorë të ekonomisë bjelloruse dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar avionët e këtij vendi që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore evropiane.
Edhe pse një rast ekstrem, incidenti i Bjellorusisë nuk është i izoluar. Qeveritë autoritare vazhdojnë të gjejnë mënyra për të rrëmbyer apo edhe vrarë kritikë, gazetarë, aktivistë dhe figura të opozitës që jetojnë në mërgim.
Ngjarja më e tmerrshme ishte vrasja në vitit 2018 e gazetarit të ?Washington Post-it?, Jamal Khashoggi, në një konsullatë saudite në Stamboll. Në fillim të këtij viti administrata e Presidentit Joe Biden deklasifikoi një raport të zbulimit që dilte në përfundimin se Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman kishte miratuar operacionin në Turqi “për kapjen ose vrasjen e gazetarit saudit”.
Nate Schenkkan, drejtor mbi Strategjinë Kërkimore dhe bashkëautor i një raporti të Freedom House, që trajton rreziqet me të cilat përballen disidentët, thotë se qeveritë që ndjekin kritikët përtej juridiksioneve të tyre shkelin qartë ligjin ndërkombëtar.
?Vrasja e dikujt jashtë territorit të vendit pa gjyq është padyshim e paligjshme. Rrëmbimi i dikujt është tërësisht i paligjshëm, zhdukja e dikujt është e paligjshme dhe gjithashtu devijimi i një avioni komercial duke përdorur një avion luftarak, nuk ka asnjë diskutim se është një operacion krejtësisht i paligjshëm?, thotë ai për ?Zërin e Amerikës?.
“Rrëmbimi” ndërkufitar
Ankaraja ishte mjaft e zëshme lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi në Stamboll. Në nëntor të vitit të kaluar zhvilloi një proces gjyqësor në mungesë ndaj rreth njëzet agjentëve sauditë, të cilët sipas autoriteteve turke dyshoheshin të ishin përfshirë në vrasjen e tij.
Por Turqia bashkohet me Bjellorusinë, Vietnamin, Taxhikistanin dhe Iranin me përpjekjet e saj për të risjellë me detyrim në vend individë të larguar nga frika e përndjekjes.
Në mars të 2018, zbulimi turk rrëmbeu gjashtë shtetas turq që jetonin në Kosovë. Ata u dërguan në vendin e tyre për t’u përballur me akuzat për terrorizm për shkak lidhjeve të dyshuara me një lëvizje të udhëhequr nga kleriku turk Fethullah Gulen i cili jeton në SHBA dhe që është shpallur si terrorist nga Turqia. Zoti Gulen akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjeve të dështuara për grush shteti në vitin 2016, akuzë që ai e ka hedhur poshtë.
“Kudo që ata mund të shkojnë ne do t’i kapim dhe do t’i sjellim këtu“, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rreth operacionit.
Zoti Schenkkan, i organizatës ?Freedom House?, thotë se Kosova bashkëpunoi me Turqinë duke u revokuar lejet e qëndrimit “për arsye të lidhura me sigurinë kombëtare”.
?Ekziston një lloj procesi juridik i trilluar. Them i trilluar, sepse këtyre njerëzve nuk u dha asnjë mundësi për të parë bazën mbi të cilën po u hiqej e leja e qëndrimit në atë vend. Atyre nuk iu dha asnjë mundësi për këshillim apo avokatë që mund t?i ndihmonin në kundërshtimin e këtij vendimi?, shton ai.
Më vonë kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin e brendshëm të vendit dhe kreun e shërbimit sekret për mosinformim të tij në lidhje me arrestimet, sikurse raportoi agjencia e lajmeve ?Reuters? në vitin 2018.
Kohët e fundit, media shtetërore turke publikoi foto ku shfaqej me pranga nipi i Fethullah Gylenit, Selahaddin Gulen. Ai u riatdhesua me forcë nga një vend i huaj emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ata që detyrohen të kthehen shpesh përballen me burgim ose dënim me vdekje.
Për të siguruar ekstradimin e një personi, në disa raste, autoritetet e paraqesin atë si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Gazetari disident Ruhollah Zam kishte fituar azil politik në Francë, ku drejtonte ?Amad News?, në kanalin e njohur ?Telegram?. Irani tha se faqja e internetit kishte nxitur protesta të përhapura në 2017 dhe 2018.
Në vitin 2019, zoti Zam u josh që të shkonte në Irak me premtimin se do bënte një intervistë me një zyrtar të nivelit të lartë. Por agjentët iranianë e rrëmbyen dhe autoritetet ngritën akuza të shumta kundër gazetarit, përfshirë bashkëpunimin me zbulimet e huaja dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Ai u ekzekutua në muajin dhjetor.
Rasti i zotit Zam u citua në një rezolutë dypalëshe të miratuar nga ligjvënësit amerikanë muajin e kaluar ku thuhej se gazetari u akuzua për “përhapje të korrupsionit në tokë” për shkak të raportimeve të tij.
Në disa raste, gazetarë, blogerë dhe aktivistë janë rrëmbyer në rrugë dhe janë kthyer me forcë në vend.
Truong Duy Nha, i cili ka shkruar blogje për shërbimin në gjuhën vietnameze të ?Radios Evropa e Lirë?, një organizatë simotër e ?Zërit të Amerikës?, u largua nga Vietnami në dhjetor 2018 për në Tajlandë, ku kishte kërkuar azil nëpërmjet programit për refugjatët të OKB-së.
Disa javë më vonë ai u rrëmbye pranë një qendre tregtare në kryeqytetin e Bangkokut dhe u dërgua përsëri në Vietnam, sipas vajzës së tij Doan Truong, e cila ndodhet në Kanada.
Në mars të vitit 2020, ndaj Truong Duy Nha-t u zhvillua një proces gjyqësor në Hanoi dhe ai u dënua me 10 vjet burg për mashtrim të publikut ndërsa punonte për një media që drejtohej nga shteti.
Vajza e gazetarit i tha ?Zërit të Amerikës? se ai po bën punë të detyruar dhe se për shkak të kufizimeve të COVID-19, autoritetet nuk i kanë lënë anëtarët e familjes dhe miqtë e tij ta vizitojnë për muaj me radhë.
?Babait tim i kërkohet të punojë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, me një orë pushim dreke, pesë ditë në javë. Puna e tij përfshin thurje shportash?, thotë zonja Truong.
Të tjerë persona në mërgim janë joshur nga autoritetet e vendit të tyre me stimuj të ndryshëm, sikurse Sharofiddin Gadoev, një aktivist politik nga Taxhikistani, i cili kishte fituar azil politik në Holandë.
Zoti Gadoev tha se në vitin 2019 ishte ftuar në Moskë për të takuar një zyrtar të nivelit të lartë. Por ai kishte qenë një kurth.
“Në vend të takimit unë u rrëmbeva, u rraha dhe u dërgova me forcë në Taxhikistan“, tha ai. “Kur u arrestova në territorin e Federatës Ruse, nuk u zhvillua asnjë procedurë mbi ekstradimin tim. Ishte rrëmbim“, shprehej ai në një email drejtuar ?Zërit të Amerikës?.
Ai ia atribuon lirimin e tij përpjekjeve të qeverive evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke patur parasysh kërcënimet në rritje ndaj lirisë së shtypit në të gjithë botën, rezoluta paraqitur nga senatori republikan Marco Rubio dhe ai demokrat Bob Menendez, thekson “rëndësinë e një shtypi të pavarur për shëndetin e demokracisë dhe riafirmon lirinë e shtypit si përparësi të Shteteve të Bashkuara në mbështje të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes“./ VOA
Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot...
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronaviru...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e r...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Një person ka vdekur dhe 11 kanë rezultuar pozitivë me koron...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar, se Serbia d...
Udhëheqësit e grupit të kombeve të industrializuara G-7 tako...
Në fillim të muajit të kaluar, një anije mallrash që mbante ...
Procedura e Komisionit Evropian kundër Gjermanisë për shkelj...
Presidenti Joe Biden po shkon në Mbretërinë e Bashkuar dhe E...
Instituti Kombëtar Demokratik, tha të mërkurën se shumë akto...
Në grindjen për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me B...
Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryem...
Me një projekt një miliardë euro Ministria gjermane e Mjedis...
Shefja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, i bë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashing...
Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët t...
Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës p...
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot me shup...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...