web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+Video- Korça kthehet në Venecia/ Më në fund realizohet ëndrra e korçarëve

8 Qershor 2021, 12:07, Aktualitet CNA

Ka mjaftuar vetëm një rrebesh shi, dhe qyteti i Korçës është kthyer si Venecia.

Sikurse shikohet në fotot dhe videot më poshtë, rrugët dhe sheshi kryesor i qytetit janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Për shkak të nivelin të ujit janë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve.

Por, kjo nuk ka shumë rëndësi. Më në fund ëndërra e korçarëve është bërë realitet, dhe kjo falë Bashkisë së Korçës, dhe ?investimeve? të saj.

Tashmë korçarëve nuk iu duhen makinat, por mund të përdorin gondola, ashtu si në Venecia.

 





Lajmet e fundit nga