web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dashuria shqiptaro-kineze histori e vjetër”/ Yuri Kim lë pa fjalë komentuesin, ftesa që i bën

8 Qershor 2021, 07:18, Aktualitet CNA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me këngëtaren Ermira Babalia.

Ndërkohë, një komentues i është drejtuar duke e quajtur kineze, në foton e publikuar.

?Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër?, shkruan komentuesi.

Por, ambasadorja Kim e ka ftuar atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t?i treguar pse mendon se ajo është kineze.

?Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t?ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një ?Komb i Emigrantëve?, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam ?kineze?.

Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë?,-i është përgjigjur ambasadorja Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga