web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

80 mijë euro ofertë nga Ballkani, Brdaric i kthen përgjigje klubit kosovar

8 Qershor 2021, 12:09, Sport CNA

Tomas Brdariç ka refuzuar një ofertë mjaft të mirë nga Ballkani i Suharekës. Klubi i Superligës kosovare i jepte 80 mijë euro neto në sezon gjermanit, pa përfshirë këtu bonuset për çdo fitore në kampionat dhe Kupë, e gjithashtu trofetë që mund të merrte si trajner i Ballkanit, teksa shifra mund të shkonte 120 mijë euro në total.

Gjithsesi, pasi u mendua gjatë dhe e diskutoi këtë opsion me miqtë e tij, Brdariç zgjodhi të pranonte ofertën e Vllaznisë, që i jepte më pak se Ballkani, por ama në Shkodër do të vazhdonte një punë të nisur prej një viti dhe për më tepër kishte arritur një sukses jo të vogël.





Lajmet e fundit nga