web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungojnë golat te kombëtarja, situatën e merr në dorë Hamdi Salihi

8 Qershor 2021, 11:58, Sport CNA

Formacioni i Kombëtares do të vendoset sot, pasi lojtarët të zgjohen në mëngjes dhe të ?raportojnë? për gjendjen e tyre fizike. Edhe dje, në stërvitjen e fundit në Çeki para miqësores që starton sot në 20:15, trajneri Reja ka përzier kartat duke mos lënë shumë të kuptohet se cilët do të jenë titullarët. Kjo, edhe nga pikëpyetjet mbi gjendjen fizike të atyre që kanë bërë 90 minuta ndaj Uellsit.

GOLAT ? Disa ditë më parë, ishte Ervin Bulku që plotësoi numrin e lojtarëve (19 pa përfshirë portierët) në stërvitje ndërsa dje, trajneri Reja aktivizoi ndihmësin tjetër, Hamdi Salihin. Ish-bomberi shkodran u thërrit në apel. Si për të dhënë leksione goli për lojtarët, të cilët në skuadrat e tyre kanë pasur sezone shumë pozitive, por Shqipëria e ka të vështirë të shkojë përpara dhe të gjejë kuadratin.





Lajmet e fundit nga