web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD, padi boshe në KAS/ Bie masakra zgjedhore, selia blu del blof

7 Qershor 2021, 13:28, Politikë CNA

PD i mbështeti pretendimet e veta në  kallëzime penale (në numër shumë të lartë), të paraqitura si ?prova? në mbështetje të kërkesave ankimore shumë pak denoncime administrative, që kryesisht konsistonin në foto dhe referenca nga burime mediatike, referenca apo ekstrakte nga burime shtetërore ose publike, dhe në akte nënligjore të Këshillit të Ministrave, Ministrit të Shëndetësisë dhe KQZ-së.

PD i shoqëroi kërkesat ankimore me kërkesat për marrjen e informacioneve apo të dhënave statistikore nga institucione të ndryshme. Informacionet nuk ishin kërkuar më parë nga ankuesi në kuadër të së drejtës së tij për informim, apo të së drejtës për të kërkuar dhe marrë provat drejtpërdrejt.

Paditë boshe të PD dhe arsyetimi i KAS

Në rrethin e provave të pranuara për shqyrtim në KAS, ishin grup dokumentash fotokopje, përfshirë fotot bashkëllidhur me një pjese të kallëzimeve penale. KAS-i i pranoi këto prova për shqyrtim për shkak se ato ose ishin marrë nga burime publike, ose për shkak se nuk u kontestuan nga asnjera nga palët e përfshira në proces.

Subjekti ankues depozitoi si prova në mbështetje të pretendimeve lista me kallëzime penale, drejtuar Prokurorisë SPAK dhe Prokurorive pranë Gjykatave së Shkallës së Parë.

 Kallëzimet penale të depozituara si prova nuk provojnë në asnjë rast ekzistencën apo vërtetësinë e fakteve apo ngjarjeve të përshkruara në to.

 Ato provojnë vetëm faktin se PD për zonën zgjedhore përkatëse ka depozituar së paku kallëzimet penale të depozituara si ?prova?.

Nga ana tjetër edhe numri i lartë i kallëzime nuk ka asnjë domethënie për KAS-in, sepse KAS-i nuk mund të dalë, në bazë të tij, as në konkluzionin se këto kallëzime janë shumë, as në konkluzionin se ato janë pak.

Në materialet kallëzuese të kallëzimeve penale që kanë për objekt kryerjen e punëve publike, theksohet se punimet kryhen kundrejt ?premtimit për të votuar në grup Partinë Socialiste?, por nuk tregohen prova që të mbështesin këtë pretendim.

Një numër i lartë kallëzimesh penale, kanë për objekt blerjen e votës, dhënien e ndihmave, dhënien ose premtimin për dhënien e përfitime nga skemat shtetërore, presionin ose kanosjen.

 Në asnjërin prej këtyre kallëzimeve penale nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin përkatës, por i kërkohet organeve të prokurorisë që të hetojnë dhe të gjejnë provat.

Mungesa e provave e bën të pamundur për KAS-in thellimin në analizën e ngjarjeve të referuara. Nga totali i ngjarjeve të referuara në këto kallëzime, KAS-i mund të verifikohet me mjetet e veta vetëm prova kallëzime të cilat administroheshin nga KQZ.

Lista e kallëzimeve penale përbëhej edhe nga ato që kishin për objekt ndërtime pa leje. Në asnjërin prej këtyre kallëzimeve penale nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin se veprimtaria e kundërligjshme ka lidhje me zgjedhjet.

Dosjet përmbanin kallëzime penale me objekt dhënien e lejeve të legalizimit dhe të dëshmive për drejtimin e automjeteve. Në kallëzime pretendohet se dokumentat zyrtare janë dhënë kundrejt premtimit për të votuar Partinë Socialiste, por nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin.

Lëshimi i lejeve të legalizimit apo dëshmive të aftësimit për automjet nuk është veprimtari e ndaluar në periudhë fushatash

 Dosjet përmbanin gjithashtu kallëzime penale me objekt punësimin e kundraligjshëm në fushatë. Në kallëzime pretendohet se punësimet janë kryer kundrejt premtimit për të votuar Partinë Socialiste, por nuk tregohen prova që të mbështesin pretendimin.

Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura (pika 3 e nenit 91 të KZ).

PD përdor rrjetet sociale si prova

Subjekti ankues në disa qarqe kishte përfshirë në listën e provave edhe foto nga llogaria në Facebook e kandidatëve të PS.

 Dhënia e të mirave materiale për zgjedhësit me qëllimin për të votuar në një mënyrë të caktuar përbën korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënohet sipas nenit 328 të Kodit Penal, ndërkohë që dhënia e të mirave materiale nga deputeti në ushtrim të mandatit të tij jashtë periudhës së fushatës nuk ka asnjë domethënie as për zgjedhjet, as për organet e ndjekjes penale. Subjekti ankues nuk kish bërë kallëzim penal për këto raste.

Subjekti ankues ngriti pretendime kundrejt urdhërit nr.219, datë 19.04.2021 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia? si një ?vendim që pengoi efektivisht 500 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi për të ushtruar të drejtën e votës?.

Vetë-izolimi i personave që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë është një masë që është marrë në mënyrë të përsëritur që nga koha e nisjes së pandemisë dhe ka qenë e lidhur me statistikat e sëmundshmërisë dhe pritshmëritë nga ngjarje të caktuara.

 Urdhëri nr.219, datë 19.04.2021 është kontestuar pa sukses në rrugë ligjore në gjykatën administrative të shkallës së parë Tianë dhe në gjykatën administrative të Apelit nga një subjekt tjetër zgjedhor. Subjekti ankues nuk ka shfrytëzuar mjetet ligjore për kontestimin e tij. Për këtë arsye, ligjëshmëria e urdhërit nuk mund të vihet në diskutim. Efektet e një urdhëri të ligjshëm nuk mund të formojnë shkelje. Pa shkelje nuk ka pavlefshmëri.

Një pretendim i veçantë ka lidhje me numrin anomalisht të lartë të votave të pavlefshme.

Ky numër nuk mund të konsiderohet anomalisht i lartë, sepse mungon baza krahasuese.

Subjekti ankues nuk paraqiti asnjë fakt që të provonte lidhjen shkakësore midis vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përmbajtjen e fletës së votimit dhe numrit të lartë të fletëve të pavlefshme. Deklarata e Komsionerit nuk e nxjerr këtë lidhje.

Subjekti ankues ka përfshirë në ankime një numër provash që bëjnë fjalë për individë të aluduar me rekorde të tmerrshme kriminale, të cilët janë të lidhur me interesa biznesi me shumicën qeverisëse dhe që janë përfshirë ?si eksponentë që kontribuonin në këtë fushatë edhe për shkak të përfitimeve që kanë marrë nga PS?.

Faktet e referuara në provat e depozituara dhe në shtjellimin e kërkesës ankimore nuk krijojnë lidhje faktike dhe llogjike me shkelje të Kodit Zgjedhor dhe nuk provojnë kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Subjekti ankues pretendoi se materiali shpjegues me statistikat e kontrollit të kryqëzuar të të dhënave PEI dhe dëshmia e Nënkomisioneres Shtetërore të Zgjedhjeve provojnë se ka pasur parregullsi në administrimin e pajisjeve, të cilat kanë lidhje me regjistrimin  e një gjurme daktiloskopike për më shumë se një identitet zgjedhësi.

Mbi bazën e informacionit të përftuar nga materiali i servirur mund të ngrihen vetëm hipoteza për sjelljen e zgjedhësve të evidentuar por nuk mund të krijohet bindja për shkelje të provuara, aq më tepër për votim të dyfishtë.

Nga palët në proces u argumentua se materiali i servirur provon se administrimi i procesit nga operatorët ka qenë i parregullt. KAS-i çmon se ky pretendim nuk ka lidhje me pretendimin për votim të shumëfishtë për të cilin ishte kërkuar marrja e provës. Ky material dhe stadi aktual i hetimit administrativ të KQZ-së nuk e provon pretendimin për votim të shumëfishtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga