Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Situata kriminale në vendin tonë duket mjaft e rëndë. Shqipëria po tronditet nga vrasjet e njëpasnjëshme nga jugu në veri të vendit, ku vetëm në një muaj janë regjistuar 10 vrasje.
Mbrëmjen e kaluar në Ksamil ka mbetur i vrarë me armë zjarri biznesmeni Gramoz Memaj, 40 vjeç nga Tepelena.
Memaj është qëlluar pranë banesës së tij, pasi ka parkuar automjetin. Autorët e kanë pritur viktimën të parkonte makinën dhe pasi ka dalë kanë qëlluar me pistoletë mbi të dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.(Lexo ketu)
Po ashtu një ditë më parë, në media u raportua për një tjetër krim tronditës, në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën e tij.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm dje.
Shtetasi me iniciale F. V. dyshohet se ka vrarë motrën e tij D.V. 58 vjeçe. Kjo e fundit ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania, pasi prej vitesh ishte emigrante.
Vrasja e 58-vjeçares nga vëllai i saj dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti mbi pronësinë e shtëpisë.(Lexo ketu)
Në datë 4 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale trondit kryeqytetin, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur edhe ish-prokurori Adriatik Camaj, tashmë me profesion avokat.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës të së premtes, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku u ekzekutua Kudret Saliaj nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari.(Lexo ketu)
Në datën 3 qershor, Vlora u trondit në mesnatë nga një atentat. Viktimë mbeti Shkëlzen Velaj, vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj.
43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t?u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi.(Lexo ketu)
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç.
Në datë 1 qershor u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Tepelenës pikërisht në lagjjen ?15 Shtatori?.
Biznesmeni Çajup Selimi mbylli biznesin e tij rreth orës 21 të mbrëmjes, një biznes i vendosur në qendër të qytetit të Tepelenës dhe ka mbërritur në banesën e tij rreth orës 21:15 minuta. Ai është ekzekutuar me dy plumba njëri në kokë dhe tjetri në trup.(Lexo ketu)
Në 29 maj është bërë një atentat ndaj Edison Begajt, në hyrje të banesës së tij, i cili përfundoi i plagosur në pjesën e këmbëve. 38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”. Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip “Jeep” që posedohej nga shtetasi Edison Begaj.(Lexo ketu)
Në 28 maj, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale tronditi Shkodrën, ku shtetasi Mark Kodra 47 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Emiljano Ndou 25-vjeç. Pas konfliktit 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur. (Lexo ketu)
Më 21 maj u ekzekutua po në Vlorë, Delon Troqe, i sapo kthyer nga Spanja. Një krim që tronditi qytetin bregdetar, i cili nuk po gjen qetësi këtë periudhë të nisjes së sezonit turistik, duke shtuar kështu edhe vrasjen e ndodhur një ditë më parë atë të Shkëlzen Velajt. (Lexo ketu)
Me 11 maj në Elbasan, në një atentat mafioz u ekzekutua Everest Cakaj, i cili po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten. Vrasësi i ngriti pritën duke iu afruar makinës qëlluar për vdekje Cakajn dhe plagosën dhe bashkëshorten e të ndjerit.
Lidhjet familjare me disa persona të përfshirë në vrasje të bujshme në Elbasan nxisin dyshimin se ekzekutimi i Çakës të mund të jetë bërë për hakmarrje.(Lexo ketu)
Më 10 maj në Vlorë u vra Bledar Birçaj.(Lexo ketu)
Në mes të ditës me diell atentatorët të maskuar, tejet profesionistë qëlluan në drejtim të makinës ku po udhëtonte Birçaj, duke e vrarë në vend dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë./CNA.al
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga gjendja e dy të plagos...
Në konfliktin me 4 viktima dhe 2 të plagosur që ndodhi mbrëm...
“Më kanë vrarë djemtë”. Një pohim tragjik, që sikur do të bi...
Të shtëna armësh kanë tronditur mëngjesin e sotëm Velipojën....
Atentati i mëngjesit të sotëm shënoi katër të vrarë në Velip...
Katër persona mbetën të vrarë mëngjesin e sotëm nga shkëmbim...
Një sasi prej 17 kilogramësh heroinë është kapur në pikën ku...
Një person i mbytur, është gjetur pasditen e sotme pranë shë...
Një person është gjetur i pajetë pak minuta më parë në afërs...
Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme.Mësoh...
Zbulohet një skemë mashtrimi që lidhet me prodhimin e kripto...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzoh...
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi ...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në ...
Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë mbetet shqetësues...
Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, ...
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me ...
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rru...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik...
Një aksident i rëndë, ku si pasojë katër persona kanë humbur...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...