Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme, ku vjehrri vrau dhëndrin në një kohë që ky i fundit ishte në proces divorci me bashkëshorten, sociologu Zyhdi Dervishi analizoi sipas pikëpamjeve të tij institucionin e familjes në ditët e sotme në Shqipëri. Ai tha se në kohë më të hershme e deri para 30 vitesh, familja ka qenë struktura bazë shoqërore për shqiptarët.
?Familja ka qenë kryekështjella e shoqërisë shqiptare. Mirëpo, kjo kështjellë është tronditur rëndë, sidomos 30 vitet e fundit?, u shpreh z. Dervishi.
Ai tha se për çështjen e krimeve brenda familjes nevojitet një studim kompleks, mbarëkombëtar, për të nxjerrë përfundime të sakta për çdo krahinë. Pas këtij studimi, z. Dervishi propozon që të bëhet një strategji se si mund të pakësohet krimi në familje.
Sociologu foli edhe për rritjen e numrit të divorceve në vend, ku tha se në vendin tonë, çiftet shkojnë drejt divorcit për shkak se martohen pa u njohur mirë dhe thellësisht me njëri tjetrin, akoma edhe në rastet kur nuk kanë një ndërmjetësues në njohjen e tyre.
?Fakti që është rritur shumë numri i divorceve do të thotë se çiftet shqiptare kanë shumë probleme. Shpesh, martesat bëhen midis të panjohurve. Në këtë dinamikë që ka jeta, të rinjtë kanë më pak mundësi për ta njohur njëri tjetrin dhe të rinjtë kanë shumë anë të errëta. Një pjesë e të rinjve, mund të jenë të lidhura me struktura kriminale brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e divorceve përcaktohen nga fakti që martohen emigrantët shqiptarë që jetojnë për një kohë të gjatë jashtë, lidhja bëhet për arsye ekonomike, që vajza të ikë pasi nuk kanë punë këtu. Nuk ka një lidhje të shëndoshë pas një njohje të gjatë dhe të detajuar?, u shpreh sociologu Dervishi.
Zyhdi Dervishi bëri një retrospektivë në kohë, ku shpjegoi mënyrën se si bëheshin martesat në kohën kur institucioni ligjor në Shqipëri ishte kanuni. Ai tha se martesa ishte aleancë fisesh, ku të mençurit e fisit zgjidhnin se kush do të martohej me kë. Për z. Dervishi ajo mënyrë çonte në martesa të shëndetshme, pasi sipas tij, pjesëtarët e fisit e mendonin gjatë paraprakisht nëse një çift përshtatej me njëri tjetrin.
?Një martesë konsiderohej si aleancë fisesh. Në drejtim të përzgjedhjes së djemve dhe vajzave që shkonin me njëri tjetrin, të mençurit e fisit bënin një punë shumë të kujdesshëm parapërgatitore që të martonin djem dhe vajza që i afroheshin në shumë aspekte njëri tjetrit. Këto martesa ishin të qëndrueshme, bëheshin analiza shumë të detajuara?, u shpreh z. Dervishi.
Ai tha se ligji në ditët e sotme, sipas tij, nuk përfillet kur bëhet fjalë për çështje familjare. Ai shtoi disa mënyra që i konsideron efikase për të shmangur dhunën në familje, siç është ndërtimi i disa shtëpive që gratë që dhunohen të largohen nga bashkëshorti i tyre si edhe krijimi i mundësisë së punësimit për gratë e dhunuara./euronews
Me këtë fundjavë do të përjetojmë verë të vertetë.Kështu për...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një la...
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Orët me diell pritet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe t...
Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndiki...
Krahas rimëkëmbjes së turizmit, një tjetër lajm i mirë është...
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshm...
Ditën e nesërme në vend do të hyjnë në qarkullim masat ajror...
Fshati Zhapokikë në Memaliaj prej më shumë se shtatë dekadas...
Aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra do të...
Reforma e pensioneve, e aplikuar pas vitit 2015, ka sjellë n...
Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” kanë nisur s...
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat u prezan...
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar ...
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka uruar festën e 1 Qershori...
Sipas MeteoAlb paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten në ndik...
Nga nesër vendi jonë do të përballet me lehtësim të masave a...
Në një periudhë normale, në fund të çdo muaji qytetarët paji...
Për javën që presim përpara vendi ynë futet në stinën e verë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...