Facebook vendos pezullimin e llogarisë së Donald Trump për dy vjet
Gjiganti i mediave sociale Facebook ka njoftuar se po pezull...
Qeveria e Kosovës po planifikon të mbyllë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por nuk ka vendosur një plan të ri se si do të vazhdojë privatizimin dhe çështjet të cilat dalin nga ky proces.
Në qeveri, thonë se këto çështje do t?i takojnë bordit të AKP-së, i cili pritet të emërohet së shpejti nga qeveria.
Kuvendi i Kosovës, më 27 maj ka shkarkuar bordin e AKP-së dhe ka kërkuar nga qeveria që të propozojë përbërjen e re të anëtarëve të bordit.
Shkarkimi i bordit të AKP-së ka qenë hapi i parë drejt shuarjes së AKP-së, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
?Bordi i ri AKP-së, i përbërë nga anëtarë profesionistë që qeveria do t?ia propozojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të përmbyllë çështjet e nevojshme për shuarjen e AKP-së?, tha Kryeziu.
Ai tha se ky bord do të vendosë se si do të trajtohen çështjet e mbetura në këtë agjenci.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur është shkarkuar bordi i AKP-së, kryeministri Albin Kurti ka thënë se AKP-ja duhet të shuhet se duhet të ndërtohet Fondi Sovran. Por, në planprogramin e qeverisë, nuk jepen detaje se çfarë funksioni do të ketë ky Fond Sovran.
Ajo çfarë dihet deri më tani për këtë Fond Sovran, siç janë deklaruar në Qeverinë e Kosovës, është që ai do t?i marrë nën pronësi asetet (pronat, pasuritë) strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së tyre.
Shuarja e AKP-së proces kompleks
Shuarja e AKP-së ka ngritur dilema të shumta në publik. Fakti se janë edhe shumë prona të paprivatizuara dhe shumë procese gjyqësore që lidhen me AKP-në, ka krijuar paqartësi rreth vazhdimit të procesit të shuarjes së kësaj agjencie.
Në procesin e privatizimit, janë të paprivatizuara edhe rreth 2,000 prona shtetërore. Ndërkaq, nga 3.951 asete të identifikuara për privatizim, deri më tani janë privatizuar 2065 prej tyre. Këto asete në 116 valë të privatizimit janë shitur në vlerë prej rreth 760 milionë euro.
Gjatë procesit të privatizimit, sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, rreth 25 mijë lëndë janë në procese gjyqësore, prej të cilave 20 mijë lëndë trajtohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, që kanë të bëjnë me konteste që lidhen direkt me asetet e ndërmarrjeve shoqërore dhe punën e AKP-së.
Gjithashtu, pranë gjykatave të rregullta të Republikës së Kosovës ekzistojnë 5 mijë lëndë të cilat janë iniciuar nga AKP-ja për interes të ndërmarrjeve shoqërore. Në këto konteste, AKP-ja si përfaqësuese e ndërmarrjeve shoqërore, është si palë paditëse.
Limani: Nuk mund të shuhet AKP-ja pa u privatizuar astetet
Profesori i ekonomisë Musa Limani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se mënyra se si i është qasur qeveria AKP-së është e gabuar dhe nuk do të jep ndonjë efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik.
Ai thotë se nuk mund të shuhet AKP-ja, derisa nuk shiten të gjitha astetet e ndërmarrjeve shoqërore dhe të dihet pronari i saktë i këtyre ndërmarrjeve.
?Pajtohem plotësisht që qeveria duhet të marr në mbikëqyrje procesin e privatizimit dhe po ashtu edhe mjetet që fitohen nga ky proces. Por, është një çështje komplekse. Nuk duhet të ngutet. Sa kam unë informacione, kërkesat e kreditorëve janë mbi 2 miliardë euro. Nuk janë paguar ende 20 përqindëshi i punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara, që iu kanë takuar me ligj, po ashtu ka asete të paprivatizuara?, thotë Limani.
Qeveria e Kosovës duhet të ndalë keqpërdorimet dhe abuzimet në AKP, thotë Limani dhe në këtë mënyrë ta vë në binar procesin e privatizimit.
Për të gjitha këto procese gjyqësore dhe astetet e paprivatziuara, duhet të gjendet një formë se si do të trajtohen, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
?Ne mendojmë se duhet të ketë debat gjithëpërfshirës. Nuk është thjesht një vendim që duhet të merret nga Qeveria apo Kuvendi. Në këtë debat duhet të diskutohen temat për mënyrën e trajtimit të pretendimeve kreditore. Të dihet se pas mbylljes së një agjencie të tillë, kush do t?i merr përsipër kryerjen e funksioneve që aktualisht kryen AKP-ja. Cilat do të ishin kompetencat e kësaj trupe të re, cilat do të ishin strukturat e saj, kujt do t?i jepte llogari një trup i ri, i cili do ta trashëgonte AKP-në?, thotë Zeka.
Shuarja e AKP-së, e cila sipas Qeverisë së Kosovës do të shuhet në vitin e ardhshëm, sipas Zekës është çështje shumë komplekse. Ai thotë se nuk duhet të trajtohet në mënyrë të thjeshtë dhe me vendime të shpejta, pasi që mund të vendosin barrë më të madhe në shtetin e Kosovës.
?Duhet të rritet dinamizmi i transformimit të aseteve shoqërore në pronësi private, meqenëse kjo stërzgjatje e këtij procesi, është i kushtueshëm edhe në aspektin financiar. Pasi që ka një numër të madh të ndërmarrjeve që janë në pronësi shtetërore, është me rëndësi që ky proces të përfundojë sa më shpejt, ashtu që këto asete shoqërore të vihen në shërbim të zhvillimit ekonomik?, thotë Zeka. REL
Gjiganti i mediave sociale Facebook ka njoftuar se po pezull...
Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanuskaja ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të prem...
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, tha të premten në Pr...
Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një vik...
Ministrat e Financave të 7 vendeve më të industrializura të ...
Izraeli kaloi edhe një pengesë të tjetër në drejtim të kriji...
Ekspertët thonë se shpallja e luftës kundër korrupsionit si ...
Një sasi rekord kokaine është kapur në Itali, gjatë një oper...
Për vite me radhë nivelit i gazit të dëmshëm dioksidi i azot...
Zyrtarë të lartë të administratës Biden njoftuan se të enjte...
Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinav...
Greqia është goditur sërish nga një tjetër tërmet me magnitu...
Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Ka...
Refugjatët në Gjermani ankohen se telefonat e tyre celularë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të en...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thi...
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Th...
Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ide...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...