Putin u kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollar
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të prem...
Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanuskaja u tha përfaqësuesve të mediave të premten në Varshavë se blogeri i ndaluar, Raman Prataseviç është torturuar nga autoritetet bjelloruse për të bërë deklaratën e tij të fundit të rrëfimit me video, e cila u transmetua të mërkurën mbrëma.
“Të gjitha videot e tilla bëhen nën presion,” u tha Tsikhanuskaja gazetarëve. Ajo vuri në dukje se qëllimi i të gjithë të burgosurve politikë ishte të mbijetonin dhe se “përmes përdorimit të dhunës ju mund ta bëni një person të thotë çfarë të doni”.
Cilës video i referohet Tsikhanuskaja?
Tsikhanuskaja i kërkoi komunitetit ndërkombëtar ta shpërfillë të gjithë përmbajtjen e”rrëfimit”90-minutësh që Raman Prataseviçi bëri në kanalin televiziv shtetëror bjellorus ONT, të mërkurën në mbrëmje.
Në video, ai bën akuza të ndryshme kundër figurave të tjera të opozitës me një zë të pashtruar dhe shpreh admirim për diktatorin bjellorus Aleksander Lukashenko.
Anna Krasulina, një zëdhënëse e Tsikhanuskajas, i tha agjencisë së lajmeve AP se Prataseviçi duhet të konsiderohet peng. “Ai i bëri deklaratat e tij nën presion të ashpër fizik dhe psikologjik dhe, ndoshta nën drogë,” tha ajo.
Natalia Prataseviçi, 46 vjeç, nëna e blogerit të ndaluar që jeton në Poloni, i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa, “Unë nuk mund t’i përfytyroj metodat e torturës – si psikologjike ashtu edhe fizike – të cilave po u nënshtrohet djali im në këtë moment,” dhe shtoi, “ti ndoshta nuk mund të vuash një torturë më të madhe si nënë”.
Si kanë reaguar zyrtarët evropianë?
Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert i quajti deklaratat e imponuara të Prataseviçit që u transmetuan në televizionin shtetëror të Bjellorusisë “të turpshme dhe të papranueshme”.
“Kjo është e turpshme për transmetuesin që e transmetoi atë dhe për udhëheqjen bjelloruse, e cila tregon edhe një herë shpërfilljen e saj të plotë për demokracinë dhe – me të vërtetë, duhet ta thuash këtë – mungesën e respektit për njerëzimin,” tha Seibert.
Ministri i Jashtëm Britanik, Dominic Raab gjithashtu e dënoi videon dhe përdori Twitter për të kërkuar llogari për ata që janë përgjegjës.
Si po reagon BE ndaj situatës së vazhdueshme në Bjellorusi?
Të premten, BE bëri një veprim përfundimtar për ta ndaluar Belavia-n, shoqërinë ajrore shtetërorë bjelloruse, që të ulet në aeroportet evropiane dhe të ndalojë linjat ajrore evropiane të fluturojnë mbi Bjellorusin.
Rregullat e reja janë vendosur të hyjnë në fuqi në mesnatën e së premtes, me kusht që të mos ketë kundërshtime nga vendet anëtare. Tre diplomatë i thanë agjencisë Reuters se kundërshtim nuk pritej nga askush.
Veprimi vendimtar nga BE vjen më pak se dy javë pasi qeveria bjelloruse përdori pretekstin e një kërcënimi me bombë për të ngritur në ajër një avion luftarak MiG dhe për të devijuar një fluturim të
Ryanair me destinacion Vilniusin nga Athina, për të ndaluar blogerin dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega./ DW
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të prem...
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, tha të premten në Pr...
Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një vik...
Ministrat e Financave të 7 vendeve më të industrializura të ...
Izraeli kaloi edhe një pengesë të tjetër në drejtim të kriji...
Ekspertët thonë se shpallja e luftës kundër korrupsionit si ...
Një sasi rekord kokaine është kapur në Itali, gjatë një oper...
Për vite me radhë nivelit i gazit të dëmshëm dioksidi i azot...
Zyrtarë të lartë të administratës Biden njoftuan se të enjte...
Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinav...
Greqia është goditur sërish nga një tjetër tërmet me magnitu...
Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Ka...
Refugjatët në Gjermani ankohen se telefonat e tyre celularë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të en...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thi...
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Th...
Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ide...
Opozita demokratike Bjelloruse dhe disa qeveri perëndimore b...
Kisha Katolike po ndryshon legjislacionin e saj duke e bërë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...