Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe shtatë raste të reja
Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një vik...
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, tha të premten në Prishtinë, se Greqia është e interesuar të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Kosovën, ndërsa theksoi se vendi tij do të ndjek një qasje konstruktive kundrejt statusit të saj politik.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka pranuar pasaportat e saj dhe ka lejuar hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë.
?Ju e dini mirë që Greqia ndjek një qasje konstruktive në lidhje me Kosovën në përputhje me qasjen neutrale të Bashkimit Evropian ndaj statusit të saj?, tha ai duke nënvizuar se dy vendet kanë bashkëpunim të mirë nëpërmjet zyrave për çështje ekonomike.
Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se me ministrin grek janë pajtuar që në të ardhmen të avancohet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë, nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në zyrë interesi në çështje jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha tjera si ato politike. Ajo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do të ishte ndihmesë thelbësore për qëndrueshmërinë e rajonit.
?Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të Bashkimit Evrpian dhe jashtë tij, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje?, tha ministrja Gërvalla.
Ministri Dendias, i cili takoi në Prishtinë udhëheqësit më të lartë të Kosovës, tha se Greqia mbështetë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ndërsa bëri thirrje për kujdes nga ndërhyrjet e fuqive tjera në rajon.
?Ne nuk duhet të lejojmë që fuqitë e tjera të dëmtojnë qëndrueshmërinë e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose duke u përpjekur të ndërhyjnë duke iu referuar lidhjeve kulturore, historike ose fetare. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së?, tha ai duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
?Ne mbështesim plotësisht vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Unë përfitoj nga kjo mundësi sot edhe një herë, t?u bëj thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që të arrihet një zgjidhje ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli për të stabilizuar gjithë rajonin, si dhe për ta sjellë rajonin pranë familjes së Bashkimit Evropian?, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen për herë të parë nga mesi i këtij muaji në Bruksel në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Në kuadër të përgatitjeve të këtij takimi Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguri i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd në përpjekje për përshpejtimin e procesit por edhe për të përçuar mesazhin e bashkërendimit transatlantik kundrejt bisedimeve ndërmjet dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Paralajmërimet për rifillimin e bisedimeve u përcollën me debate rreth disa dokumenteve joformale për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor që përfshijnë edhe ide për ndryshime kufijsh, të cilat janë kundërshtuar nga Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara./voa
Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një vik...
Ministrat e Financave të 7 vendeve më të industrializura të ...
Izraeli kaloi edhe një pengesë të tjetër në drejtim të kriji...
Ekspertët thonë se shpallja e luftës kundër korrupsionit si ...
Një sasi rekord kokaine është kapur në Itali, gjatë një oper...
Për vite me radhë nivelit i gazit të dëmshëm dioksidi i azot...
Zyrtarë të lartë të administratës Biden njoftuan se të enjte...
Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinav...
Greqia është goditur sërish nga një tjetër tërmet me magnitu...
Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Ka...
Refugjatët në Gjermani ankohen se telefonat e tyre celularë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të en...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thi...
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Th...
Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ide...
Opozita demokratike Bjelloruse dhe disa qeveri perëndimore b...
Kisha Katolike po ndryshon legjislacionin e saj duke e bërë ...
Çiftet e martuara kineze tash e tutje mund të lindin deri në...
Faza e çtensionimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi vazhdon, ed...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...