Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kreu i PD në detyrë Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat në Vorë, ka deklaruar se është i vetëdijshëm për një moment kritik në të cilën ndodhet sot Shqipëria dhe vendi.
?Jam i vetëdijshëm për dëshpërimin e mbarë shqiptarëve që prisnin ndryshimin me 25 prill, ju shoh po kështu se këtyre ndjesive që i kemi përjetuar gjithsecili e të gjithë bashkë po i lë vend edhe zemërimi i ligjshëm për këtë padrejtësi, zemërata e njerëzve që janë futur në një betejë me të drejtën dhe për të drejtën, zemëratë të cilën kam ardhur t?ju ftoj ta kthejmë në një fuqi goditëse, në një fuqi vendimmarrëse dhe për ta çuar deri në fund betejën e nisur së bashku?, ka thënë Basha.
Basha bën të tjerët përgjegjës për humbjen e 25 Prillit, ndërsa citon ?siç bëri ndokush duke shkelur mbi sakrificën, gjakun dhe djersën e demokratëve shiste shpirtin tek kundërshtari?.
Ndonëse nuk I përmend me emra Basha iu referrohet kritikëve, atyre që ia radhisin faktet e humbjes dhe dështimit.
?Nuk jam këtu për të bërë katalogun e kësaj masakre i cili është dokumentuar institucionalisht, i cili është qartësuar nga deklaratat paraprake të OSBE-ODHIR, por jam këtu për t?ju thënë që pavarësisht këtyre padrejtësive, pavarësisht prej kësaj masakre zgjedhore, ju demokratët e Vorës, të Bërxullës dhe të Prezës zgjodhët të qëndronit.
Nuk ju detyroi askush, mund të kishit vendosur edhe ju të largoheshit apo të mbylleshit në shtëpi apo akoma më keq, siç bëri ndokush duke shkelur mbi sakrificën, gjakun dhe djersën e demokratëve shiste shpirtin tek kundërshtari?, është shprehur Basha.
Deklarata e plotë në Vorë:
Këtu jam pas një turi të gjatë nga jugu në veri, e që do të vazhdojë sigurisht edhe me takimet e tjera, i cili më ka dhënë një mundësi që të jem pranë jush, siç ishim gjatë ditëve të fushatës.
Një fushatë e jashtëzakonshme sepse u bë nga njerëz të jashtëzakonshëm, u bë nga ju, u bë nga ne demokratët, të vetëdijshëm se kë kemi përball dhe çfarë kemi përballë, ne zgjodhëm prapë se prapë rrugën e vlerave dhe dolëm përballë makinerisë së shtetit të bërë njësh me partinë dhe partisë së bërë njësh me shtetin e të përzierë me paratë e ndyra të krimit dhe të oligarkisë, zgjodhëm të dilnim me njerëz të ndershëm në krah, me njerëz të kontributeve e të sakrificës historike në Partinë Demokratike, me intelektualë e profesionistë të sprovuar të cilët kanë dhënë e japin një kontribut të jashtëzakonshëm në formësimin e vizionit dhe programit tonë.
Sepse vëllezër dhe motra ne në asnjë moment gjatë kësaj fushate nuk hoqëm dorë vlerat tona, nga ato që na diferencojnë prej ditës së parë të lindjes me kundërshtarin tonë historik. Ne jemi këtu të gjithë së bashku rreth këtyre vlerave.
Ne na bashkon të gjithëve dëshira, vullneti por edhe besimi dhe bindja se kjo parti politike e lindur nga Lëvizja e Dhjetorit, ka një mision dhe një përgjegjësi mbi supe të cilën nuk mund ta tjetërsojë asnjë moment.
As momentet e mëdha të arritjeve tona të paarritshme nga kundërshtari që nga rrëzimi i komunizmit, sjellja e demokracisë, futja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, futja e Shqipërisë në NATO, heqja e vizave dhe zhvillimi ekonomik i vendit, të gjitha me vulën, punën dhe djersën e demokratëve dhe aq më pak momente të padrejtësive historike të cilët shumë prej jush themelues të nderuar e qëndrestarë të Partisë Demokratike i dini dhe i njihni fort mirë.
Ndaj, i vetëdijshëm për një moment kritik në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhet vendi, ndodhet demokracia, i vetëdijshëm për zhgënjimin, dëshpërimin e mbarë shqiptarëve që prisnin ndryshimin me 25 prill, ju shoh po kështu se këtyre ndjesive që i kemi përjetuar gjithsecili e të gjithë bashkë po i lë vend edhe zemërimi i ligjshëm për këtë padrejtësi, zemërata e njerëzve që janë futur në një betejë me të drejtën dhe për të drejtën, zemëratë të cilën kam ardhur t?ju ftoj ta kthejmë në një fuqi goditëse, në një fuqi vendimmarrëse dhe për ta çuar deri në fund betejën e nisur së bashku.
E dimë fare mirë në memorien tonë historike se kundërshtari ka përdorur nga të gjitha pozitat, qeverisjes apo të opozitës, hile, dredhi, padrejtësi. Kurrë nuk është derdhur barbaria në mënyrë kaq kapilare mbi demokratët e Vorës, Bërxullës dhe Prezës dhe të mbarë Shqipërisë si kësaj radhe.
E pra, nuk jam këtu për të bërë katalogun e kësaj masakre i cili është dokumentuar institucionalisht, i cili është qartësuar nga deklaratat paraprake të OSBE-ODHIR, por jam këtu për t?ju thënë që pavarësisht këtyre padrejtësive, pavarësisht prej kësaj masakre zgjedhore, ju demokratët e Vorës, të Bërxullës dhe të Prezës zgjodhët të qëndronit.
Nuk ju detyroi askush, mund të kishit vendosur edhe ju të largoheshit apo të mbylleshit në shtëpi apo akoma më keq, siç bëri ndokush duke shkelur mbi sakrificën, gjakun dhe djersën e demokratëve shiste shpirtin tek kundërshtari.
Por ju nuk jeni të tillë. Ndaj dhe 25 Prilli ndonëse na nxori përballë jo një kundërshtari politik por një armiku të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve nuk arriti të na gjunjëzonte, nuk arriti të na ulte kokat sepse ju zgjodhët të qëndronit dhe të bënit betejë dhe falë kësaj beteje, pavarësisht prej masakrës zgjedhore e cila është shumëfish më e madhe se gjithçka që Shqipëria ka përjetuar në 8 vite dredhi, padrejtësi, arrogancë, dhunë sistematike dhe shtet të rënë në duart e mafies në pushtet, ne dolëm më të fortë dhe më të mëdhenj.
Ne dolëm nga kjo betejë përsëri si forca e vetme morale dhe shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Sepse askush prej jush nuk iu përgjigj anti vlerave, krimeve zgjedhore, poshtërsive të kundërshtarit me të njëjtën monedhë.
Përkundrazi, ne zgjodhëm të shkojmë te qytetarët pikërisht si zgjidhësit e problemeve të tyre me zgjidhje të faktuara përmes realizmit, pra, vërtetësisë që buronte nga fakti që kishim më shumë se 4 vjet ku pranë tyre dhe me ta njohëm dhe prekëm hallet e çdokujt.
Këtu, në këtë bashki, shtëpi më shtëpi, në qytet e në fshatrat e kësaj zone, në sipërmarrjet e vogla dhe në ferma, sikundër anembanë Shqipërisë.
Partia Demokratike doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë, prej dy faktorëve kryesorë: së pari sepse ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, parti për shqiptarët dhe e shqiptarëve.
E ndaj shqiptarët na ndoqën, sepse e besuan dhe e besojnë se betejën e bëmë dhe do ta bëjmë për ta.
Prandaj nuk ka gëzim në kampin kundërshtar, sepse e di që nuk ka vjedhur thjesht fitoren tonë, por ka vjedhur aspiratën e shqiptarëve për ndryshim, ka tjetërsuar vullnetin dhe shpresën e tyre për ndryshim dhe se gjurmët e këtij krimi ndodhen kudo të shënuara, jo thjesht dhe vetëm në institucione, por në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve atyre që besuan dhe kërkuan ndryshimin.
Dhe së dyti, sepse pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj.
Bashkimi dhe vlerat janë dy faktorët që Partia Demokratike ka dalë nga të gjitha sfidat ballëlartë. Janë dy faktorët, sepse në 25 Prill në vend që të gjunjëzoheshim, në vend që të zvarriteshim, në vend që të përgjysmoheshim, dolëm të fortë, të bashkuar dhe të vendosur./CNA.al
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar edhe sot me takimet ele...
Kandidatja e “Grupit për PD”, Edith Harxhi, e cila garon për...
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme në orën 17:...
Në 13 qershor, Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet ...
Është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme të GJKKO-...
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami po r...
KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e Inspektori...
Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse deri tani një mbështetës i op...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, i...
Presidenti Ilir Meta ka shkelur 17 nene të Kushtetutës. Ky ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të fu...
Deputeti Ralf Gjoni ka komnetuar vendimin e SHBA, për shpall...
Një natë më parë, janë publikuar në mediam video të reja të ...
Italia feston sot 75-vjetorin e saj si Republikë. Në këtë di...
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotem Asamblenë K...
Ish sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka komentuar...
Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi i qu...
Kandidatja për kryetare të PD-së Edith Harxhi, ka folur për ...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka fol...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...