Nikoll Lesi zhgënjehet nga Meta/ Ironizon Ylli Manjani: Dekoratën e mori Vasili
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Presidenti Ilir Meta ka shkelur 17 nene të Kushtetutës. Ky ka qenë konkluzioni i Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentarë.
Pas një jave, me datë 9 Qershor, raporti do të hidhet për votim në Kuvend dhe më pas procedurat kalojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë, nëse do të shkarkohet apo jo Meta.
Presidenti është hetuar për deklaratat e lëshuara para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Komisioni ka analizuar të gjitha deklaratat e Metës, përgjatë kësaj periudhe kohore dhe përveç të tjerash ka arritur në përfundimin, se me thirrjet drejtuar qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore 2021 dhe në ditën e heshtjes zgjedhore Presidenti ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.
Përplasja e Metës me ambasadorët
Meta është hetuar edhe në lidhje me deklaratat e lëshuara kundrejt ndërkombëtarëve.
Përplasje më të ashpër Meta ka pasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Përballë diplomacisë dhe qetësisë së saj, është shfaqur një President që kërcënonte herë nga media dhe herë nga zyra e Presidencës.
Sipas Komisionit Hetimor Parlamentare, Meta në rolin e Presidentit të Republikës ka ndërmarrë sulme publike
kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë Ambasadores Yuri Kim, duke lëshuar akzua të rreme për ndërhyrje në punët e brendshme.
?Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.
Ajo duhet të kërkojë shkaqet e Elbasanit. Dhe ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Edi Ramën për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. SHBA do zgjedhje të lira. Ambasadorja është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo për Shqipërinë dhe Serbinë. Po të dojë ajo të vijë këtu me Edi Ramën dhe kë të dojë. Ambasadorja s?më merr dot mua në telefon për llogari të Edi Ramës dhe të më kërkojë mua të rikthej Dvoranin në KED?, ka thënë Meta në një emision televiziv, me 23 Prill 2021.
Në këto rrethana, sipas Komisionit Hetimor, ka arritur në përfundimin se Meta ka shkelur nenin 100 dhe 102 të Kushtetutës, duke vepruar në tejkalim të kompetencave të tij, të përcaktuara në nenin 92 të Kushtetutë dhe për pasojë duke shkelur kështu edhe nenin 88, paragrafi 3 të Kushtetutës.
17 nenet e Kushtetutës të shkeluara nga Meta
Në raportin e komisionit hetimor, pas renditjes së fakteve dhe analizimit të tyre, theksohet se me aktivitetin dhe deklaratat gjatë fushatës elektorale dhe ditës së heshtjes zgjedhore, Presidenti i Republikës ka kryer shkelje të Kushtetutës.
Komisioni hetimor në përfundim të hetimit në lidhje me pikën a) dhe b) të objektit arrin në konkluzionin se Presidenti i Republikës me aktet dhe qëndrimet e tij ka shkelur nenet: 2, 4, 7, 13, 18, 45, 88/3, 86/1, 89, 92, 94, 100, 102, 124,135,145 dhe 148 të Kushtetutës.
Të gjitha këto shkelje janë konsideruar nga Komisioni Hetimor Parlamentar, si shkelje të rënda të Kushtetutës, pasi vërtetohet nga aktet e administruara në këtë proces hetimor dhe arsyetohet se: për kryerjen akteve që përbëjnë shkelje të Kushtetutës, Presidenti nuk ka pasur asnjë qëllim të justifikuar; me këto shkelje.
Presidenti ka cenuar të drejtat e njeriut dhe marrëdhënien shoqërore dhe politike sensitive dhe të rëndësishme që mbrohen nga Kushtetuta, Kodi Penal dhe legjislacioni shqiptar në fuqi.
Presidenti ka kryer shkelje kushtetuese në mënyrë të përsëritur dhe aktet që përbëjnë shkelje kanë qenë konsistente.
Shkeljet kushtetuese të konsumuara nga Presidenti kanë patur ndikim negativ në funksionimin e shtetit dhe sferën sociale, politike dhe ekonominë e vendit.
Sjellja e Presidentit ndaj shkeljeve kushtetuese është në kundërshtim të hapur me përgjegjshmërinë, vetëpërmbajtjen, seriozitetin, maturinë dhe korrektësinë e qëndrimeve që duhet të shfaqë një përfaqësues i lartë shteti, që respekton parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, të cilit Kushtetuta i ka veshur atributet e përfaqësuesit të unitetit të popullit./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të fu...
Deputeti Ralf Gjoni ka komnetuar vendimin e SHBA, për shpall...
Një natë më parë, janë publikuar në mediam video të reja të ...
Italia feston sot 75-vjetorin e saj si Republikë. Në këtë di...
Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotem Asamblenë K...
Ish sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka komentuar...
Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi i qu...
Kandidatja për kryetare të PD-së Edith Harxhi, ka folur për ...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka fol...
Kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka vijuar takimet ...
“Mosmarrëveshjet e lindura mes Shqipërisë dhe Greqisë për de...
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi,...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka zhvilluar ditën...
Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ka zhvilluar so...
Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar Spartak Braho ka fo...
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i cili ka qenë ...
Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ka publikuar pa...
Deputeti i PS njëherësh edhe anëtar i Komisionit Hetimor, Sp...
Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Spartak Braho ka f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...