web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja e PD/ Lisandër Hoxha rendit problemet e brendshme që çuan opozitën në disfatë

31 Maj 2021, 16:22, Politikë CNA

Në zgjedhjet e 25 prillit Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha humbi, duke i dënuar demokratët edhe me katër vite të tjera në opozitë, ku i ka lënë ata të pa përfaqësuar në asnjë pushtet.

Për ish nënkryetarin e FRPD-së Lisandër Hoxha, PD sot duhet të ishte në nivelin e 66-67 mandateve parlamentare.

Më poshtë, Hoxha ka renditur tetë arsye, pse PD humbi në zgjedhjet e përgjithshme.

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës:

Me poshte kam renditur disa element te ‘masakres ndaj fitores’ qe iu be demokrateve nga Partia Demokratike. Shmangia e ketyre temave nuk e mbulon dot te verteten e hidhur. Une po rendis vetem disa prej problemeve tona te brendshme, pa u futur fare tek avantazhet e kundershtarit. Sot PD do te duhej te kishte minimalisht 66-67 mandate ne Parlament.

1- Parate e fushates u bene rrush dhe led wall!

E gjithe fushata u bazua ne prodhim videosh dhe reklamash sikur te ishim nje kompani e re qe po hyn ne treg dhe jo nje parti politike me 30 vite eksperience. Kjo mendesi e gabuar ka 8 vite qe prodhon gafa dhe kosto per PD. Disa shtabe zgjedhore u lane pa financime nga qendra, duke i detyruar te perballojne vete kostot e fushates. Fushata e unit la pa promovuar ekipin, duke e bere te gjithen nje ‘one man shoë’.

Kjo sigurisht qe ka ndikuar shume keq ne terren, duke promovuar nje model te njerut qeverises ne vend te nje ekipi per ndryshim. Kjo ishte ndoshta strategjia e gabuar kunder Rames, i cili e ka te gjithe fushaten te bazuar tek vetja. Nuk mund te luftojme Ramen me armen e tij me te forte sepse Basha nuk eshte njesoj me te dhe nuk e ka arme te forte ate qe ka Rama. Ky gabim i ka kushtuar shume vota Partise Demokratike.

2- Sistemi i çekimit te listave te votuesve kishte fiktivitet epik!

Mos rakordimi i shifrave ne diten e votimit me ate qe raportohej ne qender tregon qarte se drejtuesit politik kane punuar keq dhe kane patur seriozitet minimal ne fushate. Te fajesosh kundershtarin pasi ke humbur eshte shume me e lehte se sa te mbash pergjegjesi, por nuk duhet harruar se raportimet para 25 Prillit ishin premtuese.

3- Stafet e fushates nuk u harmonizuan dot me te deleguarit dhe me kandidatet!

Te deleguarit pa eksperience, te ardhur nga berthama virtuale dixhitale, kane patur rol koordinues ne fushate. Per fat te keq, nje pjese prej tyre nuk e kane kuptuar dot rolin ne fushate dhe per pasoje kane krijuar vakanca dhe vakume punesh ne territorin qe kane mbuluar. Kjo ka sjelle keqmenaxhim dhe moskoordinim te burimeve njerezore ne fushate. Edhe kandidatet e pa konsultuar me partine nuk paten impakt elektoral. Koha e shkurter nuk u dha mundesine te krijonin raport me strukturat, votuesit dhe nuk arriten te njohin territorin.  Kjo ka sjelle mos angazhim te disa elemeteve me peshe elektorale dhe ka ndikuar ne percaktimin e rezultatit final te zonave zgjedhore.

4- Te paret e qarqeve u miratuan shume vone!

Ata e filluan punen ne limitet e kohes dhe nuk paten mundesin te krijonin raport me deget e partise, duke harxhuar shume kohe te çmuar me prezantimin e tyre. Kjo i ka kushtuar Partise Demokratike shume shtrenjte, duke mos e konsoliduar raportin politik te tyre me zonat zgjedhore.

5- Lista e kandidateve per deputet nuk dha impaktin e pritur nga nje parti qe ka 8 vite ne opozite!

Listat e pakonsultuara me organet politike te PD kishin dy tipare: Se pari, nuk sollen efektin e vazhdimesise se betejave tona politike dhe krijuan nje efekt perçares sa kohe nuk u konsultuan me njeri. Kjo nuk solli frymen e pritur ne terren dhe ka ndikuar per keq duke ulur ndjeshem numrin e atyre qe mund te angazhoheshin ne fushate. Se dyti, deputetet e rinj qe nuk vinin nga bota politike apo jeta partiake nuk paten kohe as te mesonin si behet fushata dhe as te shprehnin individualizmat e tyre. Kjo, pasi u mbajten te fshehur nga publiku dhe nuk u afruan ne aksionet tona politike qe te mund te pranoheshin me mire nga strukturat. Impakti i dobet e tyre dhe mungesa e eksperiences beri qe PD te mos kishte ndikimin e pritshem elektoral ne zonat zgjedhore. Mungesa e kohes beri qe kandidatet te mos kishin raport me votuesit, duke i bere ata te larget dhe te pa aksesueshem per ta.

6- Mekanizmi reagues ndaj emergjencave te fushates doli jashte kontrollit!

Informacioni i marre nga terreni nenvleresohej deri 10 diteshin e fundit. Me qindra informacione nuk u trajtuan sepse mekanizmi reagues ishte i ndertuar keq. Deri ne fund te fushates zgjedhore mund te themi se kemi patur 30 ditet me te qeta ne 30 vitet e fundit, perjashto ngjarjen e rende ne Elbasan dhe Kavaje. Kjo tregon qarte se disa nga te paret e qarqeve po flinin mbi re dhe nuk e kuptonin dot realitetin e zonave qe kane mbuluar. Kjo i ka kushtuar shume shtrenjte Partise Demokratike.

7- Kriza e prodhuar nga komisioni Marku-Ruli nuk gjeti kurre zgjidhje, duke lene shume eksponent me ndikim ne periferi te betejes zgjedhore.

Papergjegjshmeria e produktit te komisionit beri qe shume prej elementeve kyç te aksioneve tona politike te ndiheshin te zhveleresuar dhe te perdorur nga Lulzim Basha. Kjo beri qe shume element lokal besnik te PD te ndiheshin te huaj perballe nje fryme arrogante qe percillej nga qendra ne zonat zgjedhore nga te deleguarit anonim dhe format OJQ qe zbarkonin si shefa ne zonat zgjedhore. Gabimet trashanike te listes se miratuar nga Komisioni Marku-Ruli, ku u kualifikuan me papergjegjshmeri shume anetar te nje familje apo edhe ?tradhetar? te PD ne zgjedhjet e fundit, duke lene jashte plot njerez me kontribute, beri qe PD te shihej me dyshim nga ata qe reflektonin imazhin e saj ne zonat e tyre. Kjo i ka kushtuar shume shtrenjte Partise Demokratike.

8- Keqmenaxhimi i burimeve njerezore ne fushate la pa kontaktuar votuesit e lekundur!

Kjo ishte fatale per PD duke mos i perqendruar energjite ne fokusin e duhur. Per shkak te informacioneve fiktive strukturat nuk paten orientimin e duhur nga votuesi potencial, por harxhuan mund dhe djerse ne drejtime te tjera. Diletantizmi i disa drejtuesve politik i ka kushtuar PD disa deputet me pak.

Keto jane vetem disa nga problemet e fushates se 25 Prillit.

Ketu kam listuar vetem element qe kane patur ndikim negativ ne fushaten tone.

Sot, disa prej pergjegjesve qe na lane 12 vite ne opozite, e kane shume te lehte viktimizimin dhe fshehjen pas termit ‘masaker zgjedhore’, se sa te perballen me ato pergjegjesi, te cilat na shuan zjarrin e fitores. Kjo hipokrizi e atyre qe premtonin rezultat historik dhe sot qyrraviten si te vjedhur ekraneve te medias nuk eshte modeli yne politik.

(Ne kete shkrim nuk kam perfshire pasojat e lenies se mandateve, braktisjes se zgjedhjeve lokale dhe avantazhet e qeverise ne kete gare.

Nuk kam perfshire asnje prej bemave te Rilindjes, te cilat kane patur efekt elektoral qe nga blerja e votes dhe deri tek perdorimi brutal i administrates publike dhe parave te buxhetit. Ketu ka vetem disa nga punet tona qe mund te beheshin me mire./CNA.al





Lajmet e fundit nga