Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Kur pritej që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA të shpallte vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita, njoftoi se gjatë zhvillimit të bisedimeve për vendimmarrjen, me shumicë votash ishte vendosur revokimi i vendimit për mbylljen e hetimit duke e riçelur atë.
Në seancën e të hënës Kolegji njoftoi se riçelja e hetimit ishte kryer për t?i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave informacion nëse, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit.
Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla sqaroi se, sapo këto informacione të mbërrinin do t?u bëheshin me dije palëve që të shprehin qëndrimin e tyre gjatë seancës së radhës që u caktua të zhvillohet më datë 17 qershor, ora 09:00.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 19 maj, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa deklaroi se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ngritura në ankim dhe në parashtrime. Sipas tij, qëndronin të njëjtat rrethana të faktit dhe të intepretimit ligjor lidhur me banesën 124.9 m2 në Tiranë, me burim të pjesshëm të ardhurat e krijuara nga shitja e një shtëpie banimi 2 kate + papafingo, me sipërfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i subjektit.
Gjithashtu, Komisioneri konstatoi se nuk ishte arritur të provohej përfitimi i të ardhurave të bashkëshortes nga një fondacion për vitet 2002 ? 2003, si dhe ligjshmëria e tyre për gjithë periudhën tjetër.
Ballhysa vërejti se, sipas jurisprudencës së mëparshme të KPA, përjashtimi i dhurimeve nga deytyrimet tatimore bëhej vetëm bazuar në ligjin specifik.
Gjyqtari Selita këmbënguli gjatë konkluzioneve të tij se familja e bashkëshortes kishte pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për shtëpinë, një pjesë e vlerës së shitjes së të cilës ka shërbyer për blejen e apartamentit 124.9 m2.
Selita tha se bashkëshortes nuk i janë dhuruar shuma parash nga familjarët por i është dhënë pjesa e saj takuese pas shitjes së pasurive, pasi ajo kishte kontribuar në ekonominë e përbashkët familjare. Ai theksoi se ishin paguar detyrimet tatimore për të ardhurat e përfituara nga shitja dhe se nuk mund të paguhej sërish tatim për vlerën e marrë prej bashkëshortes.
Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit edhe për një apartament Duplex dhe truall në Lalëz të Durrësit për të cilët Ballhysa konkludon se nuk janë provuar burimet e ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.
Duke iu referuar denoncimeve, Ballhysa deklaroi në seancën e mëparshme se Selita ka shfaqur mangësi ligjore, zvarritje të proceseve dhe raste kur për të njëjtën situatë, ka dhënë zgjidhje të ndryshme. Në përfundim ai kërkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të Selitës,
Selita i kundërshtoi edhe konkluzionet e Komisionerit për profesionalizmin dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK për pikën e parë që ka të bëjë me konfirmimin në detyrë dhe ndryshimin e pikës 2 për transferimin e një dosje për inspektim të Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë./BIRN
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas videove skandaloze të...
Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se nëpërmjet ligjit ...
Në datën 13 qershor, Partia Demokratike pritet të zhvillojë ...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga Lezha, e ka etikektuar kryemi...
Presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish çështjes së pat...
Edmond Spaho ka reaguar pas vendimit të KAS për rrëzimin e k...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD për shpallje të pavlefshme të...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e prov...
Minsitrja Etilda Gjonaj ka reaguar pas publikimit të videove...
Nëpërmjet një investigimi mjaft të thjeshtë, dje CNA.al zbul...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një dekl...
Lulzim Basha, kreu i PD në detyrë, dje ishte në Kukës ku ka ...
Partia Demokratike ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor, shpallj...
Ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha këmbëngul se nuk ka p...
Seanca Parlamentare ku do të votohet për shkarkimin e presid...
Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka zhvilluar ditë...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën ...
Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha ditën e djeshme nga Dibra ...
Ish presidenti Bujar Nishani ka vijuar takimet me strukturat...
Mediat greke kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje, në lidhj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...