FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Autoritetet shëndetësore duhet të përshpejtojnë ritmin e vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, në mënyrë që të përmbushet synimi i Qeverisë së Kosovës, që deri në fund të këtij viti, të vaksinohet 60 për qind e popullatës, thonë Blerim Syla nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë dhe Bujar Vitia, gazetar në gazetën “Shneta”, i cili përcjell kryesisht sevaksinimiktorin e shëndetësisë.
Megjithatë, që të dy shprehen se imunizimi varet nga sasia e dozave që siguron Kosova.
Zyrtarë të Ministrisë se Shëndetësisë, të premten kanë treguar se kanë arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer, për sigurimin e mbi 1.2 milion dozave të vaksinave kundër koronavirusit.
Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19.
Megjithatë, në përgjigje thuhet se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.
rocesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka nisur dy muaj më parë, ndërkaq deri më 29.05. 2021 janë vaksinuar mbi 63 mijë qytetarë, ose mbi 1,000 qytetarë brenda një dite.
Kosova deri tani ka pranuar mbi 177 mijë doza vaksinash, si donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dhurimin e vaksinave në vendet e varfra, apo Bashkimi Evropian.
Syla: Nevojiten 20 mijë doza të vaksinave brenda ditës
Blerim Syla, nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se vaksinimi varet nga numri i dozave që arrijnë në Kosovë dhe që autoritetet duhet të krijojnë mundësi që brenda ditës, në nivel vendi të vaksinohen deri në 20 mijë qytetarë.
?Ritmi i tanishëm i imunizimit është në kuadër të dozave aktuale të vaksinave në vend. Në momentin që ka sasi të dozave më të mëdha të vaksinave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të zgjerojnë kapacitetet, të shtyjnë në funksion të gjitha Qendrat e Mjekësive Familjare në mënyrë që të arrijnë të japin 20 mijë vaksina brenda ditës. Rreth 20 mijë doza është shumë ideale dhe është e mundshme, me potencialin që ka Kosova, por normalisht se nevojitet një organizim pak më i mirë?, tha Syla.
Vitia: Imunizimi varet nga sasia e dozave që arrijnë në Kosovë
Edhe Bujar Vitia, gazetar në gazetën “Shneta”, tha se me ritmin aktual të vaksinimit, vështirë është të arrihet synimi i Qeverisë. Megjithatë, ai shprehet se përmbushja e zotimit të Qeverisë për imunizim të 60 për qind të popullatës, varet nga sasia e dozave që Pfizer dërgon në Kosovë.
?Duhet të kuptojmë se kompania Pfizer, tani ka shumë kontrata me vendet të botës dhe kërkesa të mëdha për dorëzim të dozave, sepse të gjitha shtetet e botës kanë synuar që të imunizojnë qytetarët e tyre para se të hyjnë në verë. Dhe ne tashmë po hyjmë në verë dhe në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe gjithçka do të varet nga sasia e dozave që Pfizer do të dërgojë në Kosovë për imunizimin e këtij 60 përqindëshit të qytetarëve?, thekson ai.
Kurse sa i përket kapaciteteve humane, Vitia vlerëson se Kosova është e përgatitur në këtë aspekt.
?Punëtorët shëndetësorë, në përgjithësi e kanë një traditë të mirë të vaksinimit. Në të kaluarën, për epidemi të ndryshme, brenda një periudhë shumë të shkurtër, ndoshta disaditore, punëtorët shëndetësorë kanë arritur të vaksinojnë qindra mijëra qytetarë të Kosovës. Kështu që konsideroj se kapacitete ka, por gjithçka varet nëse do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinave, për administrimin e tyre nga punëtorët shëndetësorë?, thekson Vitia.
Në Planin Shtetëror të Imunizimit, thuhet se në institucionet shëndetësore publike janë të punësuar 2,703 mjekë dhe 7,700 infermierë. Numri i përgjithshëm i ekipeve të imunizimit, në 38 komuna është 212 ose 630 ofrues të shërbimeve.
Komiteti për vaksinimin kundër COVID-19, ka vlerësuar se ekipet ekzistuese të vaksinimit të angazhuara janë të mjaftueshme për fazën e parë të vaksinimit.
Por, siç thuhet në plan, nëse do të ketë sasi më të mëdha të vaksinave në dispozicion, mund të zbatohet një rritje e kapaciteteve që mund të realizohet në dy skenarë: duke rritur orët e punës së personelit aktual, ose duke punësuar personel shtesë.
Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza. Fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grup-mosha 65-79 vjeç. REL
Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, në ...
Në Kosovë nga nesër pritet të fillojë lehtësmi i masave kufi...
Fotografi kafshësh, humor zyrtar, enigma dhe shumë oferta pë...
Në politikën gjermane llogaritet vetëm në vjeshtë me një ven...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që deri në qershor të...
Zëri i Amerikës konfirmoi të premten se brenda kësaj agjenci...
Rastet e fundit të dhunimeve seksuale, e kanë shtyrë kryered...
Përpara Ditës Përkujtimore të të Rënëve, Presidenti Joe Bide...
Media shtetërore verikoreane ka pretenduar se fëmijët jetimë...
P as uljes së imponuar të një avioni pasagjerësh në Minsk dh...
Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Rad...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re...
Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vend...
Shtetet e Bashkuara dhe India janë të përkushtuara për të pu...
Sipas një hulumtimi, origjina e koronavirusit nuk është naty...
Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifi...
Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish ...
Presidenti Joe Biden i dërgoi të premten Kongresit projekt-b...
Në përvjetorin e parë të vdekjes së George Floydit ndërsa mb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...