Eurostat publikon pagat/ "Pastruesit” në BE marrin sa dyfishi i menaxherëve në Shqipëri
Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më p...
Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit, në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon.
Siç shihet nga grafiku, 28% e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike.
Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24% e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të rajonit.
Gjithashtu, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt, 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbëve, ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me 2%.
Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34% e të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28% e boshnjakëve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33% e serbëve.
Sërish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42% ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realistë, thuhet në analizën e RCC, pasi 50% e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral, as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur, me gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa 40% e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29% që kanë qëndrim neutral dhe 31% mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.
Në rajon, më pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbeten maqedonasit, pasi 52% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa më optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12% e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.
Kur vjen puna te siguria ekonomike, burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%).
Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.
Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur./ Monitor
Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më p...
Sipas treguesit të Ekonomisë Dixhitale të kompanisë Adobe, e...
MONEYVAL nuk gjen ndonjë përmirësim të dukshëm kundër pastri...
Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandem...
Sezoni turistik veror 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai ...
Eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa thotë se rritja e çmimeve...
Smile.al është një nismë pioniere për promovimin e banking-u...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha për Euronews Albani...
Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë ...
Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë ...
Zgjedhjet e 25 prillit shënuan precedentin e parë në 30 vite...
Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me ...
Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të v...
Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse m...
Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e dro...
Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet fi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konfere...
Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Br...
Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...