Studion në Stamboll, rezulton debitor në Universitetin Bujqësor në Kamëz!
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
Në CNA.al ka mbërritur një denoncim për analistin Shpëtim Nazarko, i cili me kompani fantazmë fiton disa tendera radhazi.
Sipas denoncimit, historia fillon që në vitin 2017, ku Shpëtim Nazarko i dhuron makineritë, shtypshkronjës ?Inpress? me kontratën e dhurimit të datës 12.12.2017
Por, referuar denoncimit, kjo kontratë paraqet dy problematika te forta.
E para, është se nuk deklarohet origjina e makinerive, e cila është detyrim për këto kontrata dhurimi dhe së dyti, vlerësuesi i makinerive nuk ka licensën e duhur për këto makineri. Është thjesht vlerësues imobiliarë.
Në foton e mëposhtme, vjen shembulli se si duhet të jetë licensa e vlerësuesit për makineri.
Studio që ka bërë vlerësimin e makinerive të Nazarko-Inpress, është studio Lura.
Kjo e fundit është një kompani që ofron punime si topogjeodezike, vlerësime të pronave të paluajtshme, konsultë për pronat, vlerësime të ndikimit mjedisor, arkitekturë dhe dizajn interieri.
Sipas denoncimit, kjo kompani, nuk mund të ofrojë shërbim për vlerësim makinerish të shtyshkronjave, ashtu siç ka bërë në këtë rast.
Merr tendera i kamufluar në kompani të tjera
Në denoncim thuhet, se në vitin 2018, kompania e Nazarkos, arkëton rreth 32.000.000 lekë nga Interlogistic që i përket Vilma Nushit, për shtypshkrime të OSHEE, pasi nuk plotësonte kriteret për të marrë pjesë vetë në tender dhe e fitoi Interlogistic për atë.
?Po ta krahasosh me gjithë xhiron e bërë në 2018 (rreth 33ml lekë) kuptohet qartë që mbahet me tenderat.
për vitin 2020 arkëton rreth 150.000.000 lekë të reja nga Interlogistic për punime OSHEE dhe Posta Shqiptare (78% e gjithë xhiros vjetore). Arsyeja pse nuk i ka fituar vetë tenderat njësoj si në 2018?, thuhet më tej në denoncim.
Sipas të njëjtit denoncim, gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020, janë paguar kundrejt Nazarko shpk rreth 6.500.000lekë.
Tek kjo kompani rezulton administrator Shpëtim Nazarko dhe aksioner Alfred Nazarko. Shoqëria Nazarko shpk është pronare e portalit, ?Konica.al?.
Në denoncim më tej, thuhet se Inpress është e njëjta kompani me Nazarko shpk., pasi të dhënat në Qendrën Kombëtare të Resgjistrimit janë të njëjta.
Adresa zyrtare e emailit në QKB e ?Nazarko shpk| është [email protected] Erald Dërvishi, rezulton aksioner i vetëm i Inpress shpk.
?Gjatë viteve 2019 dhe 2020, paguan studio ligjore dhe konsulence ?Nazarko & Dervishi? me rreth 7.500.000 leke.
Në këtë studio rezultojnë aksionerë Erald Dervishi dhe Mentor Nazarko me nga 50% te kuotave. Numri i telefonit të regjistruar si kontakt në QKB, është +355682069861, i njëjtë edhe me atë të Inpress shpk. Adresa e Nazarko & Dervishi shpk është: Tiranë, rruga Ibrahim Rugova, Ndërtesa 28, Hyrja 9, Apartamenti 28. Adresa e Nazarko shpk është Tiranë: Njësia Administrative nr.5, rruga “Ibrahim Rrugova”, Nd.28, H.4, Ap. 10, Tiranë, 1001. Duket shumë qartë lidhja e të tre shoqërive?, thuhet në denoncim.
Lisa e tenderave të fituara
Sipas denoncimit të mbërritur në CNA.al, një tender e ka fituar, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për blerje dokumentacioni me fond 3.049.809 lekë.
Tenderin e radhës e ka marrë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë për blerje shtypshkrimesh, për Spitalin Universitare Obstetrik – Gjinekologjik Mbretëresha Geraldina me datë 20-03-2019, me fond 1,637,000 lekë.
Një tender e ka marrë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave për blerje ideim, dizenjim dhe prodhim të materialeve promocionale, në datën 07.12.2020 me fond në shumën 2,500,000.00 Lekë.
BOE ?Inpress? sh.p.k. & ?Interlogistic? sh.p.k. me datë 4.11.2019 kanë marrë një tender nga Agjencia Kombëtare e Turizmit me object “Materiale promocionale” me fond në shumën 13,224,133.00 Lekë.
Sërish BOE ?Inpress? sh.p.k. & ?Interlogistic? sh.p.k. me datë 10.12.2019 kanë marrë tende nga Posta Shqiptare me objekt, ?Blerje Shtypshkrime, me fond në shumën 76. 008. 765 lekë.
Tenderi i radhës është marrë me 07.01.2020 nga SH.A Ujesjellës Kanalizime, Tiranë, me objekt, ?Blerje libreza dhe kontrata? me fond 2 000 000,00 lekë.
Edhe nga Bashkia e Tiranës me datë 10.11.2020 ka marrë një tender nga ?Bashkia Tiranë? për paketën promocionale, Tirana 2020 me fond 3,553,836
Radha vijon me dy tendera të marrë nga Interlogistic në OSHEE me 15.11.2019 për blerje kancelarish dhe të tjera me një fond në shumën 146.833.936 Leke dhe tjetri në shumën 146.833.936 Lekë.
Nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ka marrë një tjetër tender me datë 16.11.2020 për blerje pulla kontrolli me elementë sigurie për barna dhe aksesore me fond në shumën 39,480,000 lekë./CNA.al
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku har...
Në fund të Tetorit 2020 emisioni “Stop” ka transmetuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme di...
Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në e...
Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se...
Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Pri...
Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Ti...
Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk ...
Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhët...
Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në for...
Me rënien e pandemisë masat që shtetet e BE-së morën për të ...
Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë...
Bën kontrata të pavlefshme, qytetarët paguajnë biletën e kth...
Emisioni Stop në Tv Klan sot ka publikuar historinë e Shefqe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i ...
Fiks Fare solli rastin e një fëmije i cili për shkak të bull...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...