web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhatje temperaturash/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme

23 Maj 2021, 17:29, Sociale CNA

Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore, të cilat më tepër prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, dendësimi i tyre do të vijë mesditën e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2 deri 3 ballë, ndërsa temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte./ CNA.al





Lajmet e fundit nga