web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën elektriçisti në Gjirokastër

23 Maj 2021, 16:02, Kronika CNA

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur tragjikisht jetën pasditen e sotme në Gjirokastër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte në një shtyllë tensioni.

Viktimë është shtetasi me inicialet K.P 55 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga