Përshkallëzohet më tej konflikti/ Izraeli sulmon tunelet e Gazës
Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me art...
Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën herët dhe militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael ndërsa përplasjet e tyre hynë në natën e pestë dhe diplomatët amerikanë dhe arabë kërkuan t’i jepej fund dhunës. Mjekët palestinezë thanë se të paktën katër persona u vranë në njërin nga disa sulme ajrore në Gazën veriore. Banorët thanë se anijet e marinës izraelite qëlluan me predha nga Mesdheu megjithëse asnjëra prej tyre nuk duket të ketë goditur Rripin e Gazës.
Ministria palestineze e çështjeve fetare tha se avionët izraelitë shkatërruan një xhami. Një zëdhënës i ushtrisë tha se po punohej për të konfirmuar njoftimin. Sirenat ranë në dy qytete kryesore të Izraelit në jug, duke paralajmëruar goditje të reja nga Gaza. Hamas mori përgjegjësinë për hedhjen e raketave. Ndërsa nuk ka asnjë shenjë për t?u dhënë fund luftimeve, viktimat u u shtuan. Palestinezët njoftuan për 11 të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar mes përleshjeve midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë.
Të paktën 132 vetë janë vrarë në Gaza që nga e hëna, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra dhe 950 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Hamasi tha se një grua dhe një djalë ishin mes katër personave të vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi që i përkiste familjes Abu Hattab në kampin e refugjatëve në plazhin e Gazas. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi sulmin.
Mes tetë të vdekurve në Izrael ishin një ushtar që patrullonte në kufirin e Gazës dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet izraelite. Përpara një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën për të diskutuar situatën, u nis për në rajon i dërguari i administratës së Presidentit amerikan Joe Biden, Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet e Izraelit dhe Palestineze, Hady Amr.
Ambasada amerikane në Izrael tha se qëllimi ishte “për të ritheksuar nevojën për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme.”
Izraeli ndërmori sulmet të premten për të shkatërruar ato që tha se ishin tunele të gjata disa kilometra, zona nga hidheshin raketa dhe depo të prodhimit të armëve të përdorura nga militantët në një përpjekje për të ndalur sulmet me raketa.
Armiqësitë ndërkufitare midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza janë shoqëruar me dhunë në komunitete të përziera hebrenjsh dhe arabësh në Izrael. Sinagogat janë sulmuar dhe luftimet në rrugë kanë shpërthyer, duke bërë që presidenti i Izraelit të paralajmërojë për luftë civile. VOA
Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me art...
Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit...
Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizm...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëm...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vak...
Izraeli intensifikoi të premten sulmet ajrore dhe me artiler...
Ambasada amerikane në Moskë do të rifillojë përkohësisht shë...
Në Gjermani incidenca e infektimit me Covid-19 është në rëni...
Në SHBA, pas problemeve të furnizimit me benzinë që zgjatën ...
Së paku 12 vetë u vranë nga një shpërthim në xhami, në kryeq...
Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirus...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhan...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të pr...
Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sul...
Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendos...
Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundës...
Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, ...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...