Zonat kufitare Armene/ Macron kërkon tërheqjen e trupave azerbajxhanase
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhan...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për, siç thanë, dështimin për ta menaxhuar procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.
Reagimet e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vijnë pasi në mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës ?1 Tetori? në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh, për t?u vaksinuar kundër koronavirusit.
Në sallën ?1 Tetori?, prej 12 majit, ka nisur vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha në një konferencë për media se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe penale, pasi, sipas tij, shteti ka bërë ?krim ndaj qytetarëve?.
?Sot ishim dëshmitarë të skenave tronditëse, ku të moshuarit shtyheshin me njëri-tjetrin, pa fajin e tyre, për ta marrë një vaksinë, ndërsa Qeveria, kryeministri Kurti, ministri [i Shëndetësisë, Arben] Vitia i kishin braktisur ata dhe po i braktisin çdo ditë qytetarët në një betejë të vështirë me pandeminë?.
?Sot ishim dëshmitarë se mungoi shteti, mungoi kryeministri dhe mungoi ministri i Shëndetësisë. Kjo për ne, si PDK, është e papranueshme dhe është e patolerueshme?, tha Hoxhaj.
Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se pamjet e sotme pranë sallës ?1 Tetori? janë pasojë e neglizhencës së ekzekutivit.
?Qeveria, e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe ministri Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët, duke u bërë shpërndarës të infeksionit, por edhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre?, tha Zemaj.
Zemaj tha se Qeveria Kurti nuk po e respekton as planin e imunizimit kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe ftoi organet kompetente që të hetojnë këtë gjë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha të premten se në sallën ?1 Tetori? mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.
Ministria tha se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave të tjera atje.
?Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t?u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen?, tha Ministria e Shëndetësisë.
Në Kosovë, imunizimi i qytetarëve kundër COVID-19 bëhet përmes një plani të ndarë në tri faza.
Në fazën e parë janë vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç, punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.
Në fazën e dytë është paraparë që të vaksinohen personat 65-79 vjeç, mësuesit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.
Ndërkaq, në fazën e fundit është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e popullatës.REL
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhan...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të pr...
Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sul...
Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendos...
Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundës...
Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, ...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigj...
Pas më shumë se një orë takim me presidentin slloven, Borut ...
Katër sulme të ndara me bomba në Afganistan vranë së paku 11...
Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheq...
Kompania e tubacionit të karburanteve Colonial, u ka paguar ...
Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt,...
Komandantët ushtarakë të Izraelit kanë hartuar një plan bete...
Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, ja...
Shkencëtarët po zhvillojnë një sistem paralajmërimi të hersh...
Nga Thomas L.FriedmanLe të shohim:çfarë ndodh kur TikTok nde...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom ...
Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri...
Izraeli tha të mërkurën se ka vrarë 16 pjesëtarë të Hamasit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...