Gjatë pandemisë/ Si e përdori Kina median e huaj për të përmirësuar imazhin
Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, Kina u përp...
Si pjesë e një përpjekjeje për të ndaluar dhunën ekstremiste në internet, liderët e më shumë se 50 vendeve dhe ndërmarrjeve të mëdha të teknologjisë u takuan online më 15 maj.
Takimi është pjesë e një përpjekjeje globale të inicuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pasi në vendet e tyre, ka pasur raste kur sulmet vdekjeprurëse janë transmetuar ose shpërndarë në rrjetet sociale. Në Zelandën e Re dy vjet më parë, një supremacist i bardhë transmetoi drejtpërdrejt në Facebook masakrën ndaj 51 myslimanëve. Në Francë ishte vrasja e mësuesit Samuel Paty, i cili u vra në tetor 2020 në një krim që hetuesit e konsideruan një akt terrorist të motivuar nga islamizmi.
Mësuesi u vra pasi zemërimi kundër tij u përshkallëzua në internet sepse ai kishte treguar një imazh të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Në internet sulmuesi lavdërohej për atë që kishte bërë. Sulmi ndaj mësuesit Pati “nuk mund dhe nuk do të harrohet”, tha Macron në hapje të takimit virtual, duke shtuar, se interneti vazhdon të përdoret nga terroristët si një armë për të përhapur urrejtjen.
“Na takon neve demokracive dhe mbrojtësve të lirive themelore të gjejmë zgjidhjet e duhura”, tha ai. Nisma, e njohur si Thirrja Kristçërç, u emërua duke u bazuar në vendin ku ndodhi sulmi në Zelandën e Re. Pesëdhjetë e pesë vende mbështetën projektin, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Estoninë, Çekinë dhe Sllovakinë.
Qëllimi i takimit është që të ketë një koordinim më të mirë të qeverive dhe gjigandëve të Internetit siç janë: Google, Facebook, Twitter dhe Amazon. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha në një deklaratë se për Shtetet e Bashkuara është një përparësi e rëndësishme kundërshtimi i përdorimit të internetit nga terroristët dhe ekstremistët e dhunshëm për të radikalizuar dhe rekrutuar.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të privatësisë. Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se autoritetet në vendin e tij kishin identifikuar më shumë se 300,000 materiale terroriste nga interneti gjatë dekadës së fundit.
“Përmbajtja terroriste është si një tumor metastazues në internet “, tha Johnson në një porosi përmes videos. “Nëse nuk arrijmë ta heqim atë, ajo do të përhapet në mënyrë të pashmangshme në të gjithë botën”, tha ai.
Që nga fillimi i iniciativës ?Thirrja Kristçërç?, qeveritë dhe kompanitë e teknologjisë kanë bashkëpunuar në disa raste në identifikimin e përmbajtjes ekstremiste të dhunshme në internet. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se nevojitet angazhim më i madh për të ndaluar përhapjen e tij. Ajo sugjeroi si një mundësi të zgjidhjes edhe aftësimin më të mirë të të rinjve për t’u marrë me përmbajtjen radikale ose dezinformimin në internet. REL
Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, Kina u përp...
Avionët izraelitë rifilluan sulmet ajrore në Gaza të shtunën...
Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me art...
Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit...
Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizm...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëm...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vak...
Izraeli intensifikoi të premten sulmet ajrore dhe me artiler...
Ambasada amerikane në Moskë do të rifillojë përkohësisht shë...
Në Gjermani incidenca e infektimit me Covid-19 është në rëni...
Në SHBA, pas problemeve të furnizimit me benzinë që zgjatën ...
Së paku 12 vetë u vranë nga një shpërthim në xhami, në kryeq...
Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirus...
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhan...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të pr...
Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sul...
Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendos...
Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundës...
Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...