web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çavi del nga lista për trajner të Barcelonës, firmos kontratën e re në Katar

13 Maj 2021, 10:21, Sport CNA

Tema e trajnerit për sezonin e ardhshëm te Barcelona mbetet shumë e përfolur. Edhe pse Ronald Kuman e thekson shpeshherë se ai do të mbetet trajner për vitin tjetër, sërish asgjë nuk është e sigurtë pasi rezultatet, por mbi të gjitha loja që aplikon holandezi nuk bind drejtuesit blaugranë.

Presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta ka qenë gjithnjë një fans i Çavi Hernandez, mirëpo shpresat për ta parë ish-mesfushorin në drejtimin e Barcelonës sezonin e ardhshëm janë zvogëluar shumë.

Kjo për arsye se Çavi ka firmosur kontratën e re me ekipin e Al Sad në Katar. Një kontratë dyvjeçare dhe pa klauzolë për Barcelonën. Ccavi ka rezultuar i suksesshëm në Katar dhe në sezonin e fundit fitoi dy tituj.





Lajmet e fundit nga