Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Shqipëria është kthyer në një pikë të rëndësishme për trafikun e llojeve të ndryshme të drogës dhe për përpunimin e tyre.
Gjatë vitit 2019, në vendin tonë u konfiskuan rreth 5.4 tonë drogë, prej të cilave 5.2 ton kanabis dhe rreth 200 kilogramë drogë të fortë, sipas raportit të fundit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar. I vetmi vend i rajonit ku është sekuestruar më shumë drogë është Serbia.
Raporti veçon qytetin e Elbasanit si një nga pikat më të rëndësishme të trafikut të drogave të forta.
Porti i Durrësit është gjithashtu një nga pikat kryesore nga ku hyn kryesisht kokaina, kanabisi dhe heroina.
Në trafikun e drogës në Shqipëri marrin pjesë përveç bandave të krimit e organizuar, strukturat shtetërore, autoritetet doganore dhe policore, si dhe kompanitë e transportit.
Grupet e organizuara kriminale shqiptare, gjithashtu bashkëpunojnë me ato maqedonase dhe serbo-malazeze në Ballkanin Perëndimor.
Kanabisi
Shqipëria mbetet vend burimi kryesor për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Evropë. Kanabisi kultivohet kryesisht në malësinë e Dukagjinit, malësinë e Krujës dhe rajonin e Vlorës.
Vlera e shitjes me shumicë e kanabisit është nga 1200-1400 euro për kilogram, dhe mbi 2 mijë euro për kanabisin e cilësisë së lartë të prodhuar në serë.
Rrugët e trafikimit të kanabisit janë:
Shqipëri-Itali: Nisja nga Fieri, Himara ose Lezha drejt Italisë me gomone.
Shqipëri-Greqi: Nisja Qafë Botë, Kapshticë, dhe Kakavijë me rrugë tokësore me Greqinë, ose Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Greqi.
Ndërsa një rrugë e tjetër është Mal të Zi (Hani i Hotit) ose në Kosovë nga Kukësi, dhe kalon transit nga Shqipëria për në Itali ose Greqi.
Trafiku i kanabisit në Shqipëri është i rëndësishëm pasi paguhet jo vetëm për transportin por dhe për prodhimin duke qenë se ai kultivohet brenda vendit.
Heroina
Rreth 60-65 tonë heroinë kalojnë në Ballkanit Perëndimor çdo vit.
Në Shqipëri heroina hyn kryesisht përmes Qafë-Thanës dhe Elbasanit, ose nga Kosova.
Në 2 vitet e fundit ka pasur rritje të trafikut të heroinës me anije nga Turqia në Shqipëri.
Nga Shqipëria ngarkesat e heroinës trafikohen përmes detit drejt Italisë ose me automjete përmes Hanit të Hotit drejt Malit të Zi.
Një kilogram heroinë me shumicë në Shqipëri kushton 16 500 euro ndërsa konsumatorët vendas e blejnë atë për rreth 20 euro grami.
Zbulimi i laboratorit të heroinës në Has në 2018, ka treguar se në Shqipëri trafikohet opiumi nga vendet aziatike dhe përpunohet në vend.
Kokaina
Ballkani Perëndimor po kthehet në portën kryesore hyrëse për kokainën nga Amerika Latine drejt Evropës.
Porti i Durrësit dhe porti i Tivarit në Mal të Zi janë pikat kryesore hyrëse të kokainës në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vitit 2018 në Shqipëri u kapën nga policia rreth 630 kilogram kokainë ndërsa në vitin 2019 u kapën rreth 144 kg.
Nga Durrësi, kokaina transportohet drejt Malit të Zi përmes Hanit të Hotit ose në Maqedoninë e Veriut përmes Qafë Thanës, e më pas në BE.
Vlera e kokainës e trafikuar në Durrës shkon 25,000-30,000 mijë euro për kilogram. Pasi hyn në tregjet lokale të rajonit vlera e saj rritet, për shembull në Greqi shkon deri në 50 mijë euro kilogrami.
Përpunimi i kokainës ka nisur të bëhet edhe në Shqipëri. Në vitin 2015 në Elbasan u zbulua një laborator I përpunimit të kokainës./euronews
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, pedagogu Dritan Hoti...
Atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i...
Atentat mafioze të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë ka...
Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe, ka folur për paketën e ndr...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raporti...
Esmeralda Kromidha u zgjodh sot Dekane e Fakultetit të Gjuhë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 14 prill të nd...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu gjatë një eventi ...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në ditën ndërkombëtare të tyr...
Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama ka ...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini është shpre...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të mbajtur Ko...
Qeveria gjermane ka miratuar sot një urdhëresë me rregulla p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ambasadori Vincenzo Del Monaco ka zhvilluar një takim në qyt...
Kreu i Komitetit Mysliman Bujar Spahiu ka uruar përmes një m...
Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në rrugën “Don Bosko” ...
Një ditë pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Minier...
ILD ka propozuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares E.Sinoim...
Kolegji i Posaçëm i apelit ka vendosur ditën e sotme ka vend...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...