“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Partia Demokratike paraqiti me 9 Maj zyrtarisht, kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të Shqipërisë.
PD dorëzoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, disa dosje me pretendimin se janë kryer manipulime të votave dhe për këtë arsye kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit.
Padia u depozitua në emër të PD-së, nga Marinela Ziu e cila është avokate pranë selisë blu dhe Marash Logu, një 26 vjeçar, një emër i panjohur ky, i katapultuar jashtë selisë së PD.
Marash Logu njihet si përfaqësues i lëvizjes “Guxo”, ndërsa më herët ka qenë i punësuar në zyrën avokatore Halimi Law and Tax.
Bëhet fjalë për zyrën ligjore të drejtuar nga nga ish-Ministri i Drejtësisë, apo ish deputeti i PD-së, Eduard Halimi.
Është e çuditshme se si kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ia ka besuar këtë detyrë sekretariatit për Çështjet Zgjedhore apo atij Ligjore në PD-së, si Ivi Kaso apo dhe Çlirim Gjata, por Eduart Halimit, me disa prej ish-përfaqësuesve të tij të studios ligjore.
Basha i ka lënë provat, me të cilat ai pretendon, se janë manipuluar zgjedhjet, në duart e Marash Logut, një studenti që ende vazhdon masterin.
Kjo lë të kuptohet, se sa seriozisht e ka Basha, kur thotë se kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe dhe kur thotë se është manipuluar procesi zgjedhor.
Marash Logu, i cili po bën avokatin e Bashës, nuk ka një CV të detajuar, se kur
ka nisur studimet për drejtësi, kur i ka mbaruar, kur ka nisur masterin dhe çfarë çështjesh ka mbuluar si avokat.
Në CV-në e publikuar nga studio e avokatisë së Eduart Halimit, flitet për punë vullnetare të Logut, dhe nuk ka asnjë datë kur ka nisur studimet për drejtësi dhe kur i ka mbaruar.
Në koridoret e PD-së, Marash Logu ndryshe njihet si ?çerri i babales, Ervin Salianji?.
Sido që të lakohet, çështja është, se a do të arrijë Logu, një student masteri që të mbrojë PD në KAS apo edhe në gjykata në lidhje me të ashtuquajtuara, manipulime zgjedhore.
Apo, Logu, është një variant tjetër i Bashës, që po përdoret për të mbuluar humbjen dhe dështimin që pësoi me 25 Prill 2021./CNA.al
Kryetari i Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit I...
Komisioni hetimor parlamentar ka zhvilluar mbledhjen për shk...
Përpara pak ditësh, në një portal që merr “lajme” nga PD, u ...
Kreu i PD Lulzim Basha, ka gjetur disa mënyra për të justifi...
Kreu i PD, Lulzim Basha pritet të zhvillojë në orën 11:00 të...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për hetimin e...
Edith Harxhi pjesë e “Grupimi për PD-në” ka folur për situa...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në ...
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse P...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka folur mbi gabimet e Partisë ...
Të shumtë janë zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës ng...
Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për Euroneës rreth ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar ankimimet e bëra ...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 25 pril...
Ditën e nesërme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha...
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, ka folur hapur për zgjedh...
Fatbardh Kadilli, që ka hedhur kandidaturën për të marrë dre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...