web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Mrekullia e Gjergj Lucës në Maliq/ Një parajsë mbi rrënojat e të shkuarës

5 Maj 2021, 15:05, Aktualitet CNA

Një tjetër mrekulli po vjen në jetë në qytezën e Maliqit në Korçë.

Biznesmeni dhe punëtori Gjergj Luca po arrin të transformojë çdo vend ku shkel dhe që synon investime.

Pas punësimit të 1000 personave në Labinot, 200 personave në Gramsh, 250 të punësuar në Përrenjas, tashmë Rozafa mbërriti në juglindje të vendit, ku synon të punësojë minimalisht 1000 persona të tjerë.

Bashkia e Maliqit ka nënshkruar një kontratë me biznesmenin Gjergj Luca, për të hapur fabrikën e përpunimit të peshkut dhe për t?i dhënë jetë kësaj qytezë e cila deri sot ishte mes gërmadhash të ish fabrikës së sheqerit.

?Fish City? jo vetëm do të krijojë mundësi punësimi, por duket se edhe turizmi do të jetë i garantuar. Pak kohë më parë, biznesmeni ndau edhe detaje të projektit, ndërsa sot përmes një video na prezanton me mrekullinë e tij që po merr jetë.

?Ajo që unë ndjej dhe më bën përshtypje në këtë zonë, është pritja që më është bërë.

Projektet tona janë që në gjithë këtë zonë këtu do bëjmë një lulishte shumë të madhe. Tek ura janë portat e lumit që zakonisht mbyllen e ngrihet niveli i lumit në verë. Kemi menduar një çmenduri që Korçës i mungon Venecia dhe kemi menduar që këtu të bëjmë një miniport të vogël dhe të vendosim disa gondola për t?i cuar deri tek pylli i Fanzait dhe ta popullojmë këtë pyll me fazanët që na vijnë nga Tirana?, u shpreh më tej Luca pak kohë më parë./CNA.al





Lajmet e fundit nga