"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës në Shqipëri të merrnin trajtim në spital gjatë periudhës së pandemisë, ku gjithashtu u vu re edhe mungesa e Metadonit (përdoret si terapi për përdoruesit e drogës dhe lehtëson dhimbjet fizike).
Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), në një raport të posaçëm për ndikimin e Covid-19 në përdorimin e drogave në Ballkanin Perëndimor, evidentoi se gjatë periudhës pandemike numri i pacientëve që kërkuan trajtim në spitale pësoi rënie në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.
Në Shqipëri, gjatë shkurtit të vitit të kaluar, 47 pacientë të droguar u trajtuan në qendrën spitalore universitare ?Nënë Tereza?, ndërsa ky numër ra në 16 ne mars, 13 në mars dhe 11 në maj.
Ekspertët europianë pohojnë se në Shqipëri kërkojnë shërbime spitalore kryesisht të droguarit nga kokaina. EMDCA raporton se gjatë periudhës pandemike ka pasur vdekje të personave nga mbidoza në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Fatalitetet erdhën si rrjedhojë e mbidozave dhe përdorimi i kombinimeve të substancave (tipike benzodiazepinat dhe opioidet) etj.
Rastet e dhunës të lidhura me drogën janë raportuar nga Shqipëria dhe Kosova, teksa pritet që në të gjithë Rajonin kriminaliteti që ka lidhje me drogën të shënojë rritje.
Shëndeti mendor i përdoruesve të drogës rekreative është përkeqësuar. Në Serbi, përdoruesit e drogës shfaqën më shumë simptoma depresive, vështirësi në përballimin e rutinave ditore.
Vëzhguesit kombëtarë të drogës dhe praktikuesit e shërbimeve shëndetësore në të gjithë rajonin raportuan se, kishte mungesë të medikamenteve për përdoruesit.
Shqipëria u përball me mungesën e metadonit si pasojë e vonesave që krijuan kufizimet në transportin tregtar. Në fillim të prillit 2020, u bë e qartë se do të kishte mungesa nga ?Aksion Plus?, ofruesi i vetëm të metadonit në vend, i cili filloi uljen e dozave ditore në të gjithë 850 klientët e tyre, përfshirë ata në burg.
Për shkak të COVID-19, dërgesa mbërriti vetëm në 21 korrik, pesë javë pasi qendrat kishin mbaruar furnizimet me metadon. Si pasojë e mungesës disa përdorues u trajtuan me buprenorfinë, dhe disa të tjerë përfunduan në urgjencën e departamentit toksikologjik në QSUT. Disa përdorues të tjerë iu drejtuan injektimit të heroinës në rrugë. ?Aksion Plus? raportoi shqetësimet për rritjen e agresionit brenda familjeve, rritje të sjelljes kriminale dhe një rrezik të shtuar të transmetimit të HIV dhe hepatitit. Shpërndarja e metadonit rifilloi më 22 korrik 2020 në të 9 qendrat dhe shumica e përdoruesve u kthyen në mjekim.
Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) regjistruan valët kryesore të infeksioneve COVID-19 më vonë se shumica e vendeve të BE-së, por strategjitë e kontrollit u zbatuan në të njëjtën kohë dhe me forcë të barabartë si në pjesën tjetër.
EMCDDA filloi një seri studimesh duke përdorur metodologjinë e ?trendspotter? për të analizuar ndikimin e pandemisë dhe masave shoqëruese në shërbimet ndaj përdoruesve të drogës në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjetjet kryesore janë renditur më poshtë:
-Përdorimi i alkoolit, benzodiazepinës dhe kokainës u rrit në mesin e përdoruesve.
-Përdorimi i benzodiazepinave në kombinim me opioidet ishte ndër sjelljet e zakonshme të rrezikut të vërejtura gjatë javëve të para të bllokimit.
-U vunë re dëmtime tek përdoruesit e drogës të margjinalizuar dhe injektues, të cilët në disa raste u mungonin burimet për të kënaqur nevojat themelore. Probleme të shëndetit mendor u raportuan midis përdoruesve.
-Trajtimi me ilaçe ra gjatë javëve të para të pandemisë.
-Qendrat e trajtimit funksionuan nën një regjim të kufizuar.
-Përshtatjet me situatën e pandemisë sollën përdorimin e telemjekësisë.
Kriza nxori në pah pozicionin e brishtë të disa ofruesve të shërbimeve dhe mbështetjen e zvogëlimit të dëmit shërbime për mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë./Monitor
Kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-herëshme do të...
Prej kohësh ka nisur vaksinimi masiv në vendin tonë duke u r...
Për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme n...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka uruar të ëmën n...
Ndihmëse për punët e shtëpisë si dhe kujdestare për fëmijë, ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se ...
Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta ka folur për një me...
Kjo fundjavë ka shënuar rritje të temperaturave.Ngrohja e mo...
Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit të njohur Durim Kadi...
Kur thua pashkë, mendja të shkon menjëherë tek vezët e ngjyr...
Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e nj...
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar ...
Muaji maji pritet që të jetë i ngrohtë, ndërsa reshjet e shi...
Nga: Miron ÇakoE Shtuna e Shenjtë është dita në të cilën Kri...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë ...
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare artisti i njohur shkodr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se me ardhjen e sezonit t...
Kjo e premte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të që...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...