web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arti shkodran në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur

30 Prill 2021, 12:15, Sociale CNA

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare artisti i njohur shkodran Berhan Nehani.

Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

?Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë. Ndër themeluesit e grupit ?Karajfilat që ka Shkodra? por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani?, shkruan Ademi.





Lajmet e fundit nga