web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drita e Orthodhoksëve

1 Maj 2021, 07:16, Sociale CNA

Nga: Miron Çako

E Shtuna e Shenjtë është dita në të cilën Krishti prehet në varr.Po kjo prehje është një prehje ?aktive?. Ai hyn në kërkim të mikut të tij të rënë, Adamit, i cili përfaqëson gjithë gjininë njerëzore.Duke mos e gjetur atë në tokë, Ai zbret ta kërkojë në mbretërinë e vdekjes, të njohur si Hadi në Dhiatën e Vjetër. Atje Krishti e gjen Adamin dhe i jep përsëri jetë.Kjo është fitorja mbi vdekjen shpirtërore dhe prandaj quhet ngjallja e parë, sepse të vdekurve u dha jetë.

Varri nuk është më një vend i braktisur, pa jetë.Me vdekjen e Tij, Krishti e shkeli vdekjen.
Këtë të vërtetë krishtologjike na i thonë qartë troparet e Kishës Orthodhokse:?Për Adamin erdhe përmbi dhe ta shpëtosh por se gjete, dhe atëhere në ferr të zi ndër të vdekurit ke zbritur ta kërkosh?
Por edhe një mrekulli hyjnore e trgon haptas se Krishti Drita e botës ndriçoi Hadin ( bota e të vdekurve) edhe iu dha liri shpirtrave të burgosur të Adamit, Evës edhe gjithë ata që e besuan edhe e pritën si Shpëtimtar.

Të Shtunën e Madhe në Jerusalem mbas Liturgjisë Hyjnore të Shën Vasilit rreth orës 12:00 patriarku orthodhoks hyn në Varrin e Tërëshenjtë të Zotit Krisht, me 33 llambadha, që simbolizojnë 33 vitet e Krishtit.Kubeja e shenjtë (kuvuklio i shenjtë) përbëhet nga paradhoma dhe nga dhoma kryesore, ku ndodhet edhe vendi ku është varrosur Jisu Krishti ose Varri i Tërëshenjtë që është vetëm nën juridiksionin e Kishës Orthodhokse të Jeruzalemit.

Llambadhat patriarkut ia ndez vetë Zjarri Hyjnor, i cili zbret nga qielli si flakë zjarri ose si dritë përmbi varr.Mbasi i ndizen qirinjtë patriarkut,ai del nga varri me qirinj të ndezur si një dëshmi se Kisha Orthodhokse ka Dritën e vërtetë të Pashkës.Kjo Dritë ka raste që duket edhe nga vetë besimtarët.Ajo del prej varrit si vetëtim dhe brenda në Tempull mbulon kubenë e shenjtë ose i ndez kandilet e kishës dhe ndez qirinjtë e besimtarëve që presin me besim të vijë Drita e Shenjtë.

Madje kur varri u ble nga armenet heretik (monofizitë) në 1759 dhe sulltan Murati i I-rë Jeruzalemit detyroi patriarkun orthodhoks të Jeruzalemit Sofroni i IV-t, të dalë jashtë Kishës së Ngjalljes bashkë me popullin orthodhoks,përsëri Drita Hyjnore zbriti edhe atë vit nuk ia ndezi qirinjtë patriarkut heretik armen brenda varrit por kaloi tejpërtej kishës, çau kollonën e portës qëndrore, dhe ia ndezi qirinjtë patriarkut orthodhoks që rinte jashtë i mbështetur në shtyllë.Ajo shtyllë edhe sot është e çarë shenjë e mrekullisë.

Sulltan Murati pas kësaj mrekullie shkroi një ferman ku thuhet, se: ?Vetëm patriarku orthodhoks ka të drejtë të marrë “Dritën e Shenjtë” nga Varri i Krishtit.?Që nga ajo kohë deri më sot, askush nuk guxon të hyjë në varrin e Krishtit, në ditën e Pashkës përveç patriarkut orthodhoks.Ai merr prej Zotit Dritën, Hirin e Shpirtit të Shenjtë që dërgohet nga Ati nëpërmjet Jisu Krishtit, Zotit dhe njeriun e ngjallur prej vdekjes.

Këtë Dritë patriarku ua ndan kishave të tjera orthodhokse që kanë aty përfaqësuesit dhe gjithë populli orthodhoks që rreth varrit me qirinj të ndezur brohoret: Drita e orthodhoksëve? Drita e orthodhoksëve!!! Kjo Dritë në tre minutat e para nuk të djeg, pastaj bëhej një flakë zjarri normale.Ky fenomen hyjnor na tregon se Zoti është Dritë dhe Paqe për besimtarët dhe Zjarr që djeg për mëkatarët, ashtu siç thuhet në Shkrimi e Shenjtë: ?Zoti është Drita e botës dhe zjarr që konsumon.?

Dikush mund të dyshojë, duke menduar se aty bëhet ndonjë lojë ose ndonjë truk ?magji? por është e pamundur që patriarku orthodhoks të bëjë veprime të tilla kompromentuese sepse:
1) Pamja direkte sot kontrollohet me kamera nga jashtë dhe po ashtu kontrolli i Varrit të Tërëshenjtë nga autoritetet shtetërore, nga përfaqësuesit e konfesioneve të tjera të krishtera eterodokse dhe vulosja e vet varrit me vulat e tyre.
2) Kontrolli i trupit të patriarkut prej këtyre përfaqësuesve në prezencë të popullit, diplomatëve dhe gazetarëve të shumtë.
3) Vëzhgimi i kujdesshëm i patriarkut nga kleriku armen monofizit, që ka të drejtën e vëzhgimit, i cili e shoqëron patriarkun brenda në Kuvuklit (varrit) që qëndron në paradhomë dhe e shikon edhe ai zbritjen e Dritës.

E gjithë kjo ngjarje e përvitëshme dhe fenomen hyjnor është vula që jep vetë Perëndia me anë të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë se Zoti Jisu Krishti si njeri, me të vërtetë u ngjall dhe këtë lajm botës ka të drejtë t?ia thotë të plotë vetëm Kisha Orthodhokse, e cila për gjatë gjithë shekujve nuk ka devijuar as majtas, as djathtas nga doktrina hyjnore . Kisha Orthodhokse është Hirplote, shtylla e së vërtetës, Kisha Apostolike e shtatë Sinodeve, e Etërve të shenjtë që vazhdon prej shekujsh edhe në këtë ditë të vigjiljes së Pashkës dhe në Pashkën e Shenjtë t?i thotë mbarë botës orthodhksëve,por edhe heretikëve, skizmatikëve, gnostikëve dhe ateistëve, me doktrinë dhe me shenja Perëndie, se Krishti u Ngjall, Vërtetë u Ngjall!

Në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe njerëzit mblidhen në Kishën e errët, ndërsa lexohen Veprat e Apostujve që flet për ngjalljen dhe pastaj psalet në kishë duke pritur orën 00:00. Kur afrohet ora 00:00 dritat në Kishë janë fikur, për të na dhënë atmosferën e Hadhit të vdekjes që pritet të mundet nga drita e Ngjalljes.Të gjithë presin në qetësi momentin kur kryeprifti ose prifti do të dalë nga Hierorja me qiriun e ndezur nga kandili i pashuar që është në altar simboli i varrit, kandili ndriçon gjithmon dhe simbolizon dritën e Krishtin të ngjallur.

Prifti shfaqet në derën e madhe duke mbajtur një qiri të ndezur, nga i cili të gjithë sa janë në kishë ndezin qiriun e tyre.Ndërsa ai këndon:?Ejani merrni dritë prej dritës që s?perëndon dhe lavdëroni Krishtin që u ngjall së vdekurish?.

Ky proces i të krishterëve gjatë natës së Pashkës na kujton procesin pagëzimor të katikumenëve prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë që kryhej në kishën e vjetër. Ky për neve është procesioni i kalimit, nga vdekja e mëkatit në jetë e re të shejntë në dhe me Krishtin e Ngjallur nëpërmjet misterit të Pagëzimit, ashtu siç thot dhe apotull Pavli; “Sa u pagëzum më Krishtn,me vdekjen e tij u pagëzuam.Se duke u pagëzuar ,vdiqëm dhe u varrozëm që të ngrihemi me një jetë të përsëritur,ashtu sikundër u ngjall Krishti prej së vdekurësh me lavdinë e Atit (Rom 6:3-4).

Këtu mbaron e Shtuna e Madhe edhe bëhemi gati të hyjmë me gëzim në të djelën e Pashkës me shërbesën e Ngjalljes dhe Liturgjinë Hyjnore të Shën Joan Gojartit.
Për shumë vjet Pashkët orthodhokse.Amin.





Lajmet e fundit nga