web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Varfëria e qytetarëve”/ Boiken Abazi: Do të rikthehemi për ti parë ata që na votuan

2 Maj 2021, 14:55, Politikë CNA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se çfarë e preku atë më shumë gjatë fushatës.

Abazi u shpreh se gjatë fushatës ka vënë re varfërinë e madhe të qytetarëve shqiptarë. Ai shtoi se megjithëse nuk i kishte premtuar as para e as vend pune, sërish ata e kishin votuar. Për këtë ai do të takojë sërish të gjithë ata që e kanë mbështetur.

?Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri.

Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë?, ka shkruar Abazi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga