Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Astrit Patozi dorëhiqet nga drejtimi i Bindjes Demokratike. Ai ka falenderuar kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike.
Në deklaratën e tij, Patozi shkruan se, ka vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave elektorale duke u dorëhequr nga drejtimi i Bindjes Demokratike.
Deklarata e Astrit Patozit
MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE
Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.
Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta.
Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet. Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t?i shërbyer vendit dhe interesit publik.
Nuk mendoj se është koha për t?u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj.
Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë.
Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.
I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri./ CNA.al
Lulzim Basha ka humbur në zgjedhjet e 25 Prillit.Faktet tash...
Gazetari Edmond Arizaj, nëpërmjet një statusi në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama po inspekton nga afër punimet në kanti...
Nesër, e hënë, datë 3 Maj 2021, mazhoranca nis procedurat pë...
Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Pashkës besimtarëve o...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka uruar besimtarë...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka shp...
“Lideri i vërtetë kur humbet e merr të gjtihë përgjegjësinë ...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për të famshmen ital...
Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare humbi në zgje...
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, ka patur shumë përçar...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët ortodoksë festë...
Presidenti Ilir Meta, i cili u betua se do të jepte dorëheqj...
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi në...
Edhe pse nuk e mori mandatin e deputetit në Berat në zgjedhj...
Belind Këlliçi thotë se grantet e qeverisë pak ditë para zgj...
Të shumtë janë zërat kritikë që kërkojnë largimin e Lulzim B...
Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës Ervin Salia...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas thirrjeve të njëpasnjësh...
Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...