Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Rezultati paraprak, pra ai thuajse i certifikuar i zgjedhjeve të 25 prillit tashmë është publik. Edi Rama dje shpalli fitoren, Lulzim Basha bëri një fjalim ?as mish as peshk?, ku nuk diti çfarë të thonte por, një fjali ishte e qartë, ai nuk do të dorëzohej.
Edhe pse kishte humbur dy herë përballë Edi Ramës, edhe pse PD kishte pësuar disa disfata, edhe pse PD nuk kishte mundur të shkonte as në votat e vitit 2013 kur në atë kohë vinte nga pushteti, por Luli do të ecte përpara. Kjo fjali do të thotë se ai do të jepte dorëheqjen ose do të ringrite si në vitin 2017 dhe mund të garojë për kreun e PD.
Pra emri i parë në garë është kreu aktual i PD, Lulzim Basha i cili do të tentojë që këtë herë ta zgjerojë garën, të përçajë votat e atyre që e kundërshtojnë për të dalë sipër me nje proces që duket të jetë një farsë me pjesëmarrjen e tij sepse ai kontrollon të gjitha instrumentat e garës.
Ashtu siç e bëri në vitin 2017, nuk do të lejojë që të tjerët të kenë hapësirat që do të kenë nevojë, por do i përdorë si kukulla politike. Gjithësesi kjo të jetë e vështirë për Lulzim Bashën me emrat që do të ketë përballë.
Një nga personalitetet e PD që pritet të garojë për kreun e Partisë, është Bujar Nishani, drejtuesi aktual i Këshillit Kombëtar, ish president i Republikës, ish minister i njohur si një nga benjaminët e ish kryeministrit Berisha, i cili dje ka folur me tone kritike.
Përtej asaj që duket Nishani prej disa ditësh ka filluar të kryejë takime të shumta me mbështetës dhe ish drejtues të strukturave të larta të PD, për të marrë mendime, por edhe reagimin e tyre në lidhje me atë që po ndodh në PD dhe pritshmëritë se ajo mund të humbte.
Nishani është një nga drejtuesit e kësaj partie duke filluar që nga strukturat bazë,
drejtim seksioni, grup seksioni, kryetar nëndege e më pas sekretar i degës së
Tiranës e më tej drejtues i lartë i shtetit shqiptar deri në postin e presidentit të Republikës.
Një emër tjetër që ka shpallur kandidaturën është Fatbardh Kadilli, ish sekretari organizativ i Lulzim Bashës, një nga njerëzit më qesharakë të PD i ardhur si produkt nga Soros, këshilltar në kabinetin e Berishës, më pas deputet në Pogradec.
Më tej Lulzim Basha e bën sekretar organizativ dhe nuk e kandidon asnjëherë për deputet megjithëse Fatbardh Kadilli identifikohej si servili më i madh i kryetarit të PD.
Përtej paaftësisë së tij, Kadilli ndoshta në këtë lojë është edhe si ?mbështetës? i Lulzim Bashës sepse mund t?i shërbejë atij për të sulmuar të tjerët.
Një emër tjetër që pritet të garojë ndoshta edhe si një lojë e kreut demokrat apo një zgjidh
je në rast se Lulzim Basha nuk do të kandidojë vetë, është Agron Shehaj. Shehaj u shfaq për herë të parë në PD në vitin 2017 për kandidimin e tij si i pari në qarkun e Vlorës, ka pasur akuza se janë paguar qindra mijëra euro për mandatin e tij, pra është vënë si kandidat dhe një shumë e madhe parash i është marrë që të financohej fushata e asaj kohe.
Gjithashtu ka financuar edhe fushatën e këtij viti. Shehaj njihet si një biznesmen i suksesshëm me kompani që sjellin punë për të rinjtë në Shqipëri. Ka një ndryshim të madh nga Lulzim Basha ka hyrë me stil te PD, i futur nga Berisha nëpërmjet kopit, Agron Shehaj ka hyrë nëpërmjet një mandati të blerë nëse do të quhej direkt i tillë. Kanë një të përbashkët, politikën e kanë të dy dhuratë.
Askush nuk e ka atë të investuar apo askush nga të dy nuk e ka parë PD si një investim jo vetëm politik, por si një pasion, si një ideal, si një logo që mund ta dashurosh, por e shohin si një biznes privat që mund ta shtrydhësh ose mund të bësh pazare.
Gjithësesi Shehaj ka një opinion pozitiv, duket një emër që mund të tentojë të jetë i vërtetë apo të luajë disi në politikë, pro kjo duket mjaft e vështirë. Edhe ai do të ishte një dështim katastrofik ashtu si Luzlim Basha pasi zgjedhja e dikujt që nuk ka një lidhje të qënësishme me PD, me strukturat ndër vite apo ta njohë atë në detaje, do të sillte ato gafa dhe ato pasoja që ka sjellë deri tani Lulzim Basha. Këta janë katër emrat që pritet të garojnë deri tani.
Rrugës mund të ketë surpriza, mund të ketë emra të tjerë, mund të
ketë tërheqje apo bashkime kandidatësh, por një gjë është s sigurt, pas pak javësh PD do të hyjë në një proces zgjedhor. Do të fillojë ristrukturimi i bazës nga qeliza më e vogël deri në qendër.
Për të mos u bërë paragjykes, ende nuk dihet se si do të jetë gara, e vërtetë ashtu siç duhet të kishte ndodhur që në 21 korrik 2013 apo një farsë si gara e e të ndjerit Sokol Olldashi që u tradhtua nga Sali Berisha apo qesharakja që bëri Lulzim Basha me Eduart Selamin, pa shkuar më tej në proceset e tjera të riorganizmit në PD që tentoheshin për hapje dhe gjithmonë shkonte më tej në mbyllje.
Një garë e vërtetë me parime dhe vlera do t?i bënte shumë mirë PD, do ta bashkonte atë, por mesa duket gjithçka është tepër e vështirë. Pa paragjykuar le të shpresojmë që këtyre katër emrave do tu shtohen edhe emra të tjerë që mund të ngjallnin disi shpresën e opozitës pas traumës së pësuar më 25 prill./CNA.al
I ftuar dje në emisionin “Opinion”, pronari i TV Klan, gazet...
Ish anëtarja e kryesisë dhe ish sekretarja e PD, Endira Bush...
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, PS ka marrë një mandat të sig...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më t...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës si për ...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e El...
Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Ardi Kollozi, k...
Lulzim Basha, shkatërroi PD dhe e nxori në rrugë të madhe pë...
Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka shpërtheyr ndaj kre...
Vijon numërimi i votave që ka marrë secili kandidat që ka ga...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video një video nga p...
Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë, nga PD m...
17 vjet pas themelimit, partia Lëvizja Socialiste për Integr...
Nga Klodian TomorriSë pari, theu tabunë e mandatit të tretë,...
Kandidatja socialiste Anila Denaj ka rezultuar kandidatja më...
Pas humbjes së PD në zgjedhje, ish anëtari i Këshillit Kombë...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri të PD ka iron...
Vijon numërimi i votave që ka marrë secili kandidat që ka ga...
Ish deputeti i PD, Arlind Çaçani ka reaguar pas humbjes së P...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...