Publikohen shifrat/ Ulet kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Mediat ruse dhe kineze po përpiqen sistematikisht të mbjellin mosbesim tek vaksinat perëndimore në fushatat e tyre të dezinformimit që synojnë të përçajnë Perëndimin, thuhet në një raport të Bashkimit Evropian publikuar të mërkurën.
Nga dhjetori në prill, mediat shtetërore të të dyja vendeve po përhapin lajme të rreme në internet në shumë gjuhë duke sensacionalizuar shqetësimet për sigurinë e vaksinave, duke bërë lidhje të pabaza midis vaksinave dhe vdekjeve në Evropë dhe duke i nxjerrë vaksinat ruse dhe kineze si më të mira, thuhet në studimin e BE-së.
Kremlini dhe Pekini i kanë mohuar aludimet e BE-së për dezinformim. Bashkimi Evropian nxjerr raporte të rregullta dhe është përpjekur të punojë me kompanitë Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft për të kufizuar përhapjen e lajmeve të rreme.
Diplomacia ruse dhe kineze e vaksinave “ndjek logjikën e shumës zero dhe është e kombinuar me dezinformim dhe përpjekje manipulimi për të minuar besimin tek vaksinat e prodhuara nga perëndimi”, thotë studimi i BE-së i publikuar nga enti i bllokut që merret me luftën kundër dezinformimit.
“Si Rusia edhe Kina po përdorin media të kontrolluara nga shteti, media të dyta dhe media sociale, duke përfshirë llogari diplomatike zyrtare të mediave sociale, për të arritur këto qëllime,” thotë raporti, duke cituar 100 shembuj të veprimeve ruse gjatë këtij viti.
BE-ja dhe NATO-ja rregullisht e akuzojnë Rusinë për veprime klandestine, duke përfshirë dezinformimin, në përpjekje për të destabilizuar Perëndimin duke shfrytëzuar përçarjet në këto shoqëri.
Çështjet e furnizimit me vaksinat AstraZeneca, si dhe efektet anësore shumë të rralla të kësaj vaksine apo asaj Johnson & Johnson janë shfrytëzuar prej tyre, thuhet në raport.
“Kanalet zyrtare kineze dhe mediat pro-Kremlinit kanë ekzagjeruar efektet e ashtuquajtura anësore të vaksinave perëndimore, duke keqinterpretuar dhe sensacionalizuar raportet e mediave ndërkombëtare dhe duke i lidhur vdekjet me vaksinën Pfizer/ BioNTech në Norvegji, Spanjë dhe gjetkë,” thotë raporti.
“Kaosi i vaksinave”
Rusia mohon se ndjek një taktikë të tillë dhe Presidenti Vladimir Putin ka akuzuar armiqtë e huaj se kanë në shënjestër Rusinë duke përhapur lajme të rreme rreth koronavirusit.
Vitin e kaluar, Kina u përpoq të bllokonte një raport të BE-së që aludonte se Pekini po përhapte dezinformim rreth shpërthimit të koronavirusit, sipas një studimi të agjencisë Reuters.
Megjithëse BE-ja nuk i ka vaksinuar 450 milion qytetarët e saj aq shpejt sa Britania, e cila nuk është më anëtare e bllokut, imunizimet tani po përshpejtohen, sidomos në SHBA.
Por media ruse raportoi se “Brexiti e shpëtoi Mbretërinë e Bashkuar nga ‘kaosi i vaksinave’ që përfshiu Bashkimin Evropian”, thuhet në raportin e BE-së. “Rrëfime të tilla tregojnë një përpjekje për të mbjellë ndarje brenda BE-së,” thuhet aty.
Ndërkohë Kina promovoi vaksinat e saj si një “të mirë publike globale” dhe “duke i paraqitur ato si më të përshtatshme për vendet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”, zbulon raporti. Vendet e Ballkanit Perëndimor shihen si anëtare të ardhshme të BE-së./ VOA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPKy është n...
Mevlan Shaba është një nga kponkurrentëtë më të pëlqyer dhe ...
Daniela De Jesus Cosio është një modele nga Meksika. Bukuros...
Lyna Perez është një nga modelet më seksi të momentit. Ajo k...
Laura Sagra është një modele e famshme, yll Instagrami nga M...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPAktualisht...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Një jo-duhanpirës që jeton me dikë që pi duhan rrezikon për ...
Sipas një studimi, ata që dëgjojnë muzikë hip hop gjatë ndër...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ka arritur në 400 mijë numri i personave të vaksinuar me vak...
Lediana është një nga konkurrentët më të ndjekura në Përputh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka reaguar pas...
Kohët e fundit çifti Tea Trifoni dhe Berat Rexhepi të cilët ...
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar në lidhje me akuzat ...
Gigi Rydes është një nga modelet më seksi të Instagramit. Gi...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPVarianti i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...