Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas thirrjeve të ashpra të Ilir Metës për prerje dhe vrasje ditën e zgjedhjeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca kanë zbarkuar në Presidencë.
Në fokus të diskutimit të trupës diplomatike dhe presidentit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit dhe mbarëvajtja e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike.
Meta vetë e pranoj që ky takim ka qenë pas parregullsive që ambasadorët kanë konstatuar në fushatën zgjedhore.
Duke lënë në ‘harresë’ thirrjet për të mprehur sëpatat e sfurqet në ‘mbrojtje’ të votës së lirë, Meta, ka veshur sërish kostumin e Presidentit dhe ka bërë thirrje për votime masive dhe të qeta më 25 prill, duke e cilësuar atë si një ditë feste për demokracinë.
Duket se mesazhet e ndërkombëtarëve të përçuara gjatë takimit me Metën, kanë bërë që kreu i shtetit të zbusë retorikën e tij dhe të kërkojë nga qytetarët ndërgjegjësim, të mos shesin votën e tyre dhe se rastet e shitblerjes së votës duhet të ndiqen nga organet ligjzbatuese.
“Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Sh.T.Z. Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.
Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.
Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cenon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.
Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.
Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë“, thuhet në njoftimin e Metës./CNA.al
Ngjarja që u shënua dy ditë më parë në Elbasan tronditit gji...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një fushatë tremujo...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka bërë thirrje SPAK të ndjek...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka reagu...
“Të votojmë masivisht Partinë Socialiste për t’i dhënë hov z...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla nga Librazhdi, ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka zhvilluar fushatë...
Presidenti Ilir Meta ka dalë më një mesazh për të rinjtë që ...
Ambasadori i BE në Tiranë Luiigi Soreca ka dhënë një mesazh ...
Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se dit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratën...
Deklarata kriminale e kandidatit të listës Basha, Xhelal Mzi...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shp...
Kryetari i Partisë Demokrtike Lulzim Basha nëpërmjet një vid...
Na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me thirrjen kriminal...
Presidenti Ilir Meta, ka injoruar totalisht thirrjen krimina...
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, LS...
Kandidati i listës së Bashës, Xhelal Mziu është proceduar pe...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...