web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë”/ Ish ministrja e Ramës: Do vij të votoj për…

23 Prill 2021, 12:04, Politikë CNA

Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se ditën e diel do të shkojë në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se kritikat e saj për PS qendrojnë ende por thekson se kjo parti është opsioni më i mirë për Shqipërinë.

?Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste, grupin politik me të cilin shërbeva për tre vite në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende: PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë. Por, gjithashtu qëndron se sot PS vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë.

Po të mund të votoja jashtë qarkut tim, do i jepja votën time Lindita Nikollës në Lezhë, e cila reformën në arsim e ka shtyrë përpara me kurajo e shumë sakrificë dhe duke punuar për Lezhën paralelisht, pa u ndalur.

Do të kisha votuar për Milva Ekonomin në Durrës që si deputete u përfshi totalisht në përpjekjet tona për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, duke kontribuar me punën dhe ekspertizën e saj.
Apo Anila Denajn në Vlorë, e cila me kokë të ftohtë dhe pasion në zemër, drejtoi suksesshëm sfidat marramendëse financiare me të cilat u ballafaquam kur pandemia filloi menjëherë pas tërmetit që shkaktoi dëme mbi 1 miliard Euro.

Do të votoja edhe shumë gra të tjera të cilat kanë treguar qëndrueshmëri, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Shqipërinë. Të dashura shoqe, ju uroj sukses të dielën?, shkruan Shahini./CNA.al





Lajmet e fundit nga